Zija Çela ia thotë në sy Bashës: I rraskapite njerëzit në çadër, po bën që njerëzit ta mbajnë kokën në thes. Ka ikur koha e çadrave dhe shpellave

10 Prill 2017, 17:29Politika TEMA

Mes disa shkrimtarëve që kanë qenë sot në çadrën e PD-së, ka qenë edhe Zija Çela.

Kuptohet, ai ka pasur shumë kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Por, në fjalimin e tij të gjatë, Çela ka thumbuar edhe Lulzim Bashën.

“Unë nuk jam nga ata që shohin vetëm zi, por as nuk shoh vetëm gëlqere të bardhë. Prandaj, pa qenë nihilist, nuk jam as optimist me këmbët në majë të gishtave. Por sa herë konstatoj keqpërdorim të njeriut, deri dhe poshtërim të tij, më vjen të klith.

Një dokument legalizimi ngjante këto ditë me një llokmë mishi, me të cilën Kryeministri po ndillte mizorisht duke qeshur një fshatar. Vetëm fjalët “Kërce, qenush, kërce!” mungonin.

E di se prej entuziazmit vullnetarë, ka gjasa që ju do të më kundrështoni për krahun tjetër, por vërejtja bëhet më e moralshme kur njeriun, të cilit ia drejton, e ke të pranishëm.

Zoti Basha, a mund të përdoren edhe forma të tjera, pa e çuar deri në rraskapitje lodhjen e përditëshme dhe monotoninë taksative të çadrës?

Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar. Por kanë hyrë për të medituar përkohësisht dhe pa marrë popull me vete.

Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentët përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët.

Prandaj uroj që si mjet, qoftë çadra e fundit në kryeqytetin tonë, ndërsa kurrë mos u ardhtë fundi protestave të qytetarëve të lirë, sa herë që liritë u shkelen”, tha ai në fjalën e tij.

Ndërkohë, shkrimtari e ka quajtur absurde kërkesën e Lulzim Bashës, për të bërë dialog me Ramën jo kryeministër.

Sipas tij, atëherë takimi Rama-Basha do të ishte i pakuptimtë.

Nga fillimi i viteve ‘90-të, kur të gjithë po suleshin me turr andej nga frynte era e re, drejt Partisë Demokratike, herë-herë më trazonte një vizion, që sikur më vinte nga e ardhmja. A do të kemi ne pluralizëm të vërtetë për të mos çaluar nga një anë, pyesja veten, a do të mund të transformohet Partia Socialiste, që doli nga pelenat e Partisë së Punës? Në këto rrethana m’u duk sikur identifikova një nga faktorët subjektiv. Ishte koha kur, pasi Ramiz Alia ishte bërë President, shoku Xhelil Gjoni kishte dalë në krye të PS-së. Shkova në zyrën e tij, në Komitetin Qendror, dhe si qytetar e vëzhgues i zhvillimeve politike, i kërkova dorëheqjen. Nuk do të ngurroja sot për të trokitur edhe në Kryeministri apo në selinë e PD-së nëse, për të thënë të vërtetën, nuk do të ishim në situata politike krejt të ndryshme, të pangjashme njëra me tjetrën. Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm.

Madje lideri i opozitës, zoti Basha, e fton kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur. Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele. Atëherë përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogje të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit. Kam dëgjuar se, në bazë statutit të PS-së, kryetari i Partisë është njëkohësisht kryeministër. Për analogji, e përfaqëson gjithnjë kryetarin socialist një partiak, që nuk është më Kryeministër?

Në karriget zyrtare që kanë, dy liderët antagonistë nuk janë të defaktorizuar, pra të kenë dalë jashtë loje, ndërsa formalisht vazhdojnë ta ngrohin kolltukun. Përkundrazi, ata janë dy faktorë me përfaqësim të plotë politik, të deleguar (tingëllon si të dënuar) për t’u ulur së bashku në tryezën e bisedimeve dhe për të negociuar zgjidhjen e krizës. Më pas, si reziltat i bisedimeve, pse jo, mund të vijnë edhe dorëheqjet, heqjet dorë nga kjo apo ajo tezë, ose edhe duarshtrëngimet. Por, në vend të takohen, ata vazhdojnë të gjuhen me fjalë në distance”, tha Çela.

6 komente në “Zija Çela ia thotë në sy Bashës: I rraskapite njerëzit në çadër, po bën që njerëzit ta mbajnë kokën në thes. Ka ikur koha e çadrave dhe shpellave”

  1. Dajti USA says:

    Keta o jane budallenje,o mendojne se nje budallai si Lyli do i vijne mente.

  2. feniks says:

    Te lumte Zija Cela!
    Ti je demokrat i vertetre e jo keta qe kerkojne zgjedhje te lira,por harropjne se Rama eshte zgjedhur nga 1 milion votues,pra nuk e ka blere karrigen e kryeministreit sic beri Basha ate te kryebasdhkiakut te Tiranes!
    Ku e bazon Basha kerkesen e tij per qeveri teknike,per doreheqjen e kryeministrit etj,etj?
    Ne se keto i kerkon me dhune,sic eshte cadra e krimit,atehere Basha nuk eshte per zgjhedhje te lira,por sillet si FASHIST!
    Ne se do te dorehiqet kryeministri,coi deputetet dele te tute ne Kuvend,te kerkojne votbesim dhe te votohet!
    Keshtu e ka demokracia e jo me dhune,qe ose ik ose une nuk dal nga cadra!
    Ose ik vete,se une bllokoj jeten parlamentare!
    Dhe kush i kerkon keto mbrockulla?
    Nje parti dhe nje kryetar partie qe sa ishte ne pushtet VRAU,VODHI DHE TRADHETOI VENDIN duke shitur teritorin e vendit!
    Basha eshte per t’u VARUR ne mes te Tiranes bashke me Berishen,ndersa ky ben si llapaqen rrugesh!
    Sidoqofte keta kriminele perfitojne edhe nga fakti qe populli yne eshte mesuar te zbatoje parimin e tukut te dikurshem:LARG BYTHES TIME!
    Kete situate e zgjidhin dy faktore:
    1-Nderkombetaret duke i detyruar me ultimatum te heqin cadren e te shkojne ne Kuvend!
    2-Te ngrihet populli ne kembe dhe t’i marre perpara dhe t’i shporre nga politika me forcen qe ka urrejtja popullore!
    DHUNA luftohet vetem me DHUNE!

  3. Thanas says:

    Pikerisht qe nje idiot si Luli te kemi ne kryeminister?

  4. URSUS says:

    Une mendoj se zoti Cela beri ate qe nuk eshte bere ne 25 vitet e fundit, foli si SHKRIMTAR, ndergjegje e njerezve te vet. Nje bravo e madhe per kete njeri qe tregoi se ne Shqiperi ka ende intelektuale qe i rrijne besnik shpirtit dhe ndergjegjes se vet. Sot nje njeri foli per te gjithe ne. Bravo!

  5. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Pershendetje Zija ! Me vjen mire qe paske mbetur mesuesi i dikurshem i Helshanit, i mençur, si gjithmone, bindes me te tjeret, i thjeshte ne komunikim… Po kujt ia thua ,more Zija /!, A e kujton Kadarene (ah, i paharruar artikulli yt ,akoma pa hyre ne vitin 90, per Kadarene, kur te tjeret u sulen ta “shqyejne” ate). Pra edhe Kadare i beri thirrje te mos e pranonte mandatin e vjedhur te kryetarit… Po kujt t’i bente thirrje, more Zija ?!. Po nuk kupton nga keto gjera Luli, more Zija…ndersa mua me mbetet qe te uroj me gjithe zemer shendet dhe jete te gjate, more ZIJA.

  6. Ana says:

    Dy lider qe nuk jane defaktorizuar???? Qe ngrohin karriget??? Po kush eshte ky shkrimtar qe ve shenje barazimi. Fjala “lider” eshte shume e madhe , se mban dot nje buratin si Luli. Po c’ kryetar eshte ai more njerez, kjo kukull zengjirur qe po perdoret qe ti mbushe mendjen njerezve , qe Berisha eshte “terhequr” dhe qe ky fyelli gjate eshte kryetar i PD. Rama ka karrige me peshe…ky tjetri eshte si tek ajo loja me karrige , qe varet si numeron S.B dhe e humb duke rene ne toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje