Kombëtarja femrave, Armir Grima: Kundër Greqisë vetëm për fitore

10 Prill 2017, 16:47Sport TEMA

Kombëtarja e Femrave do të luajë të martën ndeshjen e fundit kundër Greqisë, cila kryeson grupin me 6-pikë të plota.

Në këtë sfidë kuqezinjtë e drejtuar nga, Armir Grima, duhet që patjetër të marrin tre pikëshin që do ti kualifikonte për më tej.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Grima tha se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për një qëllim, fitoren.

“Do të provojmë dhe do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi prodhuar në ndeshjen e fundit por nuk kemi mundur të finalizojmë në një kohë që ka mbetur kjo e fundit. Nuk ka asgjë të pamundur. Gocat besojnë dhe do të bëjmë maksimumin tonë për të fituar këtë sfidë dhe për rjedhojë në një kualifikim të mundshëm. Do desha ti bëja një thirrje këtu edhe të gjithë tifozëve, studentëve dhe atyre që duan futbollin, kryesisht këtu në Elbasan që të vijë të martën në stadium dhe ta mbështesin këtë skuadër, në këtë sfidë të fundit, kundër Greqisë. Një mbështetje për to është një armë më shumë drejt një suksesi të përbashkët që e kërkojmë të gjithë” tha Grima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje