VIDEO/ Ja si do duket kulla 250 milionë dollarëshe në Tiranë

11 Prill 2017, 17:55Sociale TEMA
VIDEO/ Ja si do duket kulla 250 milionë dollarëshe në Tiranë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi shpjegoi para deputetëve rëndësinë e investimit prej 250 milionë dollarësh për ndërtimin e kullës ikonike në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet.

“Llogaritet sa 1 e 4 e investimeve të huaja direkte në 2016-n, është një kompani e regjistruar në Dubai, e njohur për ndërtimin e rrjeteve të hoteleve “Hilton”, etj”, tha ministrja Ekonomi.

Në kullën me lartësi 350 metër do të ngrihen ambientet e reja të Bashkisë së Tiranës.

“3000 metra janë për bashkinë, 9 deri në 10 mln dollarë”, tha Ekonomi.

Ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejë hotelierisë dhe aktivitetit tregtar.

“12 mijë metër katrorë për hotele dhe shërbime, edhe për këtë është një mundësi e artë për ne”, u shpreh ministrja.

Por deputeti i LSI, Robert Bitri nuk ishte dakord me lehtësirat fiskale të kërkuara nga kompania arabe. Për këtë ministrja Ekonomi tha se do të negociohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

“TVSH 20 përqind, domethënë 50 mln dollarë, shto tokën, shto përjashtimin për 15 vjet nga tatim fitimi e TVSH-ja, i bije ta ndërtojmë vetë”, shprehet Robert Bitri.

“Me Emiratet Arabe kemi përjashtim nga taksimi i dyfishtë, por besoj tek eksperienca e Ministrisë së Financave sepse kemi kohë që punojmë së bashku”, shprehet ministrja.

Miratimi në Kuvendi i hap rrugë nisjes së negociatave mes shtetit shqiptar dhe kompanisë arabe për një periudhë kohe 30 ditore pas të cilës palët bien dakord për të nisur investimin ose jo.

12 komente në “VIDEO/ Ja si do duket kulla 250 milionë dollarëshe në Tiranë”

  1. krysho ludovik says:

    Origjinal si kulla e Dubahit

    1. krysho ludovik says:

      si kari im ne pidhin e sateme biri im
      ju selefet keni nje kompleks,
      meqe tuajen keni vetem devene edhe arabishten,
      u vidhini te tjereve vendin, historine, heronjte edhe kur mundeni edhe emrin

    2. Raimond vlonjati says:

      Kemi shtet budalla

      Absokutisht kjo nuk duhet ndertuar , , por ky shtet nuk do tja dije

  2. Zambi says:

    Token falas, perjashtim nga gjithe llojet e takasave ..
    Cfare perfiton shteti shqiptar. Investohen 250milione euro qe theshte na kalojne para syve se as ere nuk i marrim dot

  3. Haka Tekizoti says:

    Një fallus gjigant në prezervativ qelqi ose plastike, që do të sundojë një fushnajë hapësire. Po para pamjes do parë leverdia ekonomike, llogarive të të cilës duhet t’u zbriten të gjitha humbjet financiare që rrjedhin nga faljet që do t’i bëhen investitorit. Krahas kësaj do parë se sa e si ndikon te konkurrenca mes investitorëve apo ofruesve të të njëjtave shërbime kjo falje trualli, taksash e përjashtimi nga detyrimet ndaj shtetit për një periudhë të gjatë.

  4. albti says:

    Tashti nuk do ta hame thate, kjo ishte ajo qe i mungonte kombit shqiptar.

  5. kulla per “kafshet”, kasolle per “njerezit” . me siguri bejleret dhe spahinjte e sulltan hamitit dhe “borgjezet” e firmave piramidale . ju ish “pronaret” dhe hajdutet “borgjeze” te tranzicionit : kur te goditeni dhe njehere, s’do keni here te dyte mundesi, te merni fryme .

  6. saimir says:

    a sikur te kishte halla koqe do i thoshin xhaje, si keto makete kemi pare shume ne keto 25 vjet . pirdhni pirdhni se liroheni.

  7. BO$$ says:

    Duhet nje super kulle e larte per te pare pamjet mahnitese qe ofron gjithe Tirana, por ne vecanti, Alliasi, Paskuqani, Bathorja, KoderKamza madje edhe Fushe Kruja do duket ne pellembe te dores.

  8. Celo Mezani says:

    Si ka thene Robert Bitri, po tu heqim TVSH dhe tatim fitimin i bie qe ta paguajme kullen vet ?!?!
    O Zot cfare injoranti ?! Po ai nuk po i thote shtetit me jep ti mua 50 mln dollar. I thote nese do 300 milion investim ne ndertim me hiq taksat per investimin. Nese kulla nuk ndertohet per shtetin ato $50 mln nuk do ekzistojne kurre.

    Po e a di ky kokrra e gomarit qe investimet ne makineri jane te perjashtuara nga TVSH-ja per te nxitur rritjen e prodhimit. Po a ka makineri me te madhe qe nxit ekonomine se nje investim i tille.

  9. Bardhyli.fr says:

    Shqiptaret edhe mund t’a shqelmojne kete oferte per kete projekt sepse,e kane tradite t’a shqelmojne te miren! Sigurisht,nder keta qe vendosin per ndertimin e ketij objekti,pamjen e kane shqiptare ndersa,zemren sllave o greke.Me e keqja eshte se shqiptaret nuk kane intuite per t’i dalluar.

  10. NELI says:

    SA HERE QE BEHET NDONJE E MIRE DHE MODERNE…DALIN GJITHE PABREKSIT DHE E SHAJNE E NA HIQEN SI SPECIALISTA. TURP…NE VEND QE TE THONE I SHKOFTE MBARE DHE TE UROJNE PER INVESTIME TE TJERA TE METEJSHME…PO HAM HAM HAM SI QENTE LEHIN DHE SHAJNE E KRITIKOJNE SUPERPROJEKTE QE AS NE ENDERR NUK NI KANE PARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje