'Cuku' , u përdoren dy pistoleta. Gruaja: Tani nuk mbante armë...!

11 Prill 2017, 09:22Kronika TEMA

Dy pistoleta janë përdorur në ekzekutimin e ish-­drejtorit të policisë Vlorë. Provat e mbledhura në vendgjarje, dëshmitë e banorëve të pallatit, kanë ndihmur policinë që të ndërtojë dinamikën e vrasjes së Artan Cukut.

Sipas policisë rezulton se Cuku është qëlluar me dy armë zjarri njëherësh. Policia nuk është në gjëndje të shpjegojë nëse këto dy armë janë përdorur nga një autor i vetëm, ose nga dy autorë. Ka shumë gjasa që personi që ka qëlluar mund të ketë përdorur dy armë zjarri.

Ndërkohë një pikëpyetje është shtuar mbi anëtarët e grupit hetimor se një nga armët mund të ketë qënë e viktimës. Po nuk është arritur të sigurohet asnjë provë bindëse që Cuku atë mbrëmje të së shtunës, të ketë pasur me vete armë shkruan shqiptarja.com. Shumë nga miqtë e tij dhe të afërm që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se ai asnjëherë nuk mbante armë me vete, megjithëse ishte pronar i një policie private në Tiranë.

Në vendgjarje janë gjetur vetëm 5 gëzhoja të qitura nga dy armë të ndryshme, armë këto që ka shumë gjasa ti ketë përdorur autori i krimit, ose dy persona të vetëm. Sipas dëshmitarëve kanë parë dy persona që janë larguar me vrap nga hyrja e pallatit dhe më pas janë larguar me një motor, në drejtim të saukut.

Në pyetje është marrë dhe administrator i pallatit ku banonte Artan Cuku, i cili i ka pohuar policisë se në hollin e pallatit kishte parë një person me kapele dhe i veshur sportiv. Këtij personi i ka thënë se çfarë bënte aty dhe kë priste. Por ai ia ka kthyer se priste çelësin e shtëpisë.

Pas kësaj bisede të shkurtër, administratori i pallatit është larguar në drejtim të apartamentit të tij, por pa hyrë mirë brenda ka dëgjuar të krisurat e armëve. Sipas policisë në vrasjen e Artan Cukut, kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë pasur detyra të veçuara.

Njëri ka zënë pritë në hyrje të pallatit, me qëllim për ta qëlluar Cukun sapo të hipte brenda në ashensor, duke mos i lënë asnjë mundësi që ai të largohej. Dhe personi tjetër ka pasur rolin e survejimit të Cukut në ambjentet e jashtme të pallatit. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur, Cuku sapo ka zbritur nga makina ka qënë i monitoruar.

Ai ka përcjellë gruan me fëmijët, duke i lënë të shkojnë të parët në shtëpi, ndërsa vetë ka hyrë në një supermarket. Teksa personi që priste në hollin e pallatit ka marrë sinjalizimin, ai është kujdesur që Cukun ta qëllojë brenda në ashensor. Sapo Cuku ka dalë nga një supermarket aty afër dhe është drejtuar në hollin e pallatit, Artan Cuku i është drejtuar ashensorit. Sapo ka hyrë në të,ai është qëlluar me pistoletë.

Sipas policisë Cuku ka mundur të rezistojë duke bërë disa hapa dhe të dalë nga ashensori dhe kaluar në holl, madje besohet se ka pasur dhe një përleshje me autorin, por më pas Cuku është qëlluar dhe katër herë të tjera nga dy armë, ku një prej plumbave e ka marë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë e gjithë kjo dinamika e krimit ka ndodhur në 20 sekonda.

Autorët nuk kanë pritur më,asnjë sekondë të vetme, dhe janë larguar me shumë shpejtësi duke lënë të përgjakur trupin e pajetë të Artan Cukut. Sot e kësaj dite asnjë prej autorëve nuk është identifikuar.

Gruaja: Kur ishte me familjen, Tani nuk mbante asnjëherë pistoletën

Bashkëshortja e Artan Cukut, e marrë në pyetje për këtë ngjarje nuk ka qënë në gjëndje të jepte një përshkrim të njërit prej autorëve që ajo kishte parë, teksa qëndronte në hollin e pallatit, aty ku ai i kishte zënë pritë burrit të saj. Gruaja e Cukut, u ka thënë efektivave të policisë së Tiranës se bashkëshorti kishte kohë që nuk mbante pistoletë me vete. Madje edhe kur ka qënë në detyrën e drejtorit të policisë, ai armën nuk e mbante kur ndodhej me familjes. Pyetja e saj është bërë vetëm pak minuta,pasi nuk ka qënë në gjëndje të mirë shëndetësore të qëndronte gjatë dhe të jepte deklarime.Bashkëshortja e Artan Cakut ka dëgjuar vetëm krismat e armëve, ndërkohë që ishte duke hyrë në banesën e saj së bashku me fëmijët. Ajo ka zbritur poshtë në katin e parë të shohë se çfarë kishte ndodhur, por aty ka parë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj Artan Cuku. Asnjë nga banorët nuk ka qënë në gjëndje ti japë ndihmën e parë ish­drejtorit të policisë së Vlorës, pasi ai ska dhënë asnjë shenjë jetë.

Pamjet filmike e ekspertiza gëzhojave

Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e ish­drejtorit të policisë Artan Cuku, policia e Tiranës ka marrë një sërë masash, duke sekuestruara dhjetëra pamje filmike të lokaleve dhe bizneseve afër zonës.

Nga kqyrja e filmimeve një nga autorët është filmuar nga një kamër sigurie teksa rrinte pranë pallatit ku banonte ish­drejtori i policisë Artan Cuku. Ai ka qenë i veshur me rroba të bardha dhe në kokë mbante një kapele. Ka qëndruar rreth 15 minuta në hyrjen e pallatit dhe jashtë tij deri kur ka parë të afrohet Artan Cuku.

Me pas ai është futur në pallat ku ka pritur të futet Cuku. Sipas policisë, Cuku është futur në pallat dhe ka marrë ashensorin për tu ngjitur në katin e tretë aty ku banonte.

Sapo është futur në ashensor, ai është qëlluar nga pas me pistoletë. Më pas është kthyer dhe ka tentuar të largohet. Ka dalë nga ashensori dhe është konfliktuar me autorin.Në vendngjarje policia ka gjetur veç 5 gëshojave 7.5mm edhe dy të tjera 9 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Këto të fundit përdoren për pistoletë të tipit “Beretë” dhe “Glok”. Por nuk dihet se kujt e ka qenë pistoleta me të cilën është gjuajtur dy herë pasi në vendgjarje nuk është gjetur asnjë armë. Policia ka sekuesteruar gëzhojat ku do ti bëhet ekspertiza. Më pas policia do të verifikojë nëse këto dy gëzhoja i përkasin ndonjë prej pistoletave që Artan Cuku kishte me leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje