Terrorizmi elektoral i Kavajës, strategjia antiligjore e Lulzim Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha duket se ka vendosur të shkojë shumë larg me protestën e tij ndërsa në qorrsokak po hyjnë edhe 27 parti të tjera të opozitës. Një ditë më parë, kreu i PD zbuloi nga çadra planin për pengimin e zgjedhjeve të Kavajës. Duke paralajmëruar një protestë, siç e quajt ai kombëtare, Basha deklaroi me plot gojën se zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë do të pengohen përmes një “lëvizje popullore”.

“Kemi vendosur mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes një levizje popullore, paqësore dhe demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi” – tha dje kreu i opozitës duke paralajmëruar kështu bllokimin e zgjedhësve të lirë që duan të shprehin vullnetin e tyre më 7 maj.

Në një situatë të tillë, 7 Maji pritet të jetë një provë sesa do t’i përgjigjen militantët Lulzim Bashës për të ripërsëritur skenarët e dhunës të vitit 1998. Por këtë herë me një ndryshim: Një bllokim i mundshëm i zgjedhësve të lirë përmes dhunës do të ishte i pari rast jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Zgjedhjet e parakohëshme në Kavajë pritet të jenë edhe një provë për qeverinë, autoritetet e sigurisë së rendit, misionin e OSCE dhe ambasadorët e huaj. Kjo sepse janë një sërë nenesh të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe atij Penal që e ndëshkojnë ligjërisht tubimin e paralajmëruar të Bashës.

Neni 3 i Kodit Zgjedhor parashikon se Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod”.

Po ky Kod në pikën 2 të Nenit 77 shprehet se Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”.

Por Kodi Zgjedhor ka përgjithësisht në fokus rregullumin e procesit dhe si objekt merr në të shumtën e rasteve vetëm subjektet zgjedhore. Kështu, duke qenë se opozita nuk është regjistruar si pjesë e fushatës elektorale, kundravajtja ligjore që synon pengimin e zgjedhësve apo ushtrimin e dhunës ditën e votimeve, ndëshkohen përmes Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

Në Nenin 329 të KP përcaktohet qartë se “Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet. Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet”.

Gjithashtu, në rast të një skenari të rrethimit të qendrave të votimit nga militantët e PD, Kodi Penal parashikon qartë format e dhunimit dhe dënimin e autorëve.

“Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet” – shkruhet në Nenin 330 të Kodit Penal.

Megjithatë përpara një skenari të mundshëm dhune në Kavajë, Basha mund të hetohet paraprakisht për deklaratat që bëjnë thirrje për bllokoimin e procesit zgjedhor. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin që të nisë një procedim penal, por kjo do të ndodhtenë rastin kur organi i akuzës të ishte serioz dhe të kishte vullnet.

Kështu, rreth 40 ditë pasi Lulzim Basha bëri thirrje për thyerje xhamash, shpim gomash dhe tërheqje zvarrë të zyrtarëve, Prokuroria ishte e detyruar të pranonte kallzimin e Policisë së Shtetit, por nuk ka asnjë përfundim. Pra, për 40 ditë organi i akuzës nuk është i aftë të hetojë 4 fjali.

Në rastin e zgjedhjeve të Kavajës, që janë një paralajmërim edhe sesi do të zhvillohen zgjedhjet e 18 Qershorit, Partia Demokratike nuk do të përbëjë ndonjë precedent sa i përket bojkotit.

Në vitin 2015 subjekti politik më i madh në opozitë, nuk mori pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kurbinit, pasi tërhoqi kandidatin e saj, Altin Biba. Fillimisht PD regjistroi kandidatin Altin Biba i cili dha dorëheqjen, por KQZ nuk pranoi kërkesën e PD-së për të regjistruar Ilir Pjetrajn si kandidat dhe në të njëjtën kohë nuk pranoi as dorëheqjen e Bibës. Kjo për shkak të tejkalimit të afatit. Në këto kushte PD vendosi t’i bojkotojë zgjedhjet në këtë bashki. (Javanews.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Terrorizmi elektoral i Kavajës, strategjia antiligjore e Lulzim Bashës”

  1. lumi says:

    Nga kush prisni ju te veproje,Llalla?!

  2. Sparetaku says:

    Ku eshte Adriatik Llalla? Pse nuk vepron kur shikon se si dhunohet ligji nga Basha dhe disa rrugeç te pd-ke? Eshte e qqarte se ai nuk do drejtesi ne kete vend.Po te ishte Llalla vertet njeri qe mbron ligjin,e kishte hetuar dhe arrestuar Bashen me njehere,duke fituar keshtu edhe besimin e popullit shqipetar.

  3. Moni says:

    Ne Kavaje ka per te qene fundi i Bashes. Kur dy turmat do te perleshen Basha do te shqyhet per se gjalli dhe do t’ja shtypin koken me gure. Varrimi behet me 9 Maj.

  4. Berti says:

    Ku eshte ai gjiza Adriatik Dhalla, ça jane keto kercenime ne emer te te gjitheve, ku je Avni Rustemi ku je.

  5. ee says:

    Une kam frike se ka dhe PS hundeleshet e saj, dhunshem mund ti kundervihen PD, dhe PD mund te pesoje viktima! Imagjino te vdesesh per Lulin!? Njelloj sikur te luftosh per ISIS.

  6. Ilir says:

    Llalla thote mungon Akuza ?!
    Pra, i takon Partive pjesmarrese ne zgjedhjet e 7 Majit te formulojne padi penale dhe ta dorezojne ne Prokurori .
    Te behet fakt i kryer: Detyrimi i Prokurorise per te reaguar.

  7. Albani says:

    Populli te shkoje I qete te votoje,dhe Luli me horrat ti hane jashteqitjen.

  8. . says:

    – Sepse kane akoma Prokurorin, Drjetesine dhe Presidentin … prandaj nuk duan VETINGUN.

    – Z.Rama te veproje ligji nese ky shale-ngjitur Peshkopie te nxise apo provokoje destabilitet ne Kavaje …

  9. Dire JageBe says:

    Te behen arrestime!
    Kapni telefonatat organizuese. Plasini ne burg gangot militante te PDs.
    Lerojini me hetim te lire. Gjqet te behen kur te kete drejtesi, e jo tani.
    Perdorni kamera.
    lul basha kavaja do jete varri yt.
    Ne ULTRAT e TIRONES do jemi atje ne mbrojtje te votes se Lire.
    Do zvarriteni neper trotuari po bet gek mek.
    EDI RAMA JE HERO.
    Arrestoji per grusht shteti keta minj halesh. Denim me gjykata Ushtarake pa avokat fare
    plehrave.

    Me Respekt nga Tirona Redi Begeja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *