REPLIKAT/ “Vetëm kalimi në qeveri teknike shpëton Shqiperinë, vetting-u për lesh o xhaxi Edi”. Rama: Hiqe çadrën nga truri

Komentuesi kanë “bombarduar” me një lum komentesh kryeministrin Rama fill pas deklaratës së tij se vetting-u mund të bllokohet përkohësisht. Komentuesit i thonë Ramës se drejtësia që ai ka premtuar nuK do të bëhhët kurrë.

Madje një nga komentuesit I thotë se..” U hoqën imunitetet, për motivin që do ndëshkoheshin të korrupruarit.. Sa vite kanë kakuar? Sa u kanë dënuar ??.ASNJË!!”.

Replikat

Qytetari: Eshte e vertete qe ekziston nje nen 449 qe amniston krejtesisht politikanet batakcinj dhe fal keshtu perfundimisht krimet e Gerdecit etj?

Rama: Perralla!

Qytetari: Te beni ligj ju te arrestohen politikane eshte sikur te presesh veze nga gjeli. Madje me shkencen e sotme gjeli ka mundesi te beje veze kurse ju jo nje ligj te tille. Do e shohim me kalimin e kohes ku i keni lene shtegjet per te shpetuar kokat tuaja. Nuk harrojme as amnistite qe votuat ne parlament para pak ditesh.

Rama: Parlamenti s’ka votuar asnje amnisti po me mire merru me pulat se gjelat te hutokan ty Dorjan

Qytetari: U hoqën imunitetet, për motivin që do ndëshkoheshin të korrupruarit..

Sa vite kanë kakuar? Sa u kanë dënuar ??.ASNJË!!.Ka shumë gjykatës të korruptuar, por peng marrsit e Shqipërisë nuk janë këto!!..sa prova ka çuar prokuroria, dhe sa ka hetuar ajo, dhe sa janë dënuar??.çështja nuk asht vetingu,por mënyra sesi zbatohet ligji..dhe nqs, gjykatsit, apo prokurorët, nuk vendosen në kondita me ligje të posaçme që, o të dënojnë të korruptuarit, qofshin fiktiv apo pasiv, o ti deklarojë ligji ata të implikuar me ato që priten të dënohen..dhe vetë e ke thënë:

“Shqiptarët protestojnë rrallë., por e bëjnë fuqishëm”.. kalofsh një ditë të mirë..

Rama: Indrit si duket ti nuk e di cfare eshte Vetingu dhe nuk te ve faj, nderkohe qe pa drejtesi reale nuk ka Shqiperi te drejte, kete e dine edhe pulat!

Qytetari: Z Rama eshte I vertet neni I “amnistise”? Nese po, perse amnistuat disa nga padrejtesite me te medha ne Shqiperi?

Rama: Eshte lajm i rreme!

Qytetari: Edi Rama per here te pare ne jeten time po te thom qe ki me humb keq ,jo si kryeminister po Juventusi yt ka me tu deklasu sot ne menyren me te rende au au au au po valla edhe ata shume keq ,ngushellime

Rama: Arlind, mos u ngut, 50 me 50 jane shanset ma beso

Qytetari: Edi rama e ke gabim nuk jan 50 me 50. Juvja e ka humbjen e sigurt ndersa ju fitoren e sigurt. Asnje se ka 50 me 50

Rama: Mondi, kur thua Juve ke thene asgje nuk eshte e pamundur

Qytetari: Vetigu per lesh o xhaxi edi po tault ballisti tha qe vetigu do qoj burg politikanet e korroptu po ti a mundesh me then kshu se i bie qe te shkoni te gjith ne burg ju o kriminela se po e merrni nqaf polullin te majt e te djadht te gjith nje shkoll keni ba o zotri shikonja popullin se po e merrni nqaf o te pa shpirt o kopila se ju jeni te gjith kopila basha i hoxhes e gjith me rradh jeni kopila

Rama: Imer meso te shkruash shqip se te duhet per veten tende se s’i shkon burrit te shkruaje me kembe pule gjuhen e nenes dhe mos shaj shume degjo mua, se s’ka pike lezeti per burrin te flase sikur ka kater kembe

Qytetari: Vetem kalimi ne qeveri teknike shpeton Shqiperine, duhet Republike te Re!

Rama: ah ah ah, Republike e Re eee? Po per cfare na duhet kjo Republika e Re per te shpetuar gjykatesit e politikanet qe s’kane le gje pa i bere ketij populli?! Hiqe Cadren nga truri se te ka bllokuar rruget e mendimit

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “REPLIKAT/ “Vetëm kalimi në qeveri teknike shpëton Shqiperinë, vetting-u për lesh o xhaxi Edi”. Rama: Hiqe çadrën nga truri”

  1. Edkari says:

    Don Kishoti Mançes
    duke luftuar me mullinjte e eres.

    1. Salbytha says:

      Sanco Panco ndodhet me cader!
      Don Kishoti eshte nje plan I rrjedhur nga Vicidoli

    2. Xen deledashi says:

      Prit edhe pak o kopil çadre, prit se pa punë ke me ngel

    3. Grigor says:

      Akoma ketu to mor pallë? Paske mbetur pa gazetë me duket. Çfarë ndodhi me 55-ën? Apo harrova. Ajo nuk eshte gazete. Eshte fletushke partiake.
      Demek ti nuk je partiak? Çfaredo qe je apo nuk je ti, nje gje je me siguri. Kokrra e pallës.
      Por Shqiperia ka fatin e keq se PDja eshte mbushur me palle si puna jote. Se po te qe vetem per ty? Vetem per ty? Pu pu pu pu, do thoshte ai drejtori i Jovan Bregut.
      Megjithese Ku merr vesh ti nga keto. Harrova qe je kokrra e pallës.
      Eej, mos ma merr per ters, se une vetem fjale te mira kam thene per ty. He te lumte pushke o trimi I Sali Rrumpalles.
      Se mos kujton ti se jam me Edi Ramen. Nuk me plasi fare. Shaje kerdise sa te duash.

  2. donald says:

    sot shqiperia shpeton nga halja i rradhes

  3. elefant says:

    Po kete kryepallen ç’e ka zene me pulat e gjora? Vec me pula e me dele pergjigjet sikur me qene Bamir Topja, veteriner demek.

  4. Shigjetari says:

    Kriza e sotme e stisur nga politikane qe e kane mizen nen kesule e ka pikenisjen ne nevojen imperative te tyre per t’i bere ligjet e vetting-ut te paefektshem. Duket qarte synimi I asaj kategorie politikanesh per te shtyre vetting-un ne pritje te nje situate politike me te favorshme per ta. Populli shikon dhe gjykon.

  5. qejf says:

    Ky eshte bere si Trump me tweet..dhe fb…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *