Krasniqi: Ja pse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët në krizën shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Politologu Afrim Krasniqi thotë në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se kriza aktuale shqiptare është një krizë komplet e ndryshme nga të tjera pasi ndodh përpara zgjedhjeve dhe jo pas tyre.

Kjo është arsyeja sipas tij pse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët.

Kjo krizë është ndryshe nga krizat e tjera. Ne kemi krizë jo pas zgjedhjeve, por në prag të finishit. Asnjë diplomaci nuk do të marrë përsipër një krizë që është puro shqiptare, thellësisht elektorale, jashtëzakonisht personale dhe lidhet me një kalkulim politik.

Nëse dikush do të ndërhynte, do të merrte përgjegjësi dhe praktikisht do të digjej në një zjarr që dy palët po e ndezin. Nuk pres që ndërkombëtarët të luajnë rol derisa të arrijë një pikë kulmore, të rrezikojë gjithçka Shqipëria sikurse edhe po shkon.

Në një vend ku mazhoranca lutet tërë ditën më bëni mocion, para 2008-s bëhej mocioni dhe shkarkohej kryeministri edhe me votat e partisë së tij, pas 2008-s nuk shkarkohet kryeministri edhe sikur aleatët të largohet sot nga qeveria, përsëri sot nuk shkarkohet“, thote Krasniqi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *