Menaxheri i Hysajt konfirmon interesimin e disa klubeve angleze dhe gjermane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Elseid Hysaj kërkohet nga klubet angleze dhe gjermane.

Kjo është konfirmuar nga Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, i cili është shprehur se disa klube nga Anglia dhe Gjermania janë duke monitoruar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili luan si titullarë tek Napoli.

Ka kohë që raportohet se Manchester Unitedi e Arsenali interesohen për 23 vjeçarin shqiptar, i cili shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur. Tashmë këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, duke mos përmendur emra të klubeve.

“Disa ekipe janë duke monitoruar Hysajn, nga Anglia dhe Gjermania, por nuk kemi nevojë që të largohemi nga Napoli. Elseid po luan sezonin e dytë me Napolin dhe mendoj se mund të bëjë edhe më mirë sezonin e ardhshëm. Është thënë edhe më parë, Hysaj ka klauzolë në kontratë dhe nëse klubet që duan paguajnë atë, lojtari mund të largohet”, u shpreh menaxheri i mbrojtësit kuqezi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *