Zbardhen debatet në grupin e PS: Nuk e dimë nëse LSI do jetë aleate! Anëtarët e komisionit të Vettingut, dilema e koalicionit…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Parlamenti do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të tentuar ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, teksa opozita nuk do të marrë pjesë në seancë.

Në mbledhjen e orës 18:00 është parashikuar që të miratohet procedura e ngritjes së komisioneve të vettingut si dhe përbërja e komisionit “ad hoc”.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, Ruçi i ka njohur socialistët se dy anëtarët e PS do të jenë Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa një emër i takon LSI.

Burime nga kjo e fundit bëjnë me dije se Luan Rama do të jetë i mandatari i saj. Në këtë mënyrë, PDIU e cila më parë kishte propozuar emrin e Shpëtim Idrizit për ta përfaqësuar në këtë komision, duket se ka ngelur jashtë.

Por fakti që një emër i takon LSI-së dhe kur në Kushtetutë është parashikuar që përbëja e komisionit të jetë me 3 deputetë të opozitës dhe tre të mazhorancës, ka ngacmuar Erion Braçen të hedhë dyshime mbi vijimin e procesit.

Në mbledhje ai ka pyetur Ruçin se si do të veprohet në rast se koalicioni me LSI-në nuk vazhdon, ndërkohë që po  i jepet nj vend në komisionin “ad hoc” në emër të mazhorancës, raporton Shqiptarja.com.

Mësohet se Ruçi të jetë shprehur se tashmë flitet në emër të koalicionit dhe nëse do të ketë kushte të reja, do të ketë logjikë tjetër shkruan shqiptarja.com. Debate po ashtu ka pasur edhe mes Ruçit dhe ministrave për shkak të mos paraqitjes në kohë të ligjeve nga qeveria.

Debatet në grupin e PS

Gramoz Ruçi: Nesër do të kemi seancë të jashtëzakonshme plenare, për ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun dhe prania e të gjithëve është e detyrueshme. Ne do të votojmë pro ngritjes së këtij komisioni, duke propozuar tre emra të mazhorancës. Nga ana jonë propozohen emrat e deputetëve Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa një vend i takon LSI.

Erjon Braçe: Shumë qartë kryetar. Ne po shkojmë në këtë komision të rëndësishëm me dy emra nga ne e një nga aleati ynë LSI. Puna është se po shkojmë pa ditur se ku po shkojmë. Sot e kemi aleat, nesër nuk e dimë do ta kemi apo jo. Si na garantohet balanca e komisionit të vettingut pastaj, nëse LSI nuk vijon të jetë pjesë e koalicionit?

Gramoz Ruçi: Ne sot po flasim në emër të koalicionit, dhe koalicioni ka këtë përbërje. Ky nuk është një diskutim që na takon ta bëjmë ne këtu. Nesër do të ketë tre emra në emër të mazhorancës. Kaq. Në rrethana të tjera, flasim prapë.

Debati për ligjet

Gramoz Ruçi: Ditën e enjte kemi po ashtu një seancë të ngjeshur. Do të kemi dhe një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve dhe dua që disa ligje të rëndësishme t’i fusim në kalendar për t’i miratuar brenda këtij sesioni. E kam fjalën për ligjin e përpunimi të mbetjeve të ngurta në Vlorë e po ashtu dhe për importimin e mbetjeve.

Arben Ahmetaj: Do të kërkoja që edhe ligji i miratuar së fundmi në qeveri për uljen e taksës së turizmit, të kalojë sa më shpejt, mundësisht dhe me procedurë të përshpejtuar. Është një lehtësi e madhe për biznesin turistik përpara sezonit, por edhe përpara zgjedhjeve.

Ermonela Felaj: Ne si qeveri kërkojmë që patjetër disa ligje me rëndësi si këto të kalojnë shpejt nga ky parlament.

Gramoz Ruçi: Epo parlamenti nuk funksionon siç ju do qejfi juve. Ka rregullore dhe procedura. Më doli goja vendit duke ju kërkuar të sillni ligje në parlament. Ju i sillni kur jua ka qejfi dhe doni t’i kalojmë menjëherë. Tani ato s mund të kalojnë se thoni ju, si fillim duhet të hyjnë në kalendar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zbardhen debatet në grupin e PS: Nuk e dimë nëse LSI do jetë aleate! Anëtarët e komisionit të Vettingut, dilema e koalicionit…!”

  1. selman58 says:

    gramozi eshte garanti i demokracise ne vend. rendesi kane zgjedhjet pastaj ca ligje “te rendesishme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *