Deputetja demokrate: Nuk jam për rrëzimin e qeverisë me forcë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka qenë sot e ftuara e “Këndit të ekselencës” në Vila 24 në News24 ku ka folur përveç jetës personale edhe për situatën politike.

Ajo tha se është kundër revolucioneve dhe rrëzimit të qeverisë me forcë por se protesta e opozitës dhe ngritja e çadrës në bulevard erdhi pasi opozita u la jashtë vendimmarrjes dhe nuk u mor parasysh nga maxhoranca, shkruan BW.

“Nuk kam qenë ndonjëherë për ndonjë revolucion që të marrim armët dhe të rrëzojmë qeverinë me forcë.

Unë kam qenë në Dibër për zgjedhjet dhe ka qenë një situatë shqetësuese.

Kur shikon kriminelë në parlament, kur droga është bërë më se e zakonshme…

Sigurisht që nuk kam qenë për një lloj proteste të ekzagjeruar, por kur nuk merret asgjë parasysh, vihet në këtë protestë.

Si mund të rrijë zoti Rama në krye të qeverisë kur ka 19 kriminelë në parlament?”, tha Tabaku.

Ajo tha se qëllimi i opozitës nuk është pushteti, por qeverisja.

Nuk më pëlqen fare ardhja në pushtet, qëllimi i një partie është qeverisja”, tha Tabaku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Deputetja demokrate: Nuk jam për rrëzimin e qeverisë me forcë”

  1. sopiqoti says:

    A EDI ZONJA apo ZONJUSHA TABAKU SE NE GRUPIN E SAJ PARLAMENTAR MILITOJNE DY KRIMINELE QE KANE VRARE QYTETARE TE PAFAJSHEM ? Hidhe shikimin me pare ne oborin tend pastaj ne oborin e te tjereve.

  2. Dibrani says:

    Moj idjote , kujt ia ben keto sofizma ti…plehre ?! Ke perpiqesh te mashtrosh
    ti funderine , qe e kujton veten te zgjuar ?! Qeveria , na qenka qeverisese ,
    por pa pushtet ! Vetem nje idjot mund te flase keshtu ! YYYYYYTTT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *