Ylli Rakipi: Opozita i ka sytë nga LSI dhe Ilir Meta…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari Ylli Rakipi, moderator i emisionit ‘Të Paekspozuarit’ ka bërë një analizë mbi situatën politike në vend, që nga protesta e PD-së dhe zgjedhjet pa opozitën.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në studion e lajmeve në ‘News24’, Rakipi theksoi se gjithçka ka ngelur në dorë të kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Duke qëndruar në këtë linjë gazetari tha se lidhur me qëndrimin e LSI-së është në pritje dhe opozita.

“Kjo krizë duket një kalkulim jo i gjetur. Si të flasim për një skenë teatrale. Ju jeni dëshmitarë të gjithë kësaj krize.

Në fillim u shfaqen me zhurma të mëdha, daulle të mëdha, ofensivë, siç u ngrit populli rumun. Tani kemi një demonstrim të opozitës dhe ka një lëvizje matematikore.

Të gjithë presin se cilët do të jenë veprimet e Ilir Metës dhe opozita i ka mbajtur shpresat tek ai.

Kjo nuk është normale. Kjo është një absurditet i madh dhe siç e shihni po ndodh.

Dje ose pardje, Basha tha se nuk hyn si kryeministër. Çdo ditë Basha thotë dhe gjëra të reja, të ndryshme.

Mund të kërkojë të hyjë dhe si kryeministër. Nuk mendoj se vendosen kalkulimet e një muaji të fundit, si vendosja e çadrës, për fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Palët po luajnë me njëra-tjetrën në mënyrë të pandershme, jo të drejtë, të pamoralshme po e po. Por ne e dimë se politika nuk ka moral.

Qartësisht duket, unë e kam dhe njëherë këtu se Ilir Meta, kostumi që ka veshur këto 8 vite i ri pak i ngushtë, kërkon postin e kryeministrit.

Ata duhet të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin se si do e zgjidhin çështjen. Ata duket sikur janë kundër njerëzve, duhet të flasin nëse mund ta ndajnë ata pushtetin. Opozita nuk duhet të ushqehet me iluzione të tilla. Ne funksionojmë jashtë këtij sistemi që po ndërtojmë.

Po ta shohësh lëvizjen politike të Shqipërisë, është jashtë binarëve të sistemit. Në Shqipëri nuk ka garë, janë si ndërmarrje ekonomike. Luftojnë në emër të njësh-it.

Pra, kemi të zhdukur garën brenda partive dhe çdo lloj gare tjetër që të konsulton dhe të jep të drejtë ky pushtet ta ekzekutosh.

Politika shqiptare fiton një tjetër sistem. Është shumë e vështirë të shtiesh fall se ça do bëjë Ilir Meta sot. Shpesh situata është qesharake, surreale”, tha Ylli Rakipi.

Ndër të tjera Rakipi tha se zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kavajë janë eksperimenti nëse do të shtyhen apo jo zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

< “Nëse Rama do shkojë deri në zgjedhjet e 18 qershorit, Kavaja do shërbejë për t’u parë nëse do shkojë në zgjedhje vendi apo jo. Kavaja është eksperimenti për të stopuar zgjedhjet”, pohoi Rakipi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

24 komente në “Ylli Rakipi: Opozita i ka sytë nga LSI dhe Ilir Meta…”

  1. KOMBI says:

    Rri i qete , zgjedhjet ne Kavaje do te jene ,nga me spetakolare . Rama e meriton nje mandat te dyte , ka bere shume per vendin dhe do te vazhdoje te beje . Eshte nje Shqipetar i vertete qe e don ta shohi Shqiperine si Europa .
    Mos kerkoni qimen ne veze , duhen kujtuar qeverisjet e tjera katastrofale . Qeveri ideale nuk ka .
    Kjo qeveri eshte ne shinat drejt Europes .
    VOTAT PER RAMEN !!!

  2. Latif says:

    O Ylli spo marrim vesh ku mbaron Iliri e fillon ti duke ja puthur bythen kaq shume

  3. santiago says:

    ky eshte gazetari me kar pas Qim Pekes

  4. Jmuni says:

    Ky Rakipi eshte gjeni vallaj..!! Si sna shkoi mendja me pare per kete!?

  5. ilir floriri says:

    a nuk e kuptoni shqiptar. se lsi ka nxjerre ne shitje ilir meten per kryeminister. si mendoni kush do ta bleje ilirin ps-ja apo pd-ja. une mendoj se me shume para ka pd-ja e shkelzenit, argites e lulit. gjithsesesi iliri eshte ne shitje. fullani e nishani kane para e mund te kompensojne pd-ne nqs nevoiten.

  6. Soj says:

    Ky qen kryeminister shqipria dhe shqiptaret marin fund, pse mos te mari ky fund nga populli.

  7. Tralala says:

    Muhabete koti nga gazetare koti. Zgjedhjet me Kavaje do behen. Edhe me 18 qershor do kete zgjedhje. Asnje ne evrope se mbeshtet Lulin. As ne Amerike nuk e mbeshtesin. Pasneser ne Tirane vjen McCain dhe I ve kapakun kesaj pune.

  8. Gac says:

    Kush eshte Ylli Rakipi.Pa ndonje emer qe flet nuk ka pse ta lexosh.Nuk e njoh as si gazetar as si i mencur.
    Lutem me shpjegoni sadopak se kush eshte ky Skenderbe.

    1. Sumatra says:

      Po ta jap une pergjigjen: eshte gazetari me pusht qe ekziston. Se nga e ka marre ate “titullin” gazetar nuk e di, por me teper ngjan me nje qokaxhi, nga ata qe lozin tavell nen hijen e plepave anes rruges dhe leshon nga nje tullumbace. Ne fakt duket se eshte njeri qe ka shume te dhena nga bota e krimit (sidomos atij politik se ka qene i perfshire), gjithmone kur flet mundohet te jape te kuptoje se ai di shume me teper gjera informale, e informalitetin perpiqet ta perdore si shantazh.

  9. Gac Gjondrekaj says:

    Kush eshte ky Ylli Rakipi.Nuk e njoh fare.Mos eshte ndonje pasardhes i Skenderbeut.

  10. Tani says:

    Filloi Ylli te pjeki pula, rjepin pjekin pula te kalbura pastaj i publikojn (agallaret e fshatit mediatik me kazanin)

  11. artan says:

    O Rrake take. E tregove veten ne debat me Ramen se sa fshatar dhe i paafte qe je. Qofte News 24 qe te mban aty.

  12. BARMASHLIU says:

    O YLLI, O ORATOR.!!
    MË I TALENTUARI I BARMASHIT.!
    KUR LIGJËRON TI,DHE ZOGJTË DËGJOJNË.!
    SI THUA TI ,DO TË BËHET.!
    I DI MIRË TI KËTO PUNË.!
    TË FALA DOKTORIT.!QË HERË TË ZË , DHE HERË TA….

  13. kabe says:

    a ke pire ndnje gotr

  14. LULJA says:

    Artano.!Jo kështu.
    Zoti Ylli ,për të mirën e popullit e ka .
    Sa për vehte, ai është plot.
    E paguajnë mirë pë shërbimet që u bën.
    Basha dhe Sala e kanë dorën e lirë
    Ja ka ndjerë lezetin Ylli.
    Le që ai është dhe kursimtar.Më kanë thënë se kështu janë ata nga Barmashi.
    Prandaj është bërë pasanik.LUM BARMASHI QË E KA!

  15. PO,PO says:

    Na acaroni nervat , kur na nxirni per dite nje idjot te kriminalizuar deri ne fyt
    dhe te matufepsur , qe eshte turpi i gazetarise shqiptare , si z.Rakipi !
    Cfar te reje , po na thote ky , duke perseritur ate qe i dine dhe femijet tane ?!

  16. beso says:

    i pijshem gjithe diten

  17. Z RAMA ka perkrahje nga nderkombetaret dhe shumica e SHQIPETATEVE prandaj eshte i palekundur ajo qe thote z RAKIPI qe Opozita i ka syte nga z META eshte e vertete z META duhet ta ndaje mendjen te prish kualicionin dhe krijohet QEVERIA TEKNIKE.

  18. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    Nuk kuptojne nje gje shume te thjeshte lexuesit.
    Eshte e kunderta, PD po mban per koqesh LSI-ne sepse duke mos u futur ne zgjedhje PS nuk ka nevoje te bej koalicion me LSI e automatikisht LSI del ne opozite.
    LSI duhet t’i lutet PD te futet ne zgjedhje qe te kete mundesi te bej koalicionin me PS.
    LSI ka deshire te kete 2 alternativa koalicionesh pas zgjedhore nese hyn e vetme.

    Une shpresoj qe Lulushi ta coje deri ne ate pike sa LSI te bej koalicion parazgjedhor me PD.

  19. neseba says:

    Ky është trap.

  20. Naim Frasheri says:

    Lexoj vetem Komentet ,kete By…..ir se lexoj kurre,Njeri Shkerdhat

  21. gac says:

    Rendesi ka ku i ka syte Ylli Rakipi.sepse te tjeret si foles si komentues si politikane jane fare pa rendesi para tij.Media thot ai nuk duhet kundershtuar sepse eshte zeri i te vertetes(rrenes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *