Kualifikim spektakolar, Shqipëria fiton kundër Greqisë

11 Prill 2017, 16:08Sport TEMA

Kombëtarja e Femrave ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Greqisë.

Skuadra e drejtuar nga, Armir Grima, ka fituar me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” duke arritur një kualfikim mëse më të merituar përballë Greqisë.

Kuqezinjtë arritën që të zhvillonin një 90-minutësh mjaft pozitiv, duke dominuar përballë kundërshtarëve grek.

Kombëtarja jonë arriti që të kalojë e para në avantazh në minutën e 16-të me ane të Docit.

Por, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi Greqia, barazoi rezultatin vetëm pas 2-minutash në të 18-tën me anë të Nati.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit një gol mjaft i bukur i Furtuna Velajt shokoi grekët që largohen kokë ulur nga “Elbasan Arena”.

Kombëtarja shqiptare e femrave tashmë ka siguruar një kualifikim madhështor për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019.

1 komente në “Kualifikim spektakolar, Shqipëria fiton kundër Greqisë”

  1. Kostamdin says:

    Nuk jane “kuqezinjtë”, jane “kuqezezat”..
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje