Bushati i përgjigjet Bashës: BE dhe SHBA s’mund të korruptohen

Një tjetër zë nga mazhoranca ka reaguar për deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Bashës në lidhje me vettingun.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se reforma në Drejtësi është një reformë që u takon të gjithëve, dhe se nuk mund të mendohet që asistentët kryesore të ëksaj reforme SHBA dhe BE të mund të korruptohen nga një person i vetëm.

“Nuk i takoj klasës së vjetër politike. Është një reformë ku kanë investuar edhe partnerët jo vetëm në kapacitete, por edhe burime njerëzore. Çdo gjë fillon dhe mbaron tek reforma në drejtësi. Nuk besoj se ShBA dhe BE të korruptohen nga një politikan shqiptar. Mbetet një përpjekje e dështuar.

Bushati nënvizoi se reforma në drejtësi nuk mund të mbahet peng nga opozita, duke shtuar se vettingu është i vonuar. “Sa i takon zgjedhjeve të 18 qershorit, Ministri i Jashtëm tha se “zgjedhjet janë detyrim kushtetues. Partitë janë vetëm një instrument ku qytetaret me vote te lire kanalizojnë bindjet e tyre. Duhet te angazhohemi te gjithë se bashku. Ne po punojmë çdo dite për zgjedhje, duke kërkuar edhe një mandat tjetër”, tha Bushati.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *