Krimi: 58-vjeçari në Durrës u masakrua dhe u vra për… 13 mijë lekë

12 Prill 2017, 11:23Kronika TEMA

Sherri që përfundoi me vdekjen e 51-vjeçarit, Agim Arapit një ditë më parë në Bulevardin “Epidam”, në lagjen Nr.1 Durrës, nisi mes viktimës dhe Jurgen Kurtit,

Por sipas policisë, Jurgen Kurti nuk ka pasur gisht në vrasje, por vetëm dy vëllezerit Ekonomi.

Sipas policisë shkak për nisjen e konfliktit janë bërë 13 mijë lekë të reja për tubin e aspirimit.

Krimi, sipas policisë:

Palët janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta për një tub aspirimi.

Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga efektivet e Policisë, i detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.

Viktima ia ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

•Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;

• Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.

Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me dashje”në bashkëpunim dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Kush është Jurgen Kurti?

Jurgen Kurti është një emër i njohur për policinë dhe mediat.

Më 4 prill të 2016, Kurti u akuzua për vrasjen e babait.

Ai u arrestua së bashku me dajën e tij, por më pas u la i lirë.

Jurgen Kurti njihet si menaxher i VIP-ave në Tiranë, po ashtu dhe për jetën e tij luksoze.

Historia në familjen e djalit që vishet me marka të njohura, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit.

Sipas policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti, babai i tij hyri me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin.

Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Për vrasjen nuk u dënua askush, pasi u cilësua si vetmbrojtje.

Dhe vetëm një vit më pas, Kurti përfshihet në një tjetër vrasje, edhe pse jo në mënyrë të drejpërdrejtë, sipas policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje