FOTOT/ Teuta Hoxha: Si u përjetua vdekja e Enver Hoxhës më 11 prill 1985

Duke gdhirë mëngjesi i 11 prillit të vitit 1985, Sekretari i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, praktikisht numri një i shtetit shqiptar, ndërroi jetë në shtëpinë e tij, pas një vdekjeje klinike që kishte patur mëngjesin e 9 prillit.

Teuta Hoxha, bashkëshorte e Ilir Hoxhës, njërit prej dy djemve të Enver Hoxhës, sjell në këtë dossier për gazetën “Albanian Free Press”, pasazhe nga atmosfera e atyre orëve kur u mësua ikja nga kjo botë e Enver Hoxhës. “Pavarësisht që me ndryshimin e sistemit, u hodh shumë baltë mbi figurën e Enver Hoxhës, unë përsëri kam bindjen, se kanë qenë lot të sinqertë”, – thotë Teuta Hoxha.

Duke folur me “Albanian Free Press” mbi kujtimet e saj për atë që ndodhi 32 vjet më parë, Teuta tregon se kur dhe si u përkeqësua gjendja shëndetësore e Enver Hoxhës:

“Ato dy ditë që Enveri ra në gjendje kome kanë qenë ditë ankthi për të gjithë ne. Ishin ditë të një pështjellimi të madh. Të dërmuar në shpirt, prisnim me ankthin e shpresës, nga çasti në çast që gjendje e tij të kthente, por çdo minutë që kalonte ishte një minus për shpresat tona. Më kujtohet që në datën 9 afër mbrëmjes pati një përmirësim, që na bëri të gëzoheshim dhe të përqafoheshim me njëri-tjetrin pot nuk zgjati shumë pasi gjendja përsëri u përkeqësua sërish”.

Duke përmendur me detaje mënyrën si u përjetua plot dhimbje vdekja e Hoxhës, Teuta thekson se “të gjitha këto janë dëshmi që Enver Hoxhën, sado të mundohen nuk mund ta shuajnë kurrë nga historia”.

Kurse shton: “Ashtu si ka thёnё profesori i nderuar Aleks Buda: “Enver Hoxha u rrit e u lartësua si pjellë e një historie të hidhur, të ashpër, sa dhe të lavdishme, shumëshekullore të një populli të vogël; me të u rrit dhe u lartësua edhe Shqipëria jonë socialiste dhe kombi ynë shqiptar, për t’u qëndruar për jetë e mot stuhive të kohës, shekujve të historisë…”.

Kur Enver Hoxha ikte nga kjo botë

Nga Teuta Hoxha

Ajo, sё cilёs ne i trembeshim aq shumë, ndodhi më të hyrë të 11 prillit në ora 02 e10’, kur zemra e tij pushoi së rrahuri. Është e vështirë të përshkruash tronditjen që pësoi gjithsecili prej nesh. Nexhmija e pёrjetoi shumё, shumё rёndё. Mё kujtohet qё nuk qёndronte dot nё kёmbё. E ulur nё njё karrige, rrinte me sytё mbyllur dhe Kostandina e mbante me kompresa nё ballё e nё qafё. Nuk qante, mёrmёriste fjalё me vete, dhe vetёm emri Enver kuptohej kur e shqiptonte. Shpirtin ia mundonte dhimbja e patreguar…

Ishte njё humbje e pazёvёndёsueshme. Ajo humbi shokun e jetёs, burrin e shtёpisё, ne humbëm njeriun e dashur, babain, gjyshin e fëmijëve, ndaj dhimbja ishte shumё e madhe. Mua m’u duk se kishte ndodhur njё gjё e tmerrshme, pasi ishte vdekja e parë që e pёrjetoja kaq afёr. Nё atё gjendje nuk e përfytyroja dot se si mund të ikte pa kthim nga shtёpia një nga njerëzit e tu tё dashur. Më ka mbetur akoma në sy imazhi kur babai doli për herë të fundit nga shtëpia, por këtë herë në arkëmort për të mos u kthyer kurrë më. Paskëtaj, Ai do ti përkiste gjithë popullit, ne nuk do të mund ta qanim e ta përcillnim siç bëjnë të gjithë. Më kujtohet kur bënim homazhe pranë trupit të tij në Presidiumin e Kuvendit Popullor, ndjeja një ftohtësi, diçka që më largonte dhe m’i thante lotët. Atëherë unë kuptoja që kishim humbur edhe Udhëheqësin. Pra këto janë përjetime që unë, edhe sot, pas kaq vitesh, i kujtoj me dhimbje.

Tashmë janë të njohura për publikun filmimet dhe fotografitë e shumta të ditëve të zisë kombëtare, ku janë fiksuar në celuloid, aq shumë lot dhe dhimbje. Për ne familjarët,kuptohet që ishte një ngushëllim i madh, pjesëmarrja e mijëra-mijëra vetë në këtë mort kombëtar. Dhimbja e njerëzve ishte e papërshkruar. Më kujtohet që në disa raste u detyruam ne pjesëtarët e familjes të mund të ngushëllonim dhe të qetësonim njerëzit në hidhërimin e madh që i kishte pushtuar. Pavarësisht që me ndryshimin e sistemit, u hodh shumë baltë mbi figurën e Enver Hoxhës, unë përsëri kam bindjen, se kanë qenë lot të sinqertë. Vargani i pambarim, vaji dhe dhimbja ishin nga njerëzit e popullit, të cilët kishin humbur Udhëheqësin e tyre. Enver Hoxha ishte dhe do të mbetet në kujtesën historike Bir i Vegjëlisë. Prandaj sot, kur rishoh në televizor ceremonitë, më vinë ndër mend, fjalët e presidentit Abraham Linkoln që thotë: “Mund të mashtrosh një pjesë të popullit përgjithmonë, mund të mashtrosh edhe të gjithë popullin për një farë kohe, por nuk mund të mashtrosh të gjithë popullin për gjithë kohën”.

***

Kur kujtoj ato ditë, nuk di të veçoj se kush kanë qenë emocionet më të mëdha. Çdo ditë, çdo orë e minutë ishte emocion më vete. Ndarja ditën e fundit padyshim që kishte peshën më të rëndë. Nuk jam në gjendje të flas për atë ditë. Unë vetëm mund të them, që Enver Hoxhën më shumë se dheu, e mbuloi dhimbja popullore.

Ceremoninë e përshkruan bukur, antifashisti i madh grek, mik i Enver Hoxhës, Manolis Glezias, pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit: “Ishte një ceremoni tepër e thjeshtë, por madhështore, dhe nuk kishte aspak karakterin e një ceremonie të stisur, ishte jashtëzakonisht prekëse dhe pa iu shmangur zakoneve të popullit shqiptar”.

Pjesëmarrja e popullit ishte shumë e madhe. Në sheshin ku mbajti fjalimin Ramiz Alia ishin grumbulluar me mijëra njerëz nën shiun e vazhdueshëm që binte. Hidhërimi i madh i njerëzve dukej hapur. Ata shprehnin dhimbjen e tyre, pasi Enver Hoxha ishte për shqiptarët vazhduesi i traditave të pavarësisë.

Pas varrimit, ne hapёm shtёpinё, siҫ bёjnё tё gjitha familjet shqiptare, pёr tё pritur ngushёllime. Mё kujtohet qё erdhёn qindra e qindra njerёz. Njerёzit prisnin nё radhё tё gjatё. Pёr njё javё rresht, vizitat fillonin nё mёngjes dhe mbylleshin afёr orёs 8 tё mbrёmjes. Vizitat vazhduan dhe mё pas, por jo me intensitetin e ditёve tё para.

Shumë telegrame nga kryetarë shtetesh 

“Ato ditё mё kujtohet qё nga personalitetet më të larta të 100 e ca shteteve, nga të pesë kontinentet, me të cilët kishim marrëdhënie diplomatike, ngushëllonin zyrtarët tanë, disa edhe familjen. Dua të përmend telegramin e ngushëllimit të Presidentit të Republikës Franceze, Fransua Miteran, që shkruante: “Shoku Enver Hoxha-personalitet i fuqishëm që ka vulën në historinë e Shqipërisë”. Ose Presidentin e Republikës Turke, Kenan Evren:-“Shoku Enver Hoxha-burrë shteti i madh i vlerësuar nga mbarë bota”. Kancelari Federal i Republikës së Austrisë shkruante: “Shqipëria humbi një personalitet që ka hyrë në Historinë e Europës”.

Telegrame erdhën dhe nga shumë personalitete të tjerë si, Xhulio Andreoti, Karolos Papulias, Roland Dyma e shumë të tjerë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në mbledhjen e saj të radhës mbajti një minutë heshtje për humbjen e Enver Hoxhës.

Gazeta të shumta të vendeve të ndryshme, agjenci lajmesh, radioja dhe televizioni i tyre, jepnin vazhdimisht, edhe pas ditëve të zisë, artikuj lidhur me vdekjen e Enver Hoxhës. (AFP.al)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-1.jpg","attachment_id":"665027"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-5.jpg","attachment_id":"665031"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-1.png","attachment_id":"665028"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-4.jpg","attachment_id":"665030"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-2.jpg","attachment_id":"665029"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-6.jpg","attachment_id":"665033"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-7.jpg","attachment_id":"665034"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver.jpg","attachment_id":"665026"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-8.jpg","attachment_id":"665035"}]

25 komente në “FOTOT/ Teuta Hoxha: Si u përjetua vdekja e Enver Hoxhës më 11 prill 1985”

  1. Dino says:

    SHTRAUSI I BAVARIS KATHE.. GJATE TAKIMIT ME TE.ENVER HOXHA NUK ISHTE VETEM NJE HUDHEHEQES I SHQUAR I POPULLIT SHQIPTAR POR MBI TE GJITHA ISHTE EDHE NJE EKONOMIST I MADH.

  2. Edkari says:

    Dhe atehere ishim te ndare,ca qajten e ca gezuan por jo me ze se
    keta qe qanin edhe qanin por dhe na ruanin.
    me 11 prill enver hoxha nuk vdiq se nuk vdesin te gjithe,disa ngordhin
    keshtu me dt 11 prill enver hoxha ngordhi.
    Enver hoxha ishte me fat qe ngordhi se ai e meritonte nje ngordhje si
    Mihail caushesku ne Rumania:
    http://www.bota.al/wp-content/uploads/2015/12/Screen-Shot-2015-12-25-at-09.12.32.jpg

      1. geno says:

        Enveri ngordhi…gomari pordhi…

  3. Sparetaku says:

    I paharruar qoft vepra dhe kujtimet e Enver Hoxhes.Udheheqes i madh,gjigand si Enver Hoxha nuk i vjen shqiperise.Ai do te mbahet mend si njeriu,udheheqesi me i dashur i popullit dhe gjithe kombit shqipetare.Me udheheqjen e tij ai i siguroi popullit shqipetare jeten e lumtur,dhe te sigurt.Sot kriminelet qe jane ne krye te shtettit si Berisha,Basha e mafia,jo vetem shkateruan ato qe ndertoi Enveri,por e çojne shqiperine drejte nje humnere te thelle.Ata qe hedhin balte mbi kete figure te ndritur jane kriminelet dhe antishqipetaret,qe duan atdheun t’a shesin e te vrasin e te shtypin populin me metoda ç’njerezore.Lavdi ENVER HOXHES.

    1. Mira says:

      Po Sparetaku, te lumte goja dhe guximi. Keta qelbesira e kthyen Shqiperine ne HALE. droga kurveria agjenturat jane zot ne kete toke pa dinjitet. me mire siguri dhe shtepi dhe buke se lukse dhe krim e prostitucion. Enveri mori ne 44 nje Shqiperi te shqyer, injorante pisanjose, mbushur me dallkauke dhe e shndrroi ne nje vend te pavaruar dhe dinjitoz. shkollen e beri me detyrim, tokat i punoi i ktheu ne aset qe ti shisnin keto mostrat e sotshem. patjeter qe ka patur probleme po kush nuk ka ? kush nuk lufton per pushtet.

  4. Edlira says:

    “Lot te sinqerte” – vetem kjo shprehje me beri te mos lexoj me tej. Disa njerez si puna e Liljanes nuk ka nevoje qe te dalin ne asnje forme ne skene. E dime qe rrojne, rrojne me mire se shume te tjere (edhe pse nuk e meritojne) por te pakten te mbyllin gojen. Nje popull te cilit i eshte bere “lavazh” truari dhe i eshte ulur koka aq shume nga hallet sa nuk ka fuqi te mendoje asgje tjeter patjeter qe edhe mund te derdhe “lot te sinqerte”. Po te internuarit, te denuarit per agjitacion e propagande, ata qe ju mor gjtishka per shkak te tufezimit nuk besoj se kane derdhur lot te sinqerte.

  5. TRAPI says:

    ORE A KA QARE SALIU….SE TEK VATRA JUAJ HANTE BUKE,,,SE NUK KA TURP E SHAN TANI

  6. Tajari says:

    Hej ju gazetare te nderuar!
    Kesaj i thone stambolli digjej dhe kurva krihet.
    Çeshtja me vitale sot eshte vettingu kurse ju jepni lajme te tilla me vlere zero .Duket sikur te gjithe ne Shqiperi nuk i plas trapi fare per fatetet Tuaja o njerez pa orientim te caktuar.
    Popull leshi dhe pastaj kerkoni azil ne Bote.
    Turp

  7. Djaloshari anetar i PDse says:

    Lavdi vepres se lavdishme te Shokut ENVER HIXHA. Njeriu qe i dhe emer e lavdi Shqiperise, ne vitet e luftes se ftohte. Burri i shtetit qe ja ngriti lart prestigjin Shqiperise ne arenen nderkombetare. I perjetshem kujtimi i Sh. ENVER HOXHA.

    1. Edkari says:

      Ta q1ft3 PD-ja non3n

      1. xheJ eN Bi says:

        O kariEdit..
        Kaq shume te nervozoi komenti i Djalosharit te PD-es
        sa nuk shikoje tastieren per te shkruar, se i-ne e ngaterove me 1-shin,
        ë-n e ngatrove me 3-shin.
        Ne fillim mu duk se dergoje ndonje radiogram dhe duhet ta deshifronim,
        po kur e pash me vemendje e kuptova se ishte nervozizmi qe te tkuri trurin,
        po ç’them dhe une ,ti trurin e ke te tkurur pa u nervozuar.

        1. Edkari says:

          o p4llosh ashtu shkruhet
          (4 ne vend te a,e keshtu me radhe)

  8. Vesi says:

    Gjalle jeni ju rraca e keqe? Doni vemendje eee?

  9. Moni says:

    O zonja Teuta. Po na gjeni nje foto te Sali Berishes ate diten e homazheve, Sepse thone qe Berisha ka hyre shtate here ne radhe per tu pershendetur me diktatorin e vdekur. Megjithese ne nje foto, ajo me rreshtin e gjate ne bulevard, ai burri me pardesy gri eshte Sali Berisha.

  10. Edi NYC/USA says:

    Ok për Diktatorin Hoxha me oreks maniak të burgoste, internonte, përsekutonte “armikun e klasës” deri tek fëmitë e brezit të tretë të sapolindur, por me familjen e tijë si dhe “shokët” e tijë të ngushtë çfar pati xhanëm. Çtë keqe i bënë Hoxhes kunat i tijë burri i motrës që e vrau duke i lënë nipërit e mbesat e tijë jetimë, si edhe me vargun e gjatë të vrasjeve që nga Qemal Stafa e deri tek Mehmet Shehu (disa sureshë i zuri mallkimi i popullit për krimet e tyre në mbështetje të Hoxhës ndaj popullsisë inocente civile).
    Ironia e historisë së kombit “Diktatori vdiq. Jetë të gjatë Diktatorit”…. dëshpërimi mbizotëron logjikën kur i thuren lavdi Diktatorit.
    Ti gëzohemi lirisë së inividid. Harresa e Diktatorit = Lirija përsonale e individid!

  11. Xha Selimi says:

    Shyqyr qe su ngroh lufta !

  12. Illyrian says:

    Korigjim:
    Enver Hoxha nuk vdiq…ai NGORDHI!

  13. Leone-53 says:

    Mallkimi i atyre qe ai ka vrare, burgosur, internuar pa arsye e ndjekte shpirtin e tij (n.q.s. jeton).
    Jam i bindur qe nuk ka shkrepur 1 fishek kunder italianve e gjermanve, ndersa prinderit tane kane dale malit qysh ne çetat e para por sishin kurre me mendjen e tij te semure.
    Familjet ndoshta me fisnike shqiptare ishin viktima e tij, intelektualet perndimor ishin viktime e tij dhe per te gjitha keto ai vuaft sa te jete jeta!

    1. Violeta says:

      Enver Hoxha nuk vdes kurrë.I paharuar kujtim itij .Lavdi veprës së lavdishme të tij.

  14. dini says:

    ENVER HOXHA KRIJUESI I SHQIPERIS MODERNE.NJERIU QE BERI TE JETOJE SHQIPTARIZMA NE GJITHA TROJET SHQIPTARE.

  15. american2016al says:

    Shembull real I asaj kohe eshte regjimi i korese veriut te sotem.Sot shqipetaret udhehiqen nga brezi i edukuar komunist, qe kultivonte hipokrizine ,dhe veset me negative te shoqerise dhe krijoi keto mostra qe udheheqin sot shembellturat e atij perbindeshi me fytyre njeriu qe po e kujtoni tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *