Koalicioni dhe zgjedhja e Presidentit, Rama kokë më kokë me Metën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë nisur një takim te Kryesia e Kuvendit.

Zhvillimet e fundit politike si dhe vendimi mbi koalicionin PS-LSI duket se do të jenë në fokus të diskutimit mes dy liderëve kryesorë të së majtës.

Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Takimi po zhvillohet pak orë parë nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të republikës.

Ndërkohë që nesër kryeparlamentari Ilir Meta në orën 10:00  do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve vjen menjëherë pas kërkesës së kreut të grupit Parlamentar socialit Gramoz Ruçi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *