Vetting-u, debatet mes Metës dhe Idrizit gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve

11 Prill 2017, 21:30Politika TEMA

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u miratua komisioni ”ad hoc” për Vettingun dhe ku u votuan tre emrat e mazhorancës, është shoqëruar me debate mes Shpëtim Idrizit dhe Ilir Metës.

Burime pranë mbledhjes bëjnë të ditur se Idrizi ka kërkuar llogari për përjashtimin e PDIU-së nga Vettingu.

Përgjigja e kryetarit të Kuvendit Meta ka qenë se PDIU nuk mund të barazohet me PS-në.

Debati:

Shpëtim Idrizi: Kërkoj shpjegime pse u përjashtua PDIU nga komisionet e Vettingut?

Ilir Meta: Nuk mund të barazohesh me Partinë Socialiste. Janë tre emra për komisionin dhe i katërti del i tepërt.

Shpëtim Idrizi: Unë s’tërhiqem nga gara. Dua të votohem në Kuvend.

Në mungesë të opozitës dhe zërave për të tjera lëvizje të LSI-së, mazhoranca kishte 87 vota dhe zgjodhi 3 anëtarë të saj në komision, Vasilika Hysin, Ulsi Manjën dhe Luan Ramën, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Shpëtim Idrizit të PDIU-së.

2 komente në “Vetting-u, debatet mes Metës dhe Idrizit gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve”

  1. BESIM, QETESI E DASHURI says:

    cdo te thote “ad -hoc? a ka fjale shqip apo jo?
    veting?
    maxhorance?

    cfare djeter, alban dega?

  2. papa tfgs1 says:

    ik o çam i mutit. njerez te pabese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje