Vëllezërit e komisarit të vrarë Artan Cuku: Ja ku dyshojmë!

10 Prill 2017, 10:10Kronika TEMA

Rreth 20 persona janë shoqëruar gjatë mbrëmjes të së shtunës dhe ditës së djeshme në Policinë e Tiranës për të zbardhur sa më shpejt motivin e vrasjes së Artan Cukut dhe për të identifikuar autorët e krimit. Burime pranë policisë bënë me dije se në mesin e personave të shoqëruar ndodhen edhe vëllezërit e viktimës.

Njëri prej të shoqëruarve është një person që është kapur nga kamerat e bizneseve pranë pallatit ku jetonte dhe u vra Cuku, ndërsa persona të tjerë janë banorë të zonës, shitësja e dyqanit ku kishte hyrë Cuku për të blerë, si dhe persona që mund të kenë dijeni për krimin.

Ndërkaq, burime pranë policisë bënë me dije se 3 nga personat e shoqëruar sapo janë liruar nga burgu.

Burimet e lartpërmendura sqaruan se vëllezërit e Artan Cukut kanë pohuar se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt që Artani mund të ketë pasur.

Ata i kanë kërkuar policisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen e rëndë që u ndodhi, gjë që sipas tyre mund të ketë lidhje me kohën kur i vëllai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, vëllezërit e ish-zyrtarit të lartë të policisë kanë shpjeguar se në pallatin ku ata banonin apo edhe në zonë nuk kanë pasur probleme me ndonjë person.

Po ashtu, ata kanë mohuar të kenë pasur probleme me familjarë të Agim Dakës, i cili vite më parë ka vrarë veten me armën e shërbimit të Cukut, raporton “GSH”.

Ndërkaq, personi i fundit që ishte takuar me Artan Cukun ishte shitësja në marketin që ndodhet ngjitur me pallatin.

Sipas policisë, gjatë marrjes në pyetje gruaja ka qenë e tronditur dhe ka treguar bisedën që kishte kryer me 42-vjeçarin.

Ajo ka rrëfyer se Artani kishte shkuar për të blerë disa produkte ushqimore dhe më pas ishte larguar i qetë prej andej.

Gruaja ka treguar më tej, se me të dhe familjen e tij përshëndetej çdo ditë dhe se në zonë nuk ishin problematikë.

Gjithashtu, policia ka pyetur edhe një djalë të ri, i cili nga kamerat vihet re të largohet me vrap.

Sipas burimeve, ky person është parë edhe nga disa persona që kanë qenë aty pranë kur ndodhi ngjarja dhe kanë treguar se një djalë i ri me kapele në kokë është larguar me shpejtësi kur ka ndodhur vrasja.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se i riu ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe se aty ka qenë thjesht një kalimtar i rastit.

Ai ka rrëfyer më tej, se është larguar me shpejtësi prej andej kur ka dëgjuar krismat.

Kanë qenë disa banorë të zonës të cilët kanë pohuar se kur ka ndodhur krimi, kanë parë të largohej prej andej një djalë rreth të 30-ve, i veshur me xhinse dhe në kokë mbante një kapele.

 

1 komente në “Vëllezërit e komisarit të vrarë Artan Cuku: Ja ku dyshojmë!”

  1. Nje qytetar says:

    Cfare shkrimi idiot ! ´´ Vellezerit : Ja ku dyshojme´! – Dhe , nuk lexohet gjekundi se ku dyshojne ?!
    Ore artikull-shkrues : more ,ku eshte shkruar se ku dyshojne vellezerit e te vrarit ?! Ku more , se s´po e gjej dot ?!
    Or gazetare ´Kristali´!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje