Ekspertët: Ja si mund ta bllokojë LSI, Edi Ramën dhe të shtyjë zgjedhjet

11 Prill 2017, 09:49Politika TEMA

Gjysma e spektrit politik është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe dy nga tre partitë kryesore të mazhorancës janë ende në dilemë. Çfarë do të ndodhë me fatin e zgjedhjeve, por edhe me atë të vettingut?

Për këtë u diskutua në Top Story-n e kësaj të hëne me dy ish-kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata dhe Kristaq Kume dhe analistët Arjan Vasjari, Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela.

“Kushtetuta nuk e pengon shtyrjen e zgjedhjeve sepse ka të bëjë me qëndrimin e Parlamentit në detyrë. Këtë e thotë neni 65 i Kushtetutës. Është e njëjta situatë si 2007, edhe atëherë u shtynë zgjedhjet”, thotë Çlirim Gjatë, duke shtuar se shtyrja e datës së zgjedhjeve, rivendos afate të reja për regjistrimin e partive politike.

Kristaq Kume thotë se Kushtetuta është e qartë; nuk mund të shtyhet mandati i Parlamentit.

“Në legjislacion vendosen afate që rregullojnë realitetin politik. Ka afate që përcaktojnë kohëzgjatje mandati, por zgjatjen e mandatit të Parlamentit, Kushtetuta nuk e lejon”, deklaroi ai duke shtuar se çdo zgjidhje politike në tavolinë do të kërkojë ndryshime në ligj.

Gjata e kundërshtoi këtë. Ai thotë se kjo mund të bëhet edhe pa patur nevojën e ndryshimeve ligjore.

“Afati i këtij Kuvendi përfundon më 9 shtator. Kuvendi mbyll legjislaturën më 18 maj, por qëndron në detyrë për seanca të jashtëzakonshme deri më 9 shtator”, thotë ai.

Gjata mendon se ligji nuk i lejon KQZ-së që të shtyjë afatin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje dhe këtë qëndrim ndan edhe Arjan Vasjari.

“Përtej datës 9 shtator është e pamundur që të shtyjë zgjedhjet. Edhe KQZ nuk ka asnjë të drejtë që të shtyjë afatin e regjistrimit për zgjedhjeve për partitë. Për mua, kreu i KQZ-së, Biba ka qenë korrekt në pozicionin e tij në krye të KQZ-së, pavarësisht se juridikisht nuk mund të shtyhet ky afat”, thotë ai.

Agron Gjekmarkaj mendon se më shumë sesa teknike, çështja është politike dhe si e tillë duhet trajtuar dhe zgjidhur.

Ndërkohë, dilema e LSI-së mund të prekë edhe KQZ-në. Nëse kjo forcë politike vendos që të bojkotojë zgjedhjet dhe tërheq anëtarin e vet nga KQZ dhe të njëjtën gjë bën edhe opozita, a mund të funksionojë ky institucion?

Çlirim Gjata është i qartë; jo.

“Nëse tërhiqen katër anëtarë nga KQZ, atëherë nuk ka më asnjë KQZ. Nëse nuk janë katër anëtarë, KQZ nuk mblidhet dot se nuk ka kuorum”, deklaroi ai,

Kristaq Kume e sheh këtë si një instrument të sigurtë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Nëse LSI vendos që të mos marrë pjesë në zgjedhje, ky është instrumenti i sigurtë”, u shpreh ai.

5 komente në “Ekspertët: Ja si mund ta bllokojë LSI, Edi Ramën dhe të shtyjë zgjedhjet”

  1. Enert Begaj says:

    Mos u lodhni kot. Mos u bëni budallenj nga fjalët e Lul Çapaçulit. Te gjithë do marrin pjesë në zgjedhje. Kjo është e sigurtë. Unë vë bast me këdo që zgjedhjet do zhvillohen më 18 Qershor 2017-të dhe në to do marrin pjesë të gjitha partitë. Ka të drejtë Kryeministri kur deklaron se edhe PD-ja do futet në zgjedhje. LSI-ja?? Është 200% e sigurtë që do marë pjesë në zgjedhje. As që diskutohet. Shqipëria dhe zgjedhjet nuk mund të meret peng nga askush. Aq më pak nga PD-ja dhe LSI-ja. Përndryshe çmimi që do mund të paguanin do ishte i pa përballueshëm nga ato parti që do tentojnë të marrin peng Shqipërinë dhe të n e saj duke hedhur në erë zgjedhjet. Të jeni të sigurtë për këtë.

  2. spata says:

    Nese kurva LSI nuk mer pjes nuk na thaye se si do behet .Populli duhet sqaruar, per keto kurvelleqe, qe te dij se cfrae duhet te beje ligjerishte .

  3. Dylqinja e Skraparit says:

    O popull hajvan Shqiptar! PD dhe LSI nuk kana asnje interes per zgjedhjet as te lira e te ndershme, as te pandershme e te qelbura fare.Nuk kane interes edhe sikur Edi Rama tja u dorezoje qeverine ne tepsi
    Gjithe kjo loje eshte per te mare garanci nga perendimi per krimet qe i rendojne ne kuriz. Like hajduti dinak si eshte u blindua me ligjin e 30 marsit, po ashtu dhe shpellari per Gerdecin dhe 21 Janarin si ceshtje te mbyllura. Vetem ky pilja i cadres ka mbetur pa garanci se i ka cedhtjet me procedure ptanfaj leh si qen brenda cadres por dhembet per te kafshuar ja kana hequr
    Megjithate, miqte tane, si “yll ne ngjitje” do ti bejne dhe ketij mezit nje garanci dhe zgjedhjet do te behen dhe ne do te jetojme te lumtur por……..si gjithnjee ateikun brenda

  4. "horri i bulevardit" says:

    lsi; ILIR META, ben lojen e PD-se, per qeveri teknike, por edhe nje qeveri teknike, kerkon 71 vota, ku do ti pjellin Ilir Floriri dhe Salih Karaxhici dhe Lulzim Hoxha keto vota?.
    Qe do te thote se Shqiperia me kete mentalitet smund te kete qeveri te ligjshme, Ja ta zeme se e mori PD me dhune dhe beri Ilir Floririn krieminister, cfare ndodh, dalin mijra socialiste ne shesh dhe ja shkerdhejne moniken me gjithe fatime Ilir floririt dhe lulen e bejne prostitute aty para zyres se likes, nga skrapari qe njesoj si salehu ka filluar te angazhoje femijet, ne kercenimet e tija.

  5. Aleksander says:

    Lsi duhet lene te zgjedhe ,nese do te rreshtohet me çadren apo me Vetting-un e Usa dhe Be.Edi Rama t’i lere te zgjedhin vete pa i lutur e pa u kerkuar ASGJE. Thjeshte ka ardhur dita te ndahet shapi nga sheqeri dhe ilir meta nuk mundet me te hidhet hu mbi hu .Duhet te zgjedhe hurin me te vogel,ate qe dhemb me pak,por vazelinen nuk ja heq dot ASKUSH .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje