Zgjedhjet: 6 aleatë tradhtuan Bashën (firojnë 60 mijë vota)

11 Prill 2017, 15:28Politika TEMA
Zgjedhjet: 6 aleatë tradhtuan Bashën (firojnë 60 mijë vota)

Gjashtë forca politike, pjesë e koalicionit të udhëhequr nga PD në zgjedhjet e 2013-s, u regjistruan në datën 10 prill në zgjedhje, duke konfirmuar largimin e tyre nga spektri i djathtë i politikës shqiptare.

Largimi më i bujshëm, ndonëse nuk është një lajm i ri është ai i PDIU-t, të Shpëtim Idrizit, parti e cila në zgjedhjet e kaluara grumbulloi pothuajse 45 mijë vota, duke siguruar katër mandate direkt, plus një, vetë Idrizin që i ishte dhënë vend në listat e PD-së.

MEGA, partia e dytë më e madhe e minoritetit grek, konkurroi në vitin 2013 edhe ajo si aleate e demokratëve. MEGA u bë e njohur në zgjedhjet vendore të vitit 2015-s në të gjithë vendin, pasi arriti të fitonte e vetme Bashkinë e Finiqit. Në këto zgjedhje, partia e drejtua nga Kristo Kiço pritet të konkurrojë si pjesë e koalicionit të majtë.

PAA dhe PESH, përkatësisht Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia e Emigacionit Shqiptar, të drejtuar nga Agron Duka dhe Kostaq Papa,(Shih tabelën e KQZ) gjithashtu kanë braktisur Lulzim Bashën. Të dyja bashkë, këto forca grumbullojnë mesatarisht mbi 5 mijë vota.

Janë edhe dy forca të vjetra politike, Aleanca Demokratike e themeluar nga Neritan Ceka dhe Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit, ato që kanë konfirmuar “skizmën” me të djathtën, duke u regjistruar në këto votime.

Ndonëse koalicioni i majtë nuk është konfirmuar ende, duke besuar fjalët e Lulzim Bashës, që ka përjashtuar të gjithë ata që janë regjistruar tashmë, është e lehtë të parashikohet se të gjashtë këto forca do të konkurrojnë në listat e koalicionit të udhëhequr nga PS, duke i shtuar përafërisht 60 mijë vota të majtës.

Ekstrakt nga lista e publikuar e partive të regjistruara në KQZ:

4 komente në “Zgjedhjet: 6 aleatë tradhtuan Bashën (firojnë 60 mijë vota)”

  1. landi says:

    gazeta tema! jeni kthyer ne lepires te Rames. Njelloj si Spartaku i Ngjelajve…Genjeshtrat i keni me oke…Po prisni darken e sotme dhe pastaj e dini vete fatin tuaj. Nuk ka leke te Tahirit. Nuk do kete as leke te Rames.

    1. arturi says:

      O landi-leshi! Ka ardhe McCain ne Tirane. Nga ai, ka frike dhe Putini, e jo me Sali Nastradini!
      Ngushellime dhe fshihuni derisa te ike McCain!

  2. BABAGHYSHI says:

    Keto parti , qe kane braktisur bajraktarin e Vicidolit , duke u regjistruar
    per votime , nuk do te thote aspak , se u kthyen ne parti te majta .
    Ato do te konkurojne si parti opozitare me 18 qershor !

  3. ILIRIA E BASHKUAR says:

    JA NJE TITULL TIPIK GAZETAR I DOBET. PERSE SHKRUANI “TRADHETUAN” ?
    PERSE NUK SHKRUANI SE NJERZIT KANE TE DREJTE TE JENE TE LIRE TE ZGJEDHIN ?
    PERSE NUK SHKRUANI SE PJESEMARJA NE ZGJEDHJE ESHTE DETYRE PER PARTITE ?
    PERSE NUK SHKRUANI SE PARTITE DUHET TE JENE NJE GRUP NJERZISH NE SHERBIM TE POPULLIT ?
    JA PRA DISA GAZETARE QE NUK DINE TE NDIHMOJNE TE VERTETEN DHE POPULLIN.
    KJO ESHTE PA AFTESI E SHKOLLES QE I BENE TE KEQEN VENDIT ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje