Artur Zheji: Kur vdiq Enveri, unë e Rama nuk e mbanim dot gëzimin e të qeshurën. U fshehëm që mos të na shihnin

11 Prill 2017, 14:30Sociale TEMA

Artur Zheji thotë se kur vdiq Enver Hoxha, ai me Edi Ramën nuk e mbanin dot të qeshurën dhe gëzimin.

“Ishte si sot, një ditë me diell, edhe 11 prilli i vitit 1985. Në Akademinë e Arteve, në sallën e madhe të koncerteve, organizata e partisë së shkollës, kishte mbledhur të gjithë, studentë dhe pedagogë. Na u komunikua zyrtarisht “lajmi i hidhur”, Enver Hoxha kishte ndrruar jetë, por dhimbja duhej kthyer në forcë dhe të gjithë duhet të rrinim grusht bashkuar rreth partisë! Dhe të vigjëlonim që armiku të mos përfitonte dot, nga kjo humbje e madhe. Filluan të qarat, si në një histeri kolektive dhe fjalimet e përlotura. Me Ramën ishim takuar edhe më herët, në palestër se luanim basketboll çdo mëngjes nga ora 7 deri në 8. E kishim marrë vesh lajmin dhe nuk dinim se si ta fshihnim gëzimin e madh, që dikatori kishte ikur njëherë e përgjithmonë.

Fillimisht u ulëm në platenë e sallës së koncerteve, sepse ishte një mbledhje e detyrueshme, mirëpo Edi ishte nervoz dhe nuk duronte dot fjalimet idiote dhe të përlotura, të studentëve dhe pedagogëve që jepnin shfaqje me lot dhe me të çjerra. Ndërkohë që ne nuk denim se si ta fshihnim gëzimin e brendshëm.

“Ikim lart te galeria, sepse këtu biem shumë në sy” – i thashë. Dhe ashtu bëmë. Ndejtëm pak aty dhe pastaj u larguam fare. Mirëpo edhe jashtë shkollës, situata ishte e keqe. Sigurimi i Shtetit, ishte i acaruar. Komunistët bolshevikë dhe radikalë, kërkonin me sy të përlotur dhe të përgjakur, që të gjithë të qanin dhe të kishin fytyra rreptësisht të mërzitura thellë. Përndryshe… Ndërkohë kishin filluar arrestimet, thjesht sepse dikush kishte qeshur, apo kishte treguar një barcaletë, atë ditë “zie Kombëtare”.

Nuk mund të shkoje dot në ndonjë lokal, apo në ndonjë vend tjetër publik dhe të ishe vetvetja.

Mirëpo problemi ishte Edi. Ai nuk përmbahej dhe kishte dëshirë ta shprehte dhe tregontë qyfyre që na bënin për të qeshur.

“Eja me mua!” – i thashë, “ikim te gjyshja ime! Rrimë te bahçja aty nuk na sheh njeri dhe qeshim e gëzojmë sa të duam!” Dhe e mora me vete. Aty gjetëm gjyshen time, nga ana e nënës, Behixhen, të përlotur. E përqafuam dhe e ngushëlluam formalisht, sepse ajo si nënë dëshmori që ishte, nuk mund të bindej që ishte mirë që përbinëshi kishte ikur në drejtim të paditur.

Dolëm nga ana e pasme e bahçes dhe shpërthyem në të qeshura.

Ramës gati nuk i besohej, që mund të kishte vdekje edhe për Enver Hoxhën”, shkruan Zheji.

32 komente në “Artur Zheji: Kur vdiq Enveri, unë e Rama nuk e mbanim dot gëzimin e të qeshurën. U fshehëm që mos të na shihnin”

  1. AI I BARCALETAVE.. says:

    nqs ka nje minus te madh edi rama
    eshte se eshte treguar me kanibal
    me enverin se sa te perndjekurit politik
    te spacit dhe burrelit..

    ky KARTUR ZHEJI me ediramen
    ne ate kohe hanin buke lepurushi
    te xhaxhit
    dhe eshte
    kanibalizem
    te qeshje atehere
    dhe sot
    tregon barcaleta
    me disidence
    heroike..
    .
    i perkas atyre shqiptarve qe i ve noten minus enverin
    por per keto tipa zvarranike si artur zheji dhe edi rama ai ishte nje profet boteror

    1. mateo says:

      Te dy keni qene cuna blloku prandaj me keto qe mbllacit ti o plehre nuk fitoni dot imazhin e ANTIKOMUNISTIT.

  2. Ilirjan says:

    Arsyen pse Ti Zheji se bashku me Ramen keni qeshur kur merrni vesh vdekjen e nje njeriu, nuk e shkruan. Meqe e bere fakt te kryer sjelljen tuaj ate Dite Zie, kerkoj si lexues i Tema-s ta plotesosh shkrimin me siper. Jo per Ty, por per Ramen, sepse tashme eshte Kryetar i Partise se Punes, te Revizionuar nga Ramiz Alia, ish PPSh qe drejtoi Enver HOXHA qe nga 8 Nendori 1941 e deri me 9 Prill 1985.

    1. komunisti says:

      ilirjan nuk ishte dite zie ishte dite gezimi,vdiq nje monster

  3. shkumbini says:

    Po Saliu ate dite a e dini cfare bente?
    Ulurinte ne fakultet dhe na organizoi ne studenteve nje takim ku foli edhe vete per ate qe kishim humbur dhe ate qe na priste dhe nderkohe qante pa pushim dhe ngushllonte edhe koleget e tij.
    Tani thote une jam demokrati dhe Edi eshte komunisti. O zot si u ngaterrua keshtu kjo pune e kjo Shqiperi.

  4. guri says:

    Mire o Artur ju keni qesh se ishit te rinj po shoku Sali si e ka perjetu kete episod mund te na japesh ndonje mendim?

  5. drita says:

    Aman, vetem nga Zheji nuk dua kujtime, se kujtimet e tua kundershtojne gjendjen tende psiqike. Kam me shume se ti kujtime, brenda dhe jashte vendit, jane edhe me interesante, por “fati” e pruri qe kam dhjetra vjet larguar dhe gazetat ne Shqiperi jane private, keshtu qe mund te shkruajne vetem njerez si ti qe nuk dine se çfare thone dhe mbi te gjitha shkruajne si njerez te nekryer. Ik Zheji, largohu, se vetem peshtjellime me sjell. E di qe s’te intereson as komenti im, e di qe s’te ka ngele gje e mençur ne mendjen tende, por ja, shkrova dy rrjeshta per te thene se nuk ja vlen fare te merresh me ty.

  6. Xha Brahua says:

    Funderrine ke qene ne ate kohe funderrine je edhe sot. Asgje nuk ka ndryshuar tek ty o “Rrote djathi”!

  7. Arifi says:

    Ti je bythqir, kurse per Ramen po, edhe e besoj

  8. Edkari says:

    Ne ate kohe edi rama ishte me pak se 21 vjeç
    pra ishte nje i ri karagjoz dhe ne se ka qeshur atehere
    sot e kujton dhe e respekton.

  9. Maks says:

    Dhe themi ne qe ska Pas trima dhe desident shqiperia qenkerka zheji e paska rrezuar komunizmin duke qeshur

  10. voica says:

    E kuptoni pse Zheji-lapanjozi i shkruan sot keto “kujtime”!?
    Me mendjen e tij te paskrupullt, si nje i lig i lindur, keto mund t’i humbasin Rames ca vota nga votuesit tradicionale te PS-se, nostalgjiket e Enverit dhe ndonje kategori tjeter qe vetem mendja e Zhejit mund t’i mendoje.
    Vazhdon te beje plehren pa iu dredhur syri.

  11. Nderkoh salikomunisti mblodhi organizaten e partise dhe qante me oi dhe shkulte floket edhe sot na e quan disidenc qarjen dhe bredhjen me varke. Hipokrizii e jetes.

  12. Tani says:

    Po Saliu qe qante

  13. . says:

    Kurse, Sali Berisha …
    urdheronte “forcerisht” kolektivin e QSUT-se nese nuk dilnin ne homaxhe do perjashtoheshin nga puna … pyesni koleget e tij te QSUT-se per keto veprime te ketij komunisti-kanunor verior.
    Sot kjo fytyre e keqe me emer dhe ditelindje te ndryshuar uilerewt “gjoja” kunder Komunizmit dhe ben Z.Rama komunist ….

  14. Ivan i madh says:

    Cfare thua mor trimi Zhei te perkedheluri e sistemit. Mos keni vajtur ne hale bashke me Ramen dhe keni perziere te qeshurat me pordhet qe i keni aq shume ti dhe Rama. Po si eshte e mundur qe ju dy disidentet e pare shqipetare u prishet me njeri tjeterin dhe u largut se me sa duket te duket jeni m.. e pordhace e mburavece. Ashtu si ju ne xhungel e beri majmuni dhe i binte me drut e zgerdhieshe me luanin po kur kishte ngordhur se sa ishte gjalle rinte maje pemen dhe aty dridhej ate keni bere dhe ju me Ramen. Trimerite qe na tregon jane brockulla ose peralla qe i tregohen femijeve per ti vene ne gjume.

  15. Peco says:

    Zoti Zhej! Kur ja desh puna ne zgjedhjet per Tiranen, Berisha, me votat e Hysni Milloshit (ndoshta 1730 vota) beri Kryetar Bashkie Lulezim Bashen. Ti sot e tregon kete, zoti Zhej, per tu thene komunisteve, qe ja ky eshte Edi Rama per te cilin ju votoni. Por harroni se kane kaluar 27 vjet nga renia e komunizmit. Dhe partia Socialiste eshte nje parti e majte, por kjo nuk do te thote aspak se eshte komuniste.Ashtu sic edhe ju ne fakt e dini, jo te gjithe te majtet jane komunist zoti Zheji. Nje socialist italian, kur kam qene per disa kohe ne Itali, me thoshte “se si ishte e mundur qe ta duronit kaq gjate komunizmin”. Ndaj them, se shumica e socialisteve jane shume here me teper se ti kunder bemave te komunisteve fanatike. Te jesh socialist nuk do te thote aspak se je komuniste. Socialistet dhe komunistet, ideologjikisht, i ndan nje det i tere, zoti Zheji. Komunistet jane per nje barazi te arritur nepermjet terrorit dhe forces, kur socialistet kerkojne qe gjithcka te arrihet nepermjet evolucionit shoqeror.

  16. vjola says:

    Po si nuk te vjen turp more palaco . Me keto qe pranon ti kujton se kushedi çje . Nje debil asgje me ahume .

  17. lumturi skizofrenesh says:

    Skizofrene…Edhe kafshet perballe vdekjes trishtohen…Njeriu ka reflekse te pakushtezuara…Trishtohet nga vdekja’gezohet prej lindjes”marroset e dehet “nga dashuria,loton prej ndarjes.Ju skizofrene s reagoni dot normalisht…Prandaj e shqiperia vuan ankthin e luftes civile…Se skizofrene si ju thone o na jepni pushtetin pa vote o do futim shqipetaret ne vellavrasje….Jane shoket tuaj atje ne cader…Kane qeshur ne 85′ e vrane 2000 Shqipetare ne 97’….sa do vrisni kete vit????.Ju e shoket tuaj qe kane qeshur ate dite duhen futur ne cmendine,jo se qeshen se vdiq diktatori,por se shfaqen shenjen e pare te skizofrenise qe eshte :,bllokim truri,reagim abnormal perballe realitetit……Ata qe ishin koshiente se diktatura ishte skllaveri nuk krijonin sot nje shtet ku shqipetari i thote shqipetarit do te te vras po ler qeverine te vij une ne pushtet.Ai qe eshte ne fuqi nuk tutet po ben zgjedhjet e fut ne burg kedo qe prek voten e lire,qofte dhe kryetar opozite.Prokurori e gjykata ras ne burg ate qe si ISIS i thote shendet atij qe hedh tritol ne kryeministri e fton ndjekesit te kryejne akte terroriste.Po ju nuk doni shtet ju jeni anarkiste dhe prandaj iu qeshi buza….Se s do te kishte me shtet e shqipetaret do jetonin si kafshet:pa gjykata,pa polici,do ishin emigrante pa dinjitet,do ishin plehra qe bota do i fundoste ne det.O c gezim i madh!…o c lumturi shtazarake!….
    TI HEQIM ZINXHIRET E SKLLAVERISE DHE LIRI TE PERJETOJME EMOCIONET E XHUNGLES KU SHQYEJME NJERI TJETRIN….Tipike kafsherore…race skizofrenesh….Me mire skllav se cope mishi per qente e rruges.

  18. pokeristi says:

    Z.Mero!
    Mundesisht shtypeni ne format “tracti
    ” shumfishoheni me gjithe nja dy a tre komente dhe jepjani Hysen Shoshorit,ai e di se ku duhet t’i ngjise.

  19. Lexuesi i TemmA says:

    Tregim fatal zotri Zheji.
    Kaq shume ke qene i persekutuar ne shpirt sa nuk ke guxuar as te qeshesh por je fshehur te kopeshti i gjyshes.
    Po sot pse dhe si na u bere kaq trim more djalë.

  20. zaho says:

    Mbas vdekjes se Komandantit ata qe ishin te mposhtur u bene te pamposhtur dhe dolen ne balle te turmes

  21. Saranda says:

    Qe te qeshesh ne nje rast vdekjeje ,pamvaresisht se mund ,” ndoshta”, edhe mund ta urresh,minimalisht nuk tregon apsolutisht asgje njerezore, vecse nje veprim prej budallai me te meta te medha mendore,mundet, qe per te qene hero sot,te duhet te kesh qene busallai i djeshem.Sakrifikim i madh prej super heroi.

  22. Jimi says:

    Kesaj i thone , dyfek pas dasme ! Sot gjithkush prej nesh munde te pretendoj ashtu sic po thua zotrote, te ket ber heroizma te patreguar. Po e marim te mireqen kete qe po thua se na paske ber nje heroizem te pashoq, a thua ashtu sic beri Vojo Kshushi qe kerceu mbi tank!? Nese kete ti e quan “bem” trimeria jote duhej te tregohej ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur, vetem atehere ajo do te quhej “bem” Nuk e kuptoj se c’do te tregosh trimerin tende apo te Rames? Me duket se edhe njehere tjeter ti verteton se sa frikacak ke qen dhe je, ose me mir te them se kjo qe thua ti nuk eshte e mireqen, pasi ti si nje i favorizuar nga sistemi, ne kete ngjarje jo vetem nuk ke qeshur , por do tu kesh keputur shpirtin te tjereve me te qarat e tua.

  23. ylli i shamunaqes says:

    Po Sali Berisha sa po qante ne 11 shkurt 1985, kur ishte sekretar partie i spitaleve te Tiranes?

  24. Charlie says:

    Edhe mormon donin te me benin ?

  25. hajdar says:

    kjo demokracija e ekonomis se tregut me kulturen perendimore na dul allahu na rujt.
    .burra qe pallohen ne byth si gra.
    .politikan “burra shteti” qe mashtrojn dhe genjejn popullin dhe shesin interest e shtetit tek te hujt
    .gjykatsa qe ne vend te bejn drejtesi bejn krim
    .popull qe ne vend te jetoj lufton mes veti
    .njeres “human” qe gzojn kur vdes nje njeri..
    o,ka thon nji plak I mocem dikur. se do vij dita qe njeriu do haj mish njeriu te ble ne dyqan ..

  26. Dibrani says:

    Keto paralelizma stonojne , si nata me diten ! Realiteti flet vete : Shiko shqiponjen Rama
    dhe ul koken poshte , shiko krimbin Artur Zhe(le)in ! ! ! Plehre e vertete ! ! !

  27. Arsel says:

    Po ti vec me Ramen i paske kujtimet e jetes?!!! S’ke ndonje kujtim tendin vetem?!! ….As te dashurat e Edit s’kane postuar kaq shume kujtime me te…

  28. Voskopojari says:

    E dini kush eshte personi me pseudonimin Bozhuri? Artur Ballo (Zheji).

  29. Na bashkoj kenga popullore says:

    Rama mund te ket qeshur ,por ti Zheji spordhjaku nuk te besoj qe mund te kesh qeshur

  30. anticensurë says:

    “shpërthyem në të qeshura”?????????????
    nuk e di a i pranon edi rama këto që thotë zhei apo jo!?
    përse e shtroj këtë gjysëm pyetje? thjesthë për të thënë se nëse është vetëm thnje e zhejit,atëherë dhe mund të mos jetë realitet!mund të jetë thjeshtë një “e tashme e së shkuarës”në kujtesën e zhejit,por nqs dhe rama e pranon një gjë të tillë!?
    atëherë do të thosha fare thjeshtë se që të dy janë dy të luajtur mënç!!
    për vdekjen e hasmit,armikut a të kujtdo njeriu tjetër që për arsye të ndryshme e ke urryer,njeriu mund të çlirohet nga ankthi,ti rriten shpresat për një jetë më të mirë,bile dhe të gëzohet,POR në asnjë mënyrë nuk mund të QESHË!
    është thjeshtë deformim personaliteti që të qeshet për një vdekje!!
    sado e dëshiruar të jetë vdekja e dikujt,prap në fund të fundit në nënndërgjejgen tonë ajo shkakton atë goditje që shakton vdekja!!
    vetëm një personalitet i deformuar mund të qeshë me vdekjen!!vetëm një i çmëndur mund ta bëjë një gjë të tillë!!
    koha e ka vërtetuar një gjë të tillë!!ata që kanë qeshur me vdekjen nuk kanë qënë tjetër veçse njerëz me çrregullime të mëdha në tru!!
    si zheji dhe rama e kanë vertetuar se nga trutë nuk janë në nivelin e duhur!!
    një thënje thotë”budallai dhe i mënçuri gabojnë të dy njëlloj,budallai i tregon,i mënçuri mbyll gojën”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje