Lavrov: Të mos përsëritet sulmi i SHBA mbi Sirinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia e konsideron të një rëndësie kyçe shmangien dhe përsëritjen e sulmeve mbi Sirinë nga ana e SHBA.

Gjatë takimit që po zhvillon me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë, Lavrov tha se pret diskutime të sinqerta e të hapura me Tillersonin mbi krijimin e një koalicioni kundër terrorizmit.

Të njëjtën linjë për të forcuar bashkëpunimin  midis dy vendeve ka mbajtur edhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ku tha se linjat e komunikimit të Uashingtonit me Moskën do të mbeten gjithmonë të hapura.

Më tej Tillerson tha:“Takimi ynë vjen në një moment kyç të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë mënyrë, ne kemi mundësinë t’i qartësojmë më tej objektivat e përbashkëta, apo zonat e interesit dypalësh edhe atëherë kur qasjet tona taktike mund të jenë të ndryshme”.

Situata mes Moskës dhe Uashingtonit u tensionua disi kohët e fundit pasi  Shtëpia e Bardhë e akuzoi Rusinë si aleate të presidentit sirian Bashar al-Assad.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *