Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Autori para se ta ekzekutonte e priti në kafene: Ja identikiti i tij i plotë

10 Prill 2017, 18:44Kronika TEMA

Janë zbuluar të tjera detaje nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për atentatin e dy ditëve më parë ku u ekzekutua “komisari i hekurt” Artan Cuku. Sipas gazetares të “News 24”, tashmë prokurorët e kanë identikitin e vrasësit.

Është një djalë rreth 35 ­vjeç, i hollë, i gjatë, i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapele.

Ky person e ka pritur Cukun kur ka hyrë i vetëm në pallat.

Rruga për të shkuar tek pallati ka qenë e pashtruar dhe disi e veçuar nga “Rruga e Kosovarëve”.

Kur ka hyrë në pallat ai e ka kuptuar që do qëllohet dhe ka tentuar të shmanget duke thirrur një nga ashensorët.

Ka thirrur ashensorin e tretë, në këto momente është qëlluar.

Ka dyshime të forta që është përleshur me autorin, madje më herët ka thirrur ashensorin që t’i shpëtojë vrasësit, por kjo mbetet ende për tu vërtetuar”,­ tha Klodiana Lala.

Sipas saj, identikiti i killerit tashmë është i qartë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, madje ata po shpresojnë të arrijnë tek ai përmes gjurmëve, apo përmes ndonjë “gabimi” që mund të ketë bërë në momentin kur priste komisarin në hyrje të pallatit, por edhe ditët e tjera kur mund ta ketë ruajtur.

Duke iu referuar rrëfimit të administratores së pallatit, Lala shton se kjo e fundit e ka parë vrasësin, jo vetëm në hyrje të pallatit, por edhe në një kafe aty pranë.

Këto janë ngjarje të vështira për tu zbardhur. Prokuroria shpreson që ai të ketë bërë gabime, të ketë lënë gjurmë diku.

Pra, të jetë shfaqur me fytyrë jo vetëm atë ditë, por edhe ditë të tjera.

Adminstratorja e pallatit thotë se është përballur me të, ka biseduar.

Ajo thotë që e kaparë edhe ditë të tjera, madje e ka parë të ulur në kafe“.

Duke mos i renditur nga rëndësia, ajo veçoi vitet 2012-­2013 kur Cuku ishte drejtues në Drejtorinë e Policisë në Vlorë, ku me iniciativën e tij, ka rihapur dosjen e disa ngjarjeve të rënda, mes tyre edhe atë të ndodhur në vendin e quajtur si “Pusi i Mezinit” mes dy grupeve kriminale në fushën e narkotrafikut që zanafillën e ka në Spanjë.

3 komente në “Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Autori para se ta ekzekutonte e priti në kafene: Ja identikiti i tij i plotë”

  1. miar says:

    Ku e keni ‘ IDENTIKITIN ‘ ,,, more gazetare.. apo ju ka humbur rruges.

    1. Bekimi says:

      Ishte fshehur prapa mullarit.

  2. daja says:

    O te hangert plumi dhe ty o gazetar muti, qe jep emrin e administratores ne shkrimin tend, o idiot noterik, do qe te heqin qafe dhe administratoren . Or frym mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje