E pamundur të predikosh fundin e një kampionati të cmendur kur mbeten edhe 8 javë dhe gjithcka është në lojë, por ai barazim ndaj Vllaznisë mund ti kushtojë shumë Kukësit.
Partizani e nis këtë javë si kryesues, të kuqtë gjenden pas javës së 28 për herë të parë në këtë kampionat të vetëm në klasifikim edhe pse 2 pikë nuk janë një garanci diferenca e krijuar me Kukësin i krijon një avantazh të rëndësishëm.
Pikë së pari, tani Partizani nuk varet më nga të tjerët, mbeten edhe 8 ndeshje për tu luajtur dhe me rivalët e titullit që ndjekin dhe përvecse të fitojnë ju duhet të presin edhe se cfarë do të bëjë Partizani, të kuqtë tani kanë mundësinë për të luajtur finalet e tyre, pa parë me bisht të syrit se cfarë do të bëjnë kundërshtarët.
Nëse nuk gabojnë, janë kampionë dhe ky është një detaj jo i vogël në aspektin psikologjik për një skuadër që ëndrron të fitojë titullin pas plot 24 vitesh.
I fundit që e ka fituar, Sulejman Starova misionin për ta rikthyer trofeun e shumëndërruar në shtëpinë e kuqe, e ka edhe një sfidë personale. 61-vjecari është i kujdesëshëm për detajet, shpesherë ka theksuar rëndësinë e presionit kur skuadra luante pas Kukësit.
Tani e tutje presioni të Partizani do të jetë i një tjetër lloji, ai i kryesuesve që nuk duhet të humbasin deri në fund lidershipin, por gjithmonë me një bindje që është vërtet e rëndësishme, tani në garën për titull, Partizani është i vetmi pretendent që është vetë zot i fatit të tij./SS/