Pas votimit me votat e deputetëve të mazhorancës për ngritjen e komisionit dhe anëtarëve të tij për procesin e vettingut, ka reaguar Edi Rama duke theksuar se askush nuk e ndal Shqipërinë drejt integrimit evropian.
“Procesi i zbatimit të Ligjit të Vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo.
Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot”, shkruan Rama.
Ndërkohë që në seancën e jashtëzakonshme plenare, kuvendi miratoi me shumicë votash tre anëtarët e mazhorancës Vasilika Hysi dhe Ulsi Manjën nga radhët e PS-së si dhe Luan Ramën nga radhët e LSI-së, ndërsa tre vendet e tjera të komisionit ad hoc mbeten ende të paplotësuar, pasi i përkasin opozitës.
hhajd . per hair.
Tani kot një pyetje: pour sikur LeshELija te kaloje ne opozite tani? I bie që opozita te kontrolloje vetingun.