Basha i shpall luftë djepit të demokracisë shqiptare

Partia Demokratike është padyshim në ditët më problematike të saj.

Kriza e brendshme që e ka mbërthyer prej afro një viti, po e shtyn atë nga një gabim në tjetrin.

Në kushtet kur nuk ka një lidership solid, por një përçarje të thellë, PD-ja e Bashës nuk po formon dot ekip.

Eventualisht nuk po prodhon dot as alternativë për shqiptarët.

Në këto kushte, PD-ja ka marrë hapa drastikë për jetën e saj politike, duke kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Megjithatë, një bojkot i Partisë Demokratike nuk e cënon demokracinë, pasi janë mbi 35 parti të regjistruara deri më tani në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje.

Bojkoti i PD-së është veçse një vullnet politik i një partie që ka vendosur të mos dalë përpara qytetarëve, sepse s’ka ç’ju ofron dhe s’ka ekip me të cilin të mbjellë shpresë.

Deri këtu gjithçka është korrekte dhe deklaratat e Bashës për bojkot nuk përbëjnë problem për demokracinë.

Por pjesa ku Basha me deklaratën e tij sot kërcënoi demokracinë, është deklarata se do bëjë protestë në Kavajë në 7 maj, ditën ku në atë qytet do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak.

Partia Demokratike edhe në këto zgjedhje ka zgjedhur të mos hyjë në garë, për të njëjtat arsye që thamë më lart.

Sepse nuk kishte një alternativë për këtë qytet dhe sepse PD vetë është e përçarë e s’bie dot dakord brenda vetes për asgjë.

Mirëpo me deklaratën e sotme, Basha po e kalon krizën e PD-së në kurriz të demokracisë dhe votës së lirë.

Me protestë ditën e zgjedhjeve në Kavajë, nënkuptohet prishje e procesit dhe rrjedhimisht prishje e demokracisë, lirisë së qytetarëve për të zgjedhur.

Është qesharake të mendosh që akoma Partia Demokratike ecën me parimin “Partia vendos për popullin”.

Basha me pretekstin e ruajtjes së votës, po privon nga e drejta për të votuar plot 62 mijë qytetarë.

Dhe kë pa, Kavajën, qytetetin që konsiderohet si djepi i demokracisë, nga vetë Partia Demokratike!

Të zhvillosh tubim në një qytet që po voton, do të thotë që t’i lësh hapësirë edhe hyrjes së njerëzve në qëndra votimi për të prishur gjithë procesin.

Arsyeja? Sepse Basha nuk ka kandidat dhe alternativë qeverisëse.

A është kjo “Republika e Re” e Bashës?

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Basha i shpall luftë djepit të demokracisë shqiptare”

  1. shqip says:

    Eshte momenti qe trupi diplomatik te nderhyje e te beje te qarte qendrimin e perendimit. Be, shba, ppe, osbe- odihr, duhet te ndajne perfundimisht opinionin e tyre. Te flasin pa doreza para te gjithe mediave. Dhe e fundit , shteti te nderhyje per ti bere te mundur qytetareve te shprehin vullnetin e tyre.

  2. koha jone says:

    DUHET ME CDO KUSHT ,PD TE DALI JASHTE LOJE .
    ESHTE NJE NDER I MADH PER SHQIPERINE .

  3. Anonimous says:

    Ore por nuk na sqarove 35 parti jane vetem nga koalicioni i Rames pra do hyje vetem koalicioni i majte

    1. shpresa says:

      “Anonimus” me duket se nuk e kupton pluralizmin fare, por ke ne mendje gjithmone diktaturen. Pluralizem partiak ne nje shtet demokratik nuk do te thote vetem PD e sali berishes, por dhe partite e tjera qe jane shume here me demokratike dhe nuk cilesohen si te majta apo te djathta. Kur s’ka alternativ te djathte qe ne fakte ka, por s’kane kush ti udheheq keta sot, opozite do te jene te gjitha partite qe nuk jane ne pushtet. Dhe shteti i te drejtes vendos. Mbi te gjitha ligji e kush nuk i bindet, pastaj perse eshte policia, ushtria dhe burgjet? Jam shume i lumtur qe pd nuk merr pjese ne zgjedhje sepse do te riformohet tamam me njerez demokrat te devotshem e liridashes te sinqerte. Njerezit e mençur nuk do tu a falin Lulezim Bashes, Fatmir Mehdihoxhes, Dashamir Shehit…. qe kane 26 vjet qe tallen me ta. E ja me ne fund çfare ben demokracia: kur drejtuesi partise nuk ka me busull , shkrine dhe pârtine; dhe kjo ndodh kur pas gjurmeve te tij shkojne njerez te papergjegjshem qe kujtojne te perserisin ato qe kane shkuar. Te shkuara e te harruara.

    2. Maverick says:

      Ore, para se të bësh pyetje që besoj di fort mirë përgjigjen, futu në linkun e KQZ-së dhe do të shikosh që ka dhe opozitë aty brenda. Ata të PeDe-s mund të vrasin veten kur të duan edhe si të duan.

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Fill nga Qadra
    e Lirisë
    Msyn në Djep
    t’Demokracisë
    Pri Lulqim,
    ty t’prift e mara
    Kungulleshkë
    po krejt pa fara!
    Pri Lulqim
    për marshalla
    Lum PeSe-ja
    qy te ka!
    Me ty n’krye
    Oj gastore
    Njef PeSe-ja
    veq fitore.
    E ksaj dite
    ja ke mrrit
    Me majt PeDe-në
    n’opozit.
    Rri Lulush
    U lodhe shum
    Ja palo
    Dhe nji sy gjum
    Ç’ashtu bane
    Ke bashkija
    Cull për shpirt
    Të ka Salija!

  5. Moni says:

    Nuk do ta beje dot mitingun pasi ligji e ndalon. Dita e zgjedhjeve eshte qetesi zgjedhore. Aq me teper te pengosh te tjeret te shkojne te votojne, ligji vepron ashper.

  6. saliu says:

    Komentuesi “Koha jone” besoj se e ka fjalen qe PD duhet te dale jashte ligjit se jashte loje ka dale me koh.

  7. capi dhia says:

    O shkrim pa emer !?.
    Qe nga mungesa e emerit te autorit, ne esene ose dicka tjeter me siper, fillon e bie e verteta e PD dhe ngrihet e verteta se PD ishte / eshte Haleja e PPSH /Demokracise. Nuk ka nevoje per argumenta se Dielli dhe Shosha nuk hyne me ne pune, si ne 1990/91. Si perfundim. Nese vertet duhet ta benit shkrimin, mesiper , se ashtu eshte puna, mos harroni, here tjeter, te shenoni: ” per moshen deri 16 vjec, dhe ata qe tymosin bar”.

  8. Fatosi-kosove says:

    Kam pas menduar se me cofjen (ngordhjen) e millosheviqit te bijte e tij ne krye me sali berishesn,lul bashen,sheshelin,nikoliqin,vuqiqin,cervenkovskin,fazlliqin e disa pinjoll afer llullit kane marre mesim dhe sdo guxojne kurre me te lehin,por ja qe po e deshmojne se jane te qartur dhe te etur per gjak si ateher,prandaj une them se edeh qeveria duhet ta thrras popullin ne proteste qofte nevoja edhe te ngreje qadra dhe ti tregoj keti krimineli qe shan e kercenon çdo njeri qe nuk e eprkrah si dhe gjithe europen e boten,prandaj qeveria duhet me urgjence ti nxjerr zvarre dhe kush arrin deri te dera e burgut gjalle ta fusin nete kush cof (ngordh) na i marrte te ligat,pjella me e poshter qe kane pare shqiptaret por edhe bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *