“Disa ambasadorë të huaj në Tiranë janë shëmbëlltyra e djallit dhe interesave okulte të Serbisë dhe paguhen nga qarqet e drogës. Ata duhen flakur prej zverku!”

Prej kohësh në Tiranë ka nisur një sulm frontal ndaj ambasadorëve perëndimorë.

Shkak është bërë natyrisht insistimi i tyre për të kaluar reformën në drejtësi.

Insistim që nuk vjen prej vullnetit të tyre personal, por prej vendeve që i kanë punësuar, duke qenë se reforma në drejtësi është një produkt i SHBA-së dhe BE-së dhe Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar, e kanë mbrojtur fort këtë gjë.

Një deklaratë e Vangjel Dules, se disa ambasadorë kanë kërkuar që partitë opozitare të futen në zgjedhje pa PD-në, e cila kërkon të mbajë peng reformën në drejtësi, ka bërë që ndaj ambasadorëve të shpërthejnë sërish sulmet.

Që disa ambasadorë të huaj në Tiranë janë shëmbëlltyra e djallit dhe interesave okulte të Serbisë e disa interesave private financiare, kjo nuk ha diskutim. Që disa prej tyre marrin rroga nga qarqet qeveritare të drogës, edhe këtë nuk e vë njeri në diskutim, por që të arrihej deri aty sa t’ju thonë disa kryetarëve të opozitës siç ka deklaruar Vangjel Dule, kjo është kriminale”, shkruan gazeta e Nikoll Lesit, “Koha Jonë”.

Zoti Dule! Trego emrin e diplomatit të huaj që populli ta marri për zverku e ta flakë nga territori shqiptar”, vijon më tej shkrimi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...