Regjistrimi i partive/ Nënkryetari i KQZ kundër Bibës: Afati nuk shtyhet

10 Prill 2017, 09:09Politika TEMA

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, ka deklaruar se afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e partive politike, nuk mund të shtyhet me vendim të KQZ.

Osmanaj është shprehur se tre anëtarët e zgjedhur nga opozita u qëndrojnë përcaktimeve ligjore në Kodin Elektoral, sipas të cilit partitë duhet të regjistrohen në zgjedhje jo më vonë se data 10 prill shkruan panorama. Osmanaj ka thënë se shtyrja e afatit të përcaktuar në Kod mund të bëhet vetëm me marrëveshje politike dhe me ndryshime ligjore.

“Ne do të mbajmë qëndrim ligjor sipas Kodit Zgjedhor. Absolutisht nuk kemi asnjë qëndrim tjetër. Në qoftë se ka ndonjë marrëveshje politike, apo ndonjë amendament të Kodit Zgjedhor, dakord, por ne mbetemi vetëm në zbatim të Kodit”, ka thënë Hysen Osmanaj.

Për nënkryetarin e KQZ, nuk mund të këtë vendime apo akte që të shtyjnë datën e regjistrimit në zgjedhje.

“Për ne, 70 ditë para datës së zgjedhjeve, pra nesër (sot), përfundon afati i regjistrimit të partive politike. Ne si KQZ as nuk mund të nxjerrim asnjë akt që është mbi Kodin Zgjedhor dhe asnjë vendim, në qoftë se është specifikuar në Kod.

Ne mund të nxjerrim akte kur mund të ketë ndonjë boshllëk ligjor për të specifikuar ndonjë nen të Kodit Zgjedhor, por absolutisht në kundërshtim me Kodin nuk mundemi, sepse nuk kemi kompetencë”, ka thënë ai.

Duke folur për idenë e Denar Bibës për të shtyrë afatin deri më datë 29 prill, Hysen Osmanaj shprehet se anëtarët e KQZ nuk duhet të varen nga politika.

“Ne nuk e kemi të drejtën as moralisht të varemi nga qëndrimet politike, qoftë të një force, qoftë një force tjetër për mendimin tim. Denar Biba ka një votë, unë kam një votë. Unë mendoj që duhet të zbatojmë Kodin Zgjedhor”, ka thënë ai.

Sipas nënkryetari të KQZ­, zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, pasi ato do të quheshin si farsë. Hysen Osmanaj tha se këtë qëndrim e kishte mbajtur dhe në takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë. “Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen fare sepse kalojmë në monizëm pastaj.

Ne si KQZ jemi për të bërë zgjedhjet dhe për t’i menaxhuar ato. Por zgjedhjet po nuk patën elektoratin që voton, nuk kanë kuptim. Në qoftë se gjysma e elektoratit nuk merr pjesë në zgjedhje, atëherë unë mendoj që jemi në zgjedhje farsë.

Këtë qëndrim e kam shprehur edhe në takim me ndërkombëtarët dhe me OSBE­. Unë nuk mund ta imagjinoj që ne mund të realizojmë dhe menaxhojmë zgjedhjet e vetëm një krahu politik”, është shprehur ai.

2 komente në “Regjistrimi i partive/ Nënkryetari i KQZ kundër Bibës: Afati nuk shtyhet”

  1. asd says:

    Kush e ka thene qe nuk votoka gjysma e elektoratit ? Provojeni dhe do te mbeteni te habitur. Pa PD dhe pa LSI (do te ishte mire edhe pa PS ne ) do te jene zgjedhjet me te verteta ne historine e Shqiperise. Eksponentet Berisha, basha, Rama e Meta e kane mbushur kupen dhe duhet te largohen te gjithe. Te ikin ata, dhe vetem me mire do te behet per Shqiperine.

  2. HOMO i Bllokut says:

    O Oso kij kujdes se ka dale nje boje e re flokesh(se dy i provove) ngjyre blu ne jeshil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje