Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mentor Nazarko

Ndërsa banaqet e debatit politik po vënë bast se me kë do dalë në koalicion LSI-ja, ka një shans tjetër për vendin: koalicioni me bazë të gjerë PS-PD, si ilaç për shumë probleme

A i ka kushtet Shqipëria për t’u qeverisur nga një koalicion me bazë të gjerë, PS-PD, apo dhe më të gjerë sesa kaq ? A i duhet Shqipërisë një qeverisje e dy partive të mëdha, e hapur për të tjera ? Nëse, po si duhet arritur tek ky koalicion ?

Hëpërhë ne mund të sjellim një tërësi argumentash pse duhet një qeverisje e dy partive të mëdha. Pra të japim një përgjigje për pse-në. Për si-në, ndoshta është herët,duhet një kohë e gjatë dhe një shkrim shumë i gjatë për ta trajtuar. Për më shumë do hynim në faqet e një libri këshillash praktike për negociatat për të cilat liderët tanë kanë eksperiencë të madhe. Me negociatorë privatë, me miq të huaj, me botues në mes, etj.

Konica.Al ju sjell në mbështetje të qasjes pro një koalicioni të partive të mëdha, shembujt e Gjermanisë, Kosovës dhe Kroacisë. Gjermania i ka bërë këto koalicione në 1966 dhe në vitet e fundit, me objektiva precizë- reformë taksash, apo më vonë për të shmangur krizën politike të gjatë. Kosova gjithashtu, ka koalicione të mëdha në dy raste,megjithëse gjendet në Ballkan. Kroacia ka realizuar me sukses një Pakt Kombëtar për integrimin që parashikonte që si negociator me BE-në të ishte një përfaqësues i opozitës, që ligjet e integrimit të kishin korsi preferenciale parlamentare, etj, etj.

Pra kemi tre tipologji vendesh që kanë realizuar me sukses qeveri me bazë të gjerë : Gjermania, me standarte të larta qeverisjeje ; Kroacia në pritje të aderimit në BE ;Kosova ende jo antare e OKB-së pse llogaritë elektorale të stabilitetit ia impononin.

Parë kështu, Shqipëria i ka brenda historisë së saj të afërt politike të tre nevojat që kanë patur tre vendet e mësipërme.  Dhe ka arsye të paktën të tejkalojë Kosovën, e cila në këtë pikëpamje ka treguar pjekuri më të madhe politike. Koalicioni i gjerë nuk u imponua nga ndërkombëtarët, por u arrit si pajtim i vetë partive më të mëdha.

INTERESI KOMBËTAR, INTEGRIMI

Duke u marrë me llogaritjet taktike të momenteve të fundit para regjistrimit të koalicioneve apo të një skenari krize të imponuar nga çadra e opozitës, që ndihet e dobët në sondazhet parazgjedhore, apo para fuqisë reale të grupeve të lidhura të politikës me kultivimin e drogës, shoqëria shqiptare, politika, mediat po harrojnë një objektiv të rëndësishëm kombëtar. Integrimin europian. Nga të gjithë zërat autoritarë të Bashkimit Europian po qartësohet se nëse Shqipëria e voton vetingun, atëherë në verë, Komisioni do të rekomandojë çeljen e negociatave me vendin tonë, propozim që do mundësohet me një raport ndërmjetës. Në dhjetor, si thonë ekspertët e çështjeve europiane, raporti do shqyrtohet nga Këshilli Europian dhe me gjasë në janar të 2018, procesi i negociatave do të fillojë realisht. Ky premtim nuk është diçka e parëndësishme.  Ai është rreshtim i Shqipërisë në një rend me Serbinë për të mos penguar njera tjetrën ; ai është dëshmi e vullnetit europian për t’ja larguar Ballkanin ndikimit rus, etj, etj. Më në fund është hap drejt modernizimit të vendit rreshtimi i Shqipërisë me kuadrin legal europian, me programet e ndihmave europiane, etj,etj.

PROBLEMET QË DO ZGJIDHESHIN

Qeveria me bazë të gjerë do të zgjidhte njëherësh disa probleme.

Nga pikëpamja elektorale do krijonte dinamika të reja. LSI si parti që ka në emërtim, integrimin do duhej të përfshihej në të, por nëse jo, do kishte mundësinë të bënte opozitën. Do merrte fund loja e të tretit me dy të parët, do ndryshohej Kodi zgjedhor, do krijoheshin garanci për hyrjen në lojë të partive të reja, etj, etj. Sipas ligjeve të ekuilibrit, vendi nuk do mbetej pa opozitë.

Do të votohej vetingu menjëherë. Pra do të realizohej kushti i parë i çeljes së negociatave në verë. Pushteti i drejtësisë do të fitonte frymëmarrje tjetër dhe do të ndihej më i pavarur nëse pushteti politik do ishte dy ngjyrësh. Mbase do duhej të bëhej njëlloj aministie, për të qetësuar ato individë që ndihen të kërcënuar nga

Do të miratoheshin me shpejtësi ligjet e integrimit sipas modelit kroat.

Do ndalonin shumë gryka zjarri të palëve kundër njera tjetrës, me lajme të rrejshme, sulme, etj, etj. Do humbte kuptimi i disa mediave, i disa lloj analizave, i disa lloj analistëve, etj, etj.

Klima politike do të qetësohej shumë, dhe nëse do të acarohej më vonë mbase do të ndodhte me standarte të tjera. Më të larta.

Klima për investime do të ishte shumë më e mirë. Qoftë për investime të brendshme, qoftë për ato të jashtme. Do çliroheshin energji pozitive të reja, e keqja do kishte më pak hapësirë. E kaluara do shihej me sy të përafruar, por dhe e ardhmja gjithashtu. Dy partitë përfaqësojnë njëherësh dy kampe  armiqësore me prejardhje historike. Do i vendoseshin kapakë të rëndë historisë, në emër të projektimit të së ardhmes.

Politika e jashtme do të unifikohej, do të fitonte më shumë peshë, dhe do rrezatonte pozitivisht drejt faktorit shqiptar në përgjithësi. Shqipëria do të shndërrohej në shembull për rajonin dhe kjo do ta rriste ndikimin tonë në rajon, imazhin tonë ndërkombëtar.

Berisha, lojtari më i fortë brenda opozitës, ndoshta ka nevojë në këtë moment me i thirrur mendjes :cila do të ishte mënyra më e mirë për të mbyllur karrierën e vet politike, lufta apo paqja ?

Ky skenar, mbase është ëndërrim, por nuk është krejt i pamundur dhe ka ndodhur diku. Thjesht duhen gjetur negociatorët, duhet gjetur si të arrihet tek ai. Mbase duhen gjetur negociatorë ndërkombëtarë, apo shqiptarë me peshë të madhe, të besueshëm tek të dy palët… Duhen fiksuar rregulla të qarta për kompozimin e qeverisë së ardhshme, kush e merr kryeministrin e përcakton kushtetuta. Po kjo është temë e gjerë, që mbase duhet ta rimarrin të tjerët…(Konica.al)

Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

20 komente në “Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

  1. kabe says:

    Kualicion me hajdutet dhe me ata qe i kane bere 1000 te zeza keti populli;asnjehere.

    1. xheJ eN Bi says:

      Kisha idene se si analist Nazarko do ishte me shume pragmatist se sa idealist.
      Idealizmi i Nazarkos ne teori eshte i perkryer ,po ,nese do shohim realitetin
      do te veme re se shumica e PD-es dhe shumica e LSi-se ,Vetting-u i kalb ne burg.

      Kush do pranonte te behet Vetting-u ,se kjo eshte thembra e Akilit.

  2. Dajti USA says:

    Mentor vellaj,mire e ke menduar,do i ulte shume tensionet dhe do i hapte perspektive vendit,po eshte utopi per tu realizuar,mbasi PD-eja eshte parti e inkriminuar,ka bere shume krime,kasaphana e 21 Janarit nuk mund te harrohet,gjaku eshte derdhur aty ku ata kane ngritur cadren.Saliu ka bere shume krime,ta amnistosh eshte nje precedent i keq,plus cfare do i themi familjareve te viktimave te Gerdecit dhe 21 Janarit,ah po ne se pd-eja distancohet nga Saliu dhe ai te perballet me ligjin pa suportin e saj.

  3. mergim tari says:

    Pasi te denohen vrasesit e 21 janarit, ata qe i dhuruan derin grekut, ata qe vrane 26 shqiptare ne Gerdec, ata qe vodhen rrugen e kombit, ata qe vrane Remzi Hoxhen, Kosta Trebicken, ata qe vodhen miliona me tenderat ne sistemin energjitik shqiptar, ata qe vodhen me duart e Fasllicit, Nue Leshit etj……, atehere, E VETEM ATEHERE LIND E DREJTA QE EDHE MUND TE DREJTOJNE PS DHE PD. PER MOMENTIN NUK MUNDET QE TE RRINE BASHKE NE NJE DHOME, NE NJE KIZHINE, TE HANE SE BASHKU EDHE VRASESI EDHE VIKTIMA, EDHE KRIMINELI EDHE MARTIRI, EDHE NJERIU EDHE JONJERIU. KAQ.

  4. lumi says:

    Ky koalicon PS-PD eshte vetevrasje per vendin.
    A s’jane ata te PD qe s’po lejojbe te behet reforma ne drejtesi?Si mendon ti se kur te jene ne qeveri,do ta miratojne?
    Kurr.Keshtu kaper te ecur Shqiperia keq e me keq.
    Asnje reforme qe nuk i intereson Saliut s’ka peru bere.

  5. SISTEM DY-PARTIAK (ILIRIA E BASHKUAR) says:

    ZGJIDHJA NE SHQIPERI DUHET TE BEHET SI NE VENDET ME ME SHUME STABILITET POLITIK NE BOTE.
    DUHET VETEM NJE SISTEM DY-PARTIAK,
    TE GJITHE TE GJEJNE ELEKTORATIN E VET DHE TE MARIN PJESE NE GARE,
    KUSH FITON DUHET TE QEVERIS ME SHUMICE DHE SKA ME LLAFE, KONJUKTURA, INTRIGA, SHPIFJE, VETVRASJE.
    VENDET QE KANE KETE SISTEM NUK JANE VENDE DIKTATORIALE.
    NE TE KUNTERT ATA QE PRETENDOJNE SE JANE DEMOKRATE TE MEDHENJ, ATA KANE ME SHUME PROBLEME DHE DOBESI NE ZHVILLIM.

  6. Ivan i madh says:

    Kjo qe mendoni ju Nazarko nuk realizohen ne Shqiperi se te njejtenin veprim beri dhe Greqia para disa vjetesh dhe ku katandisen dy partite e medha PASOKU dhe Neo Demokracia kendezi nje thele pas bashke qeverisies se tyre. Pra dhe PS po pranoi keshillen tuaj do katandiset si PASOKU dhe sdo mbledhe veten dot se pak po e luftojne krimbat nga brenda si Koco e Beni dhe kjo i duhet. Pra do jete nje gabim fatal per PS dhe te majten shqipetare.

  7. papa tfgs1 says:

    Po ja qe nuk ngaterrohet mielli me krunde. PD + LSI kancer i Shqiperise

  8. shpresa says:

    Jam dakort me ty Nazarko per sugjerimin dhe analizen, por ka nje veçanti ne vendin tone se pd ka njerez ne krye qe kane vrare, kane tradhetuar dhe kane vjedhur kete vend; si mund te ndertosh me ta qeveri?! Te pakten, keta, meqense nuk ka drejtesi ne Shqiperi, duhen te shkojne tek prifti apo hoxha te rrefehen per kusuret e tyre qe hoxha dhe prifti ti pastrojne nga mekatet dhe pastaj te behet koalicioni. Nuk e di se ai do pastroje dot dhe prifti!

  9. kleptofagos says:

    PD+LSI, PS+LSI, PS+PD………
    Ali Hoxha ose Hoxhe Aliu….
    Mashtrimi dhe grabitja vazhdon njelloj.

    1. Martin says:

      Tamam, ashtu eshte.

  10. Shigjetari says:

    Idea tingellon si e mire per kapercimin e krizes por duket e parakohshme pa u pastruar gjykatat dhe politika. Ne nuk jemi Gjermania. Nuk jemi as Kosova ku politikanet kryesore nuk kane bere gjera te ngjashme me disa nga tanet. Kur ti mendon qe Berisha t’a mbylle mire ke thene njeherazi se eshte i pafajshem per çfare i ka bere Shqiperise deri me sot.

  11. Pashai says:

    Të pshurrsha në shkrim!

  12. pas says:

    Kjo është të çimentosh në pushtet edhe për të paktën 6-7 vite forca politike të provuara tashmë për bëma dhe gjëma të papara kurrë në asnjë vend të botës e të mbetura pa ndëshkuar – sa për të përmendur, piramidat, dalja e armëve nga depot ushtarake më 1997 dhe vjedhja e Thesarit të Shtetit, apo falja e hapësirës detare një shteti tjetër! Këta politikanë s’janë të prerë për të menduar për interesa kombëtare, ata thjesht zbatojnë axhenda që lidhen me pasurimin e tyre, ose edhe më të errëta. Madje ata janë bërë bashkë për të penguar ME LIGJ mundësinë për të hyrë në Kuvend për çdo forcë politike që nuk futet në koalicion me to. Asgjë e mirë nuk mund t’i vijë Shqipërisë nga aleanca mes të pandershmëve. Provë është marrëveshja për të ndryshuar Kushtetutën në prill 2008!

  13. capi dhia says:

    Naiv ky djale, qekurse lindi. Koalicioni PS=PD do te thote konsolidim i mafies ne pushtet, per jete, si ne Napoli dhe Sicili e me keq se aq.
    Albania dhe Allemania fillojne me germen A, por dy shtetet jane shekuj larg njera tjetres.

  14. anticensurë says:

    nazarko thotë në fillim se “për të folur për një koalicion PD-PS duhet shkruar shumë”,etje etje!!
    dhe unë them se ai ka të drejtë!!thjeshtë për koalicionin dhe jo për arsyet që sjell si argumente për këtë koalicion!!
    argumentet e tij,si e thotë dhe vetë,janë për gjermaninë,por aspak për shqipërinë!sidoqoftë VK,ai ka të drejtë!!
    arsyeja time që i jap të drejtë atij është e thjeshtë:NUK KA ASNJË NDRYSHIM NDËRMJET TË DY PARTIVE(bandave).kanë të njëjtin program,kanë të njëjtit financues,kanë të njëjtit persona që ju japin tenderat,kanë kryetarë në të njëjetin nivel çmëndurie!!
    të dy kanë të njëjtën përvojë tradhëtie me LSInë!partinë që normalisht e quajnë “mbretbërëse”që në fakt është kurva e shoqërimit!!
    kështu që në vënd që të bëjnë sikur janë kundërshtarë të njëri tjetrit,më mirë të bashkohen dhe të na lënë rehat ne popullin idiot shqiptar!!të paktën ne të mos vritemi me njëri tjetrin për interes të këtyre ndyrësirave!!të zotë nuk jemi që të mbrojmë xhepat,të paktën këta të na ruajnë kokat!!e them këtë thjeshtë për interes të tyre!!mund të na rrjepin deri në palcë,skemi ndërmën të hapim gojë!gojën e kemi vetëm për të ngrënë!!
    ndonjëherë dhe për ti bërë gojore ndonjë perëndije të politikës shqiptare!!
    sa për ato argumentet me “negociata” e “fillime antarsimi”!?
    nazarko ti fusë në bithë!!

  15. Asus says:

    Kjo ide nuk eshte e re ne Shqiperi. Mund te ishte bere ne vitin 2009, por nuk pranoi Berisha. Kam menduar se nje koalicion I tille nuk do ishte I keq per vendin. Pervecse do siguronte qetesi dhe mundesi per te bere pune te mira ne kete vend, do te ulte edhe mosbesimin midis kraheve. Shqiperia ka nevoje per pajtim, perfshi ate politike. Ndertimi I nje qeverie te tille mund te vije edhe si lexim I zgjedhjeve, kur krahet marrin vota afersisht te barabarta. Por, koalicioni I partive te medha krijon mundesi qe qeveria te jete me cilesore. Natyrisht, duke vendosur kritere ne ndertimin dhe funksionimin e nje qeverie te tille.

  16. tutkuni says:

    Ky vend i vogel ka kaq shume analiste sa veshtire ti numerosh dot se numri i tyre duhet te jete shume afer atij te kengetareve te tallavase. Por veshtire se gjene dy vellezer, te cdo profesioni qofshin, qe te jene kaq loqe sa keta dy vellezrit Nazarko.

  17. xxxx says:

    Kjo mund te jete nje mundesi por me nje PD pa Berishe e Bashe dhe disa nga larot e tyre qe kne bere 1001 poshteresira qe nga vrasjet vjedhjet e shitje te interesave Kombetare

  18. zeni says:

    MENTOR ,E FËLLIQE FARE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *