Edi Rama: Në zgjedhje hyn kush të dojë, nëse PD do të vrasë veten, është e drejta e saj. LSI ka qasje tjetër nga jona

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ditën kur skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Ilir Babaramon në Report TV.

Do shmanget përplasja e trenave?

Nuk shoh gjë të tillë. Është e drejta e popullit të na tregojë se kush do na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Unë nuk shoh asnjë krizë që PD sheh dhe kërkon të na i faturojë të gjithëve

Por LSI e PDIU kanë thënë se zgjedhjet nuk bëhen pa opozitën. Po nëse shkoni në zgjedhje ju dhe Blushi që ju vijnë si një bekim

Nuk shoh asnjë bekim sepse PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve sesa shume ka për të bërë, sa duhet të bëjë. Jemi në një proces historik reformash. Reforma në Drejtësi është jetike, jemi në një udhëkryq ku paraqitet e ardhmja e Shqipërisë si një mundësi reale apo në një afat të pacaktuar. Lërë se cfarë thonë, zgjedhjet do të bëhen, kush do të paraqitet le të paraqitet, kush nuk do, mos të paraqitet

Por do futeni pa opozitë?

Vendi nuk do të mbetet kurrë pa opozitë

Po zëvëndësoni vendin me një opozitë tjetër, kjo i bie të jetë opozitë e telekomanduar…

Për fat të keq, përvec PD e disa satelitëve të saj, unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm dialogun, jam i gatshëm për një dialog pa kushte, duke shpresuar se në tryezë do të gjendet filli i arsyes, jemi të gatshëm të pranojmë cdo gjë, që përmirëson, kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe cdo mekanizëm që mund të përbëjë një garanci më shumë për opozitën, por nuk jemi të gatshëm ta kthejmë Shqipërinë mbrapa dhe në fund të fundit shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë, në respektin për qytetarin, ndaj Kushtetutës sesa të thuash; o kështu o rashë  vdiqa nuk ka.

Po partnerët në koalicion?

Nuk duhet të komentoj partnerët tanë në koalicion, natyrisht që qasja e tyre është e ndryshme nga e jona është në të drejtën e tyre, e kam lexuar si përpjekje për të rregulluar situatën, është një tentative, nuk e ndaj në parim por e mirëkuptoj si të tillë, nuk shoh arsye për të komentuar, mendoj që në fund të ditës do jenë në zgjedhje, në qoftë se PD vendos të vrasë veten ta vrasi veten, nuk bëjmë çfarë nuk ka lejon kushtetuta, nëse do të shkojë para gjykimit të popullit të na bëjë me dije me gjithë ndryshimet në kodin zgjedhor. 18 qershori është dita e gjykimit të popullit për partitë politike dhe kusht do qeverisë për 4 vite. Nuk do ta ndalojë askush të marrë pjesë në zgjedhje dhe të dali para popullit, është një përpjekje për të penguar pasi të marri pjese ne zgjedhje, PS është forca e madhe që garanton se reforma në drejtësi nuk do mbytet në ujërat që do ndikojnë negativisht për Shqipërinë,

Zgjedhjet do bëhen në 18 qershor edhe nëse do jenë PD dhe LSI?

Po jua përsëris që nuk e shoh LSI-në si problem në këtë proçes, PD është problemi në këtë proces, LSI ka bërë një përpjekje me vullnet të mire për të zgjidhur situatën, jemi forca më e madhe në vend , jemi forca që kemi marrë përsipër të bëjmë shtet. Kemi bërë gabime, kemi të meta, ka shume gjëra për të bërë, nga ana tjetër nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të Shqipërisë dhe qytetareve.

Ju e ndani qëndrimin e PD me LSI kur duket sikur janë të njëjta?

Ju mendoni atë qe mendoni, unë mendoj që LSI dhe Ilir Meta janë në profilin dhe natyrën e politikës tyre, është e ndryshme nga e jona dhe ka një qasje tjetër.

Pse mendoni se nuk do te shtyhen zgjedhjet? Pse te mos ndodh e njëjta gjë si atëherë kur ju ishin kandidat për kryetar bashkie?

Është e vërtetë, ajo që ne paraqitëm u pranua ndërkombëtarisht, ndërkohe sot nuk kemi asgjë tjetër prej opozitës për të përmirësuar kodin zgjedhor.

Ne sot kemi një proces zgjedhor që është i disati ku Policia e Shtetit nuk është problem më në Shqipëri dhe nuk kuptoj si mund t’i kërkohet qeverisë të largohet para zgjedhjeve sepse kështu do një pakicë. Ndërsa kjo qeveri ka lindur për të larguar nga pushteti ata që janë në çadër dhe

detyra ime është të qeveris jo ata që janë në çadër po ata që ma kanë besuar qeverisjen. Data e e zgjedhjeve përcaktohet nga Kushtetuta.

Në 2007-­ën kishte Kushtetutë?

Në 2007 ishte problem real në tavolinë. Sot ka vetëm muhabete rakie në çadër në një çasje destruktive të opozitës që është futur në çadër për të mos votuar fillimin e reformës në drejtësi. Për herë të parë në historinë e këtyre 20 e kusur viteve shoh forca politike që janë të gatshme të na ndajnë për së gjalli nga Europa sepse i friken si djalli temjanit reformës ne drejtësi dhe për rrjedhojë gjykimit të popullit që do drejtësinë.

Jeni i gatshëm të negocioni gjithçka përveç qeverisë teknike?

Gjithçka që është në binarët e arsyes. Jam i gatshëm të diskutojmë sy më sy, hapur ku ndodhemi, çfarë rrezikon Shqipëria në këtë moment në raport me BE dhe shtetformimin në Shqipëri dhe për t’i thënë që jemi të gatshëm të pranojmë çdo gjë. Ne kemi qenë në çadër dhe kërkonim hetim parlamentar, jo të ndryshojmë datën e zgjedhjeve. Megjithëse ne na u grabit bashkia, na u vranë njerëz në bulevard nuk thamë kurrë nuk do hymë në zgjedhje. Një opozitë që nuk hy në zgjedhje se ka frikë nga drejtësia është një opozitë që i ka ardhur koha për të vdekur dhe për tu ringjallur në një formë të re. Të gjithë miqtë dhe simpatizantët e PD janë të pataksur nga ajo që dëgjojnë nga çadra.

Në fakt negociatat mes dy blloqeve politike, reale janë ato që nuk shfaqen në kamera. Në fakt ka emisarë, ndërmjetës vendas apo ndërkombëtarë, më saktë, keni kanale jopublike që komunikoni me Lulzim Bashën?

Jo nuk kemi të tilla. Kemi insistuar vazhdimisht, jo është në gjumë, jo është i lodhur, jo duhet të negociojë me aleatët për mbledhjen, jo u caktua vendi jo nuk u caktua, pastaj pa kushte, për datën, e diskutojmë, jo nuk e diskutojmë dhe në fund fare morëm një kërkesë, që donin dorëheqjen e firmosur të kryeministrit në tavolinë. Më fal po nëse e do të dorëhequr me kë do diskutosh?

Basha tha sot se ka 5 ditë që pret të diskutojë me ju dhe kjo nuk po ndodh…?

E pavërtetë! Sepse persona teknike ulen në tryezë për dokumenta të caktuara pasi fillon dialogu. Personat teknike, përcaktojnë axhendën, orën, vendin pastaj çfarë do të dilet pas dhe çfarë do të dakortësohet më pas, pastaj do e bënin personat teknike.

U përcaktua dhe ora?

Po por nuk u konfirmua kurrë.

U përcaktua ora domethënë?

U takuan dy personat dhe folën për orën, vendin, dhe nuk u caktua asnjë gjë më pas po nuk kanë rëndësi sepse nuk u bë asgjë

Janë detaje, kuriozitete dhe fakte që dëshmojnë…?

Unë flas të vërtetën, nëse ju mendoni se unë gënjej, puna juaj. U ra dakort për axhendën, vendin, orën.

Axhenda për çfarë?

Atë që u desh të shkruanin ata

Atëherë pse nuk u bë?

Duhet të pyesni Lulzim Bashën se përse ka frikë për të mos u ulur me mua. Ju kujtohet kur thoshte ulemi po me kusht mos të flitet për Fierin. Imagjino t’i bëja unë një kërkesë kryeministrit të asaj kohe, më jep dorëheqjen dhe më pas të veprojmë sesi do veprosh me mua në dialog. Jemi në një moment qesharak dhe në një moment kur rrezikojmë të bëhemi qesharakë, dhe si ka mundësi që një parti e madhe si PD të mbyllet në një cadër dhe të refuzojë të mos shkojë në zgjedhje. Këtë nuk e kuptoj. Është një katund i tërë aty që i merr shqiptarët për budallenj.

Zgjedhjet pa opozitën bëhen në vende diktatoriale, Ka vende si Turqia, Rusia që bëjnë zgjedhje pa opozitën..?

Po po, por kështu pyetja kur a mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën kur disa parti janë në një situatë si kjo sepse liderët e tyre çmenden, kjo nuk është një cështje e demokracisë, është një cështje e sociopatologjisë, jo e demokracisë, të gjithë janë të barabartë në zgjedhje të thirrur nga populli në gjykim. Nëse një parti si PD thotë jo, kur nuk thotë asnjë fakt konkret të Pse­së. Jo se s’dua unë se ju jeni maskarenj, kriminelë, trafikantë, kjo nuk është politikë, kjo është një nivel; shumë i agravuar i lideri të PD.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Edi Rama: Në zgjedhje hyn kush të dojë, nëse PD do të vrasë veten, është e drejta e saj. LSI ka qasje tjetër nga jona”

  1. Resistere, resistere,resistere! says:

    Qendro, o burre! Qendro se nuk ka zgjidhje tjeter!
    Siç u shpreh kryeprokurori milanez qe hetonte mbi rushfetet dhe vjedhjet e skandalit Mani Pulite, ne fjalimi e fundit para pensionit: Rezistoni, rezistoni, rezistoni, si te ishit ne frontin e luftes!
    Ia keni kaq detyrim ketij vendi qe eshte katandisur vertete si ne prag te menxyres e katrahures dhe nje pjese ofiqaresh te babezitur duan ta hedhin ne gremine!
    Nese kane bythe e balle te shkojne para votuesve le ta bejne! Ne mos le te sikterisen ne esfel te gomareve si shume te tjere qe do t’u harrohet emri! Zgjedhjet jane te popullit e jo te ca bashibozukeve! Rezistoni se shqiptaret do ju ndjekin! Duan burra dhe jo spurdhjake qe perdridhen. Duhet t’u besh nenen qe te te quajne babe!

    1. Edkari says:

      Shpesh po flet per vetvrasje
      ndoshta ka nder mend nje gje te tille
      dhe atehere me mbetet me thene:
      ZOTI ja befte mbare.

  2. Fshatari says:

    i Nderuar Gazetar Babramo: Ne se PD-ja Nuk kerkon te Futet ne Zgjedhje eshte e Drejta e saj..BILES I NDERUAR DO TE KENAQESHIN MILJONA SHQIPETARE NESE Kreret e Kesaj Partie Antishqipetare si Sali Berishovici me Lulovicin dhe Co..do te varnin nje Gure ne Qafe dhe do te Mbyteshin ne Liqenin e Tiranes….TE SIGUROJ SE NUK DO TE KISHTE GEZIM ME TE MADHE PER SHQIPETARET SE SA ELIMINIMI I KETYRE KRIMINELEVE..
    Kush po e Rruan ne Funde te Fundit per “”200-te Petritat” e Lulic Bashovicit??Na del dhe kerkoke Qeveri Tekinike???Kush je ti??Ti je nje Kriminel..dhe i Pa-Afte te Drejtosh nje Parti Politike…
    Shkurt PD-ja ka PRODHUAR KRIZA,gjate gjithe kohes qe kure ka Ardhur ne Pushtet…ka Vrare…me Mijra Shqipetare…shtoj se ILIR METOVICI, eshte nje “Bishte” i PD-se….eshte bere si ajo Putana qe i thote shoqes “TI JE KURVE E MADHE”….
    Nese nuk Hyne PD.-ja ne Zgjedhje e po pastaj???Ka kaq subjekte te Tjera ne Shqiperi..LE TE HANE Nje Tope “Muti”…themi ne Fshataret…
    Pastaj Lulic Bashovici NUK DO ZGJEDHJE SE E DI SE KA HYNE NE BYTHET…dhe Shmangu Vetingun me Cadren ..per ti shpetuar Qelise se Burgut ..
    DO ZOTI I MADHE, dhe jep SIHARIQIN E MADHE SE Lulic Bashovici dhe Co..kane VRARE VETEN Pse Jo??

  3. nora says:

    Edi Rama duhet te lexoje komentet tona ku e sigurojme se ne jemi me te. Ne jemi me Edin se e shohim si liderin qe po i kthen dinjitetin kombit tone. Po te lexoje 99% te komeneteve ai e ka popullin pro. Bravo Edi, mos u lekund. Mendo se ke shumice dermuese mbrapa qe te ndjek. Ata kelyshet e cadres po cmenden se e dine qe nuk e marrin dot pushtetin edhe per 20 vjet, se nuk i le Sala dhe Lulushi ta marrin. Populli e4 uren ate fare te ndyre . Le te flasin ne emer te popullit. Populli nuk eshte me ata.

  4. ka nje problem ketu o njerez…lulushi na thote qe ky kryeminister dhe qeveria e tij duhet te ikin….akuzon rende..kryeministrin e quan kriminel,kanabis e te tjera e te tjera…qeveria eshte hajdute e tjeter e tjeter…ama ky lulushi eshte gati te bisedoje apo te dialogoje me kriminelet vetem po te japin doreheqjen. ..s’arrij ta kuptoj qe ti more lulush i ndershem te ulesh te negociosh me “kriminetet”??po morali??…po sot na paska falenderuar gjithashtu qe nje pjese e kualicionit te rames jane bashkuar me kauzen e tij??po si ore falenderohen kriminelet??ky do nje MUT te madh..ky kokrra e boles qe nuk diti te beje opozite….Edi rama…je gjigand..vazhdi e mos i jep shance hienave dhe paraziteve

  5. ATDHEU says:

    Bravo Rezistence.!!
    Rama rezistoni, lereni LSI-n . Dhe do te shikoni qe populli kesaj radhe eshte me i ndergjegjshem se kurre.
    Rezistoni per ata qe kane dhene mendjen, gjakun, jeten per kete vend.
    Rezistoni per kete popull.
    Rezistoni per te ardhmen e ketij vendi, sepse e meriton.

  6. shoku says:

    Ne zgjedhje veç ai largohet
    qe eshte lindur tradhetor.
    Kush eshte burre nuk firksohet,
    por merr, merr pjese si gladiator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *