LSI kundër PS për shkarkimin e njeriut të Koço Kokëdhimës në Vlorë

Ditën e sotme mes tensioneve të forta në sallë është shkarkuar Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj.

Që në nisje të mbledhjes këshilltarët e LSI u larguan nga salla duke mos pranuar të bëheshin pjesë e një procesi të panjoftuar më parë.

Anëtari i LSI-së në Këshillin e Qarkut Vlorë Adi Sulçaj, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Vlorës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit, Sadrit Danaj.

I pyetur nga mediat lidhur me vendimin e marrë dhe largimin e anëtarëve të LSI-së nga mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sulçaj theksoi se grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar që të njihet me materialin e paraqitur në mbledhjen e këshillit dhe se nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi që cenon rregulloren e institucionit.

“Grupi i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar që të njihet me materialet për rendin e ditës. LSI nuk mund të bëhej pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Më shumë se sa emrat, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores.

Krahas kësaj, grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk bëri asnjë konsultim paraprak me grupin tonë dhe propozimi për shkarkimin e Sadrit Danajt erdhi në mënyrë të beftë. Për këtë shkak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Qarkut të Vlorës kërkoi një pushim për t’u njohur me këtë propozim që nuk ishte pjesë e rendit të ditës dhe u përfshi në shkelje të procedurave.

Kjo kërkesë e këshilltarëve tanë nuk u morë në konsideratë dhe grupi i Këshilltarëve të PS vazhdoi me shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut pa pritur rikthimin e LSI-së. Në këto kushte, grupi ynë nuk mund të bëhej pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë”, – tha z. Sulçaj.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “LSI kundër PS për shkarkimin e njeriut të Koço Kokëdhimës në Vlorë”

  1. Tironci says:

    Keni filluar ju leshistat, te imitoni lulushe bashen, farse kjo, farse ajo. Por me farse se jeni ju, ska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *