Kur Nikollë Lesi ngatërron personazhet dhe kërcënon: Vaterloja e Napoleon Bonapartit dhe Kavaja-“Vaterloja” e Edi Ramës

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi ka thirrur në skenë historinë e lavdishme të Francës së Napoleon Bonopartit për të paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se çfarë do të ndodhë në Kavajë më 7 maj.

Teksa përmend betejën e Vaterlosë së humbur nga Napoleoni për arësye të cilat ende nuk janë zbardhur deri në fund, që në fillim ngatërron personazhet.

Napoleoni erdhi jo nga pushteti por nga izolimi që forcat e koalicionit kundër tij i kishin bërë në ishullin e Shën Helenës. Duke treguar se ishte i papërgatitur për të marrë pushtetin thjeshtë me një goditje dhe pa mund. Pra tentativa për të rimarrë pushtetin nga “çadra” është thjeshtë e pamundur, nëse i qëndrojmë metodës krahasimore që përdor Lesi, i cili shkruan:

Pak histori, e detyruar, për të sqaruar se pse Edi Rama do humbë përfundimisht në Kavajë. Jo në sensin e votave, por të përballjes.

Beteja e Vaterlosë u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria e Napoleon Bonapartit kundër ushtrive të koalicionit të shtatë, i cili përbëhej nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për të humbjen përfundimtare. Për faktin se merrnin pjesë shumë shtete dhe për faktin se ishte një betejë shumë e rëndësishme, kjo betejë konsiderohet si beteja me gjakderdhëse e shekullit XIX. Beteja zgjati afërsisht 7-8 orë në të cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtarë.

Napoleoni donte të sulmonte forcat aleate në orët e parë të mëngjezit, duke i bombarduar me artileri, por për faktin se në dy ditët e fundit përpara se të zhvillonte betejën kishte rënë shi ai nuk mundi të lëvizte topat bombardues. Dyluftimet u zhvilluan në fushat dhe në fermat të një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duka i  Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do të fitonte edhe pse nuk kishte në ndihme Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout, i cili konsiderohej si heroi i betejës së Auerstedt. Ky i fundit  nuk ishte prezent për faktin se kishte marrë urdhërin të mbronte qytetin e Parisit nga një sulm i mundshëm.

Kjo ishte historia me pak fjalë e betejës së Vatërlosë së Napoleonit të Madh. Kështu humbi ai dhe finoi rrënimi i tij, derisa vdiq në një ishull i vetmuar, i rrethuar nga rojet britanike.

Tani të kthehemi në Shqipëri. Edi Rama ndodhet para një lufte frontale te krejt opozitës dhe pa Marshallin e Koalicionit, “Marshallin Berthier”. Por me një ndryshim: Marshalli shqiptar “Berthier-I.M.” nuk ka vdekur, por rri stoik aty i gatshëm për luftë. Ka këshilluar “Napoleonin” se nuk mund te futet i vetëm në luftën elektorale, pa opozitë; këshillon dhe ofron si zgjidhje jo betejë, por marrëveshje me palën kundërshtare. Kursehen forca, njërëz  “të vrarë” dhe shkohet në një betejë elektorale, ku koalicioni i sotëm fiton thellë në zgjedhje normale.

Por Edi Rama nuk tërhiqet. E ka ndarë mendjen te shkojë drejt “Vaterlosë” (Ëaterloo)  së tij.

Në fund të fundit sejcili ndjek fatin e tij personal !

Pse Edi Rama nuk duhet të presë datën 7 maj, Kavajën? Opozita, ndonëse në thelb për mua nuk ka të drejtë të kërkojë largimin e kryeministrit, sepse mbetet një kryeministër legjitim, por mund të kërkojë kushte shtesë si garanci; gjithsesi ajo po shkon drejt Kavajës në përplasje. Opozita nuk ka se ç’të humb! Do ta kthejë Kavajën në përplasje finale, ku do të mbledhë popullin opozitar në dhjetra mijëra dhe nuk do të lejojë votime. E përkthyer në gjuhën e opozitës do jenë diku te 100 mijë veta, të ardhur nga krejt vendi atë ditë në Kavajë. Pra fakti që Lulzim Basha ka deklaruar në emër të “koalicionit të shtatë”, që gjithsesi nuk kurrë lidhje me këtë koalicion historik, se nuk “do të lejojmë zgjedhje në Kavajë me datë 7 maj”; praktikisht do thyejnë kutitë e votimit, nuk do lejojnë zgjedhje.

Pra më shqiptarçe; përplasje fizike! Po çdo bëjë Edi Rama? Do  ngrejë popullin tjetër, kavajas dhe të mbarë vendit, që të dyndet në Kavajë që të përplaset me popullin opozitar të kryesuar nga Basha? Apo do fusë në punë policinë dhe ushtrinë?!

Gjithsesi përplasje! Njeri në emër të “‘votës së lirë” dhe tjetri në emër  “të drejtësisë së re, Vettingut”, por populli do të përleshet.

Turp i madh! Krim makabër!

Kur në vend të përplasjes e matjes së muskujve, ata të dy, mund të përdorin mendjen, tavolinën, marrëveshjen. Në fund të fundit duket sikur humb “Napoleoni” nëse ofron edhe karriken, por në fund e rimerr prapë, pa luftë, pa përplasje, sepse vota duket se shkon prapë nga koalicioni i sotëm qeveritar.

Por nëse nuk gjen marrëveshje, tërheqje, mirëkuptim, edhe duke humbur diçka nga prestigji i tij, me vjen keq, por Kavaja do jetë “Vaterloja” e Edi Ramës. Natyrisht  jo se opozita e Bashës  do jetë si “koalicionit të shtatë” i 18 qershor 1815!

Shpërbëhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga dje, nuk ka më një autoritet përgjegjës për qeverisjen e drejtësisë shqiptare”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kur Nikollë Lesi ngatërron personazhet dhe kërcënon: Vaterloja e Napoleon Bonapartit dhe Kavaja-“Vaterloja” e Edi Ramës”

  1. tironasi says:

    Nio Leshi, nuk parashikon, po meqe i ka hy djadhi ne tru, i thote leshlulushi se cfare duhet te baje qe te rezoje Edi Ramen ,. Nikoll Lesi me gazeten e ti Koha Jone ka merite kryesore per rezimin e Salushit ne 97. Po ky Niko Leshi, me kete gazeten Kohe Jone qe nuk ja lexon kerkush, bashke me disa mediatik te tjere kerkon te destabilizojne vendin duke i lepi bythen salushit te 2017

  2. asd says:

    Ka nje gabim ne kete llogari. Askush nuk ka ne mend te luftoje. Ka ikur koha e budallenjve. Edhe fshatari me i humbur e njeh politiken ne maje te gishtave. E dine shume mire se cfare halli ka Berisha me Bashen nga njera ane dhe Rama e Meta nga ana tjeter. Ka pak varferi dhe politikat e Rames kane qene te paefektshme, por njerezit e dine qe me shume se sa qeveria, jane ata vete qe duhet te luajne bythen e te punojne. Nga qeveria mund te presin vetem disa te mjere qe nuk kane aftesi inteletuale e fizike per pune. Nga perplasja ne kavaje nuk vjen as me shume liri dhe as me shume mireqenie. Basha do te meritonte burgun nese do te tentonte “perdorimin” e njerezve ne funksion te ideve te tij te marrjes se pushtetit me force. As mua nuk me pelqen Rama, por do te perdor voten time dhe vetem ate, per te hedhur poshte Ramet e Berishet, sado kohe qe te me marre ky veprim demokratik.

  3. valentina says:

    O Nikoll maloku o te shkerdhefsha robt e shtepise sipas parashikimeve te mia do te ju qihet motra me daulle te gjithe atyre qe tentojne te shkaterrojne procesin e votimeve me 7 maj sepse 48 ore para procesit ne populli i Kavajes do te jemi ne gadishmeri te plote qe cdo kokepalari dhe morracaku qe do te tentoje te futet ne kavaje pa dokument indentifikimi ose qenuk eshte qytetare i Kavajes do ti shkerdhehen robt e shtepise njehere e pergjithmone dhe te jeni te qarte se kete here nuk do ti shpetoni hakmarrjes se popullit.

  4. tironsi says:

    Ju qan zemra per njecik gjakderdhje, o palla edhe ata qe u pasurun me krime e vedhje, nuk vijn mo me u vra per ju, se kan lek tani. Populli qe flisni ne emer te tij e ka mendjen te puna e familja, pakashum si ju qe e keni mendjen te paraja juj e familja. Sdo lejn robt e vet per robt tuj. Varja, keshilla ime per shtetin, te jet shtet e te garantoj zgjedhje te qeta ne kavaj. Kush do rremuj, ta kaloj nje nat te qet ne rajon

  5. leshjani says:

    Nikoll me kete historine Napoleonit sikur nuk shkon sepse as qe krahasohet asnjeri ne shqiperi as nga historia dhe as nga madheshtia.Mund te perdorje shume mire psh Esat Toptanin qe e vrane ne Paris (ishte me nje kurve te vogel dhe i jepte 100.000 fr ar) ose Ahmet Zogun qe i tha popullit qe do veshte opingat dhe do te shkonte ne mal te lufronte(dihet qe Zogu ja mbathi si shqiptar me gjithe parate),Pra kemi shume “heronj” qe mund ti krahasosh,Napoleonit do ti vinte turp nga ky krahasim fshatar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *