Celibashi në Zululand: Mos kërkoni nga KQZ-ja të zgjidhë krizën; KQZ-ja ka për detyrë të zbatojë ligjin

Ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se anëtarët e sotëm të KQZ-së janë të zgjedhur nga partitë, dhe ky fakt e komplikon disi përgjegjësinë e tyre.

“Sidoqoftë, edhe në këto rrethana, anëtarët e KQZ-së kanë për detyrë të zbatojnë ligjin e vetëm ligjin; ata nuk kanë për detyrë të zgjidhin kriza të krijuara nga politika”, tha ai.

I pyetur nga Nano, nëse anëtarët e KQZ-së mund t’u binden urdhërave të partive për ta braktisur këtë institucion, në mënyrë që kështu ta bllokojnë fare procesin elektoral, Celibashi tha se “normalisht, anëtari i KQZ-së nuk ka pse t’u bindet urdhërave të tillë, por në praktikë nuk e di se ç’mund të ndodhë; varet nga integriteti i anëtarit të KQZ-së”.

Duke u kthyer pas në kohë, Celibashi kujtoi që ka administruar të parat zgjehdje ku u bë kalimi paqësor i pushtetit në Shqipëri.

“Kjo erdhi edhe për shkak të kryeministrit të atëhershëm që, kur humbi, dha dorëheqjen e u largua: janë ca që thonë se ai u largua ngaqë ishte i papërgjegjshëm, por unë mendoj të kundërtën: ai u largua pikërisht se ishte i përgjegjshëm”.

Bisedën të plotë mund ta ndiqni në linkun

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Celibashi në Zululand: Mos kërkoni nga KQZ-ja të zgjidhë krizën; KQZ-ja ka për detyrë të zbatojë ligjin”

  1. shpresa says:

    S’ka nevoje te ndjekim linkun per te lexuar. Nje gabim Qelibashi: Kryeministri asaj kohe u largua se ishte i pa pergjegjshem per Shqiperine dhe i pergjegjshem per ato qe ha dhe sot. Pse ku i gjen parate ai apo i bien nga qielli. Kontrata qe ka firmos ateher, sponsorizojne ate dhe sot. Te tjerat jane pallavra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *