Xavi: Dybala do të përshtatej në Barcelonë

11 Prill 2017, 15:19Sport TEMA

Ish lojtari i skuadrës së Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala do të përshtatej shumë mirë tek katalanasit.

Xavi thuri elozhe për bomberin argjentinas i cili po zhvillon një sezon spektakolar me fanellën e bardhezinjve.

“Dybala do të përshtatej në mënyrë të përkryer në Barcelonë. Ai ka shumë talent dhe është në gjendje të luajë për ndonjë ekip të madh.

 Ai është një lojtar i cili luan në nivel të lartë dhe është ende i ri. Ai është i gatshëm të luajë për Barcelonën”, ka deklaruar Xavi në një intervistë për Marca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje