Idrizi apel presidentit: Është urgjente, mblidh partitë në një tryezë

12 Prill 2017, 13:26Politika TEMA
Idrizi apel presidentit: Është urgjente, mblidh partitë në

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ka bërë apel kreut të shtetit Bujar Nishani që  të thërrasë në një tryezë të gjithë partitë politike.

Ai i  bën thirrje që të gjeje mes palëve një zgjidhje për situatën politike.

“Pakti kombëtar i arritur nga PDIU synonte uljen e tensioneve mes palëve si dhe  për të bërë zgjedhje brenda standardit.
Pakti kombëtar i PDIU synonte plotësimin e detyrimit kushtetues për arritjen e konsensusit të gjerë për figurën e Presidentit.

Pas paktit të PDIU, të tjera forca bënë të njëjtën gjë dhe erdhën me propozime të ndryshme.  PDIU beson se vetëm dialogu serioz, i shpejtë, jo vetëm politik por edhe kombëtar është hapi i parë për zgjidhje dhe shmangien e krizës që sot mund të dëshmojë se sa e thellë mund të bëhet nesër.

Edhe ligjërimi kushtetues edhe ligjërimi ultimativ po rrisin anormalitein e situatës politike. Dialogu largon krizën politike Besoj se ende ekziston koha për gjetjen e një zgjidhje që u jep besim qytetarëve.

Ndasitë do ta bëjnë edhe më dëshpërues krizën e vendit. I kërkoj Presidentit të Republikës të thërrasë një tryezë të përbahskët parlamentare për gjetjen e mjeteve për një klimë normale për zgjedhjet parlamentare. Nga ku ne të dalim të gjithë bashkë me një zgjidhje që ja kemi detyrim qytetarëve,”  deklaroi Idrizi nga nga kryesia e Kuvendit.

KOALICIONI: Pa dyshim do vazhdojmë të jemi në një aleancë

Sa i përket koalicionit me Partinë Socialiste, duke iu referuar  rrëzimit të emrit të tij për anëtar të Komisionit të vettingut aitha se aleancat nuk vendosen nga një votim.

“Pa dyshim do vazhdojmë të jemi në një aleancë. Aleanca nuk vendoset nga një votim apo nga një mosmarrëveshje, megjithëse e arsyetuar ka qenë shumë më tepër një arsyetim i gabuar për të qenë pjesë e opozitës sesa rrëzimi i emrit tim.
E përsëris prap, sa më shumë aktorë politikë të marrin pjesë aq më shumë garanci do ketë reforma në drejtësi që të jetë e gjithëpranuar. Ne jemi pjesë e kësaj mazhorance. Ka pasur një diskutim të munguar midis nesh me kërkesën tonë që të flasim për një marrëveshje të re, deri më sot nuk është realizuar,”  
nënviozi Shpëtim Idrizi.

2 komente në “Idrizi apel presidentit: Është urgjente, mblidh partitë në një tryezë”

  1. butrinti says:

    O IDRIZ DRIZ! A KA TARGE PRESIDENTI PD ist NISHANI ME NISHAN TE MBLEDHI PARTITE. CFAR TE MIRE KA PARE SHQIPERIA NGA KY PRESIDENT?

  2. Renato says:

    Iniciativa e kreut te PDIU eshte per tu marre shembull nga te gjithe kryetaret e partive te medha dhe presidenti duhet te mbledhe bashke keta krere per ti dhene fund kesaj krize. Shpetim Idrizi eshte shembulli ideal qe kerkon zgjidhjen e kesaj krize dhe kjo eshte merite e tij dhe e partise se tij.
    PDIU eshte e vetmja parti qe kerkon zgjidhjen e kesaj krize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje