Kuvendi ka zgjedhur sot tre anëtarët e mazhorancës për komisionet e vetingut.
Ata janë Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi nga PS dhe Luan Rama nga LSI.
PS ndërkohë ka rrëzuar kandidaturën e Shpëtim Idrizit, duke abstenuar për emrin e tij.
Kjo, duke qenë se nga katër kandidaturat e mazhorancës, do të zgjidheshin vetëm 3.
Dhe “kurban” është bërë pikërisht Idrizi.
Rrëzimi i kandidaturës së këtij të fundit ka sjellë reagimin e ashpër të deputetes së Idrizit, Mesila Doda, e cila ka paralajmëruar edhe largimin nga koalicioni.
Sipas saj, PS jo vetëm që nuk dëgjon kërkesat e opozitës, por dhe vetë aleatëve të saj.
“Duke qene se votimi shkoi kështu si shkoi, u shkatërrua me kompromis brenda mazhorancës.
Politika shqiptare nuk do të shkojë përpara në këtë proces.
Herën e parë nuk u morë në shqyrtim kërkesa.
Ndërsa herën e dytë u tha që PS do të kishte 2 emra dhe LSI 1 emër ndërsa PDIU asnjë emër.
Sot kemi gjysmën e Parlamenti që nuk vjen sepse ata nuk janë lejuar nga këta që bëjnë arrogantin dhe cinikun.
Në fund ne kemi një atdhe që nuk do ta hedhim për hesapet dhe çmenduritë tuaja”, tha deputetja e PDIU, sipas së cilës, strukturat e kësaj partie do të vendosin për vazhdimin e koalicionit apo jo.
“Në kundërshtim me kërkesën e kryetarit të Kuvendit që secili grup parlamentar të përfaqësohej nga një anëtar, Partia Socialiste paraqiti dy kandidatuta. Pasi u shkatërrua konsensusi me opozitën, por shkatërrohet procesi edhe brenda mazhorancës,” tha Doda.
Pakënaqësia e shprehur nga PDIU në seancën e jashtëzakonshme reflekton tensionin mes tre partive të mazhorancës, të cilat kanë shprehur qëndrime të ndryshme për kërkesat e opozitës në protestë dhe zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Ndërkohë, votimi i së martës nuk i hap rrugën funksionimit të komisionit ad-hoc, pasi Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” i jep opozitës të drejtën që të përfaqësohet me një numër të barabartë anëtarësh në këtë komision.
Mos i humb nervat Mesila …vari te palma tani…bashkohuni me cadren se atje keni edhe Dulen i cili do ju ndihmoje ne kausen tuaj per Camerine. Jeni te neveritshem.
Votimi per komisioneret nuk mund te jete i pjesshem, o jane votur 6 kanditate ose asnje. Dikur z.Ngjela ka thene se neqoftese opozita nuk hyn ne parlament zevendesohet nga PDIU.
Valentina Zoto votoi per ndryshimin e ligjit te amnistise ne 30 Mars, qe shpeton nga drejtesia kriminelat politikane dhe varros Gerdecin. Kete nuk e beri vetem kjo por edhe Pandeli Majko , Taulant dhe Erjon Lallaqeni. Me bekimin e Edi Rames.
Pra, zgjohuni nga letargjia militante o socialistet e rilindjes komuniste.
–
Tjetri eshte ai kanceri i LSI se , cafare presim thua? Veting?
–
Paturpsisht, Edi Rama mohon se ky ndryshim ka ndodhur.
Ik o pirdhu
Si shume patriote kjo. Harroi qe me vepra deri tani me patrioti nga te gjithe politikanet Shqiptare eshte Edi Rama, duam apo nuk duam. Ai eshte i vetmi qe po bene shtet, po reformon Shqiperine dhe ka ngritur te gjitha problemet e Shqiptareve me dinjitet dhe pa VASALIZEM. Shkoni tek Cadra dhe lepini PD (Berishen, Bashen) dhe te tjere qe kane treguar me vepra tradhetine ndaj kombit (falja e detit, vasalizem ndaj Greqise, helenizimin e Shqiperise, mbeshtetjen e Miloshevicit, shkaterrimin e Kishes Autoqefale Shqiptare, mbeshtetjen e Bollanos, Bejlerit-antishqiptare te terbuar etj etj)
Patritizmi tregohet me vepra, jo fjale
Ik moj fashiste e ndyre,po te kishte e tere politika mendjen tende Shqipetareve do tu ishte vene flaka me kohe ne Ballkan,sepse te flet perpara bytha perpara mendjes,dhe medemek meqe ti je e “fuqishme” dhe milionere hajdute,kujton qe dhe te tere Shqipetaret jane te tille,dhe harron qe shumica e tyre hane akoma buke me speca.
SKENI TURP O “POLITIKAN” TE PAEDUKUAR, VRASES TE KOMBIT.
ME CTE DREJTE DONI TE PERMBYSNI QEVERINE ?
NE CDO VENT DE EUROPES SHKOHEN NE ZGJEDHJE PER TE NDRYSHUAR QEVERINE.
TURP O KRIMINELA
gabim
edi rama
Ke qene sot Mesila tek fyqani i fruta zarzavateve? Eshte afer me tregun cam,shkjo dhe bli ca sallator per Idriz beun se e ka zanat.
Po,moj shurdhjes’ e salehit, po…
tek palma mesila
shko atje tu rruash karrin socialisteve
Doja te dija kur u ra dakord qe tre te ishin nga shumica dhe tre nga pakica ku ndodhej pdiu???
Nqs ishte ne opozite edhe ata nuk do ja jepnin sepse pd do kishte dy dhe pr nji
Kur jane pak hise te vegjlit nuk hajne
Shko mesila shko. Beni furik me shpetimin tek miqte e grekut dhe te serbeve ne shqup se ju asnjehere nuk u qan zemra per çamerine plaga se ciles rrjedh ende gjak. Tung
Vetem ne shqiperi ka politikane kaq debila, qe nje parti me 40 mije vota, pretendon te kene perfaqesim te njejte me partine tjeter qe ka marre 600 mije vota.