Maersk Group, gjigandi ndërkombëtar i anijeve vjen në Shqipëri në një sipërmarrje të përbashkët me Grupin Balfin 

Maersk Line, linja më e madhe e anijeve të  kontenjerëve në botë është e pranishme me shërbimet e saj në Shqipëri. Përfaqësuesit e kësaj firme shprehen shumë të kënaqur për fillimin e shërbimeve javore në Portin e Durrësit.

Maersk do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare, një sipërmarrje e përbashkët nga Milpsed dhe Balfin Group , duke vijuar bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e logjistikës dhe transportit. Stella Mare do të fokusohet në ofrimin e shërbimeve për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të vazhdojë zgjerimin e pranisë së Maersk në rajon.

Maersk do të ofrojë shërbimin më të shpejtë në Shqipëri për kontenjerët frigoriferike nga Amerika e Jugut, dhe shërbim të përkushtuar nga të gjitha portet e Azisë dhe Evropës për në Shqipëri. “Rëndësia e hyrjes së Maersk në Durrës dhe në Shqipëri është një arritje shumë e madhe dhe kjo do të ndihmojë shumë që Porti i Durrësit të bëhet një pikë qendrore rajonale shërbimesh për Shqipërine dhe Evropën Juglindore”, thotë Drejtori i Stella Mare.

Duke e bërë Durrësin portin e fundit në Adriatik, Maersk zgjerojnë hartën e tyre të ofrimit të shërbimeve dhe prezantimit të mundësive më të mira për importuesit dhe eksportuesit e rajonit. “Ne besojmë se Porti i Durrësit është një qendër logjistike në rritje për rajonin, dhe është e rëndësishme që Maersk është pjesë e saj, siç tregohet nga ndryshimet e fundit në legjislacionin përkatës për të lejuar Kosovën që të ketë autorizim të drejtpërdrejtë doganor nga Porti i Durrësit duke rritur potencialin e Durrësit si një port rajonal”- pohon Drejtori Menaxhues Rrajonal për Maersk.

Samir Mane, President dhe pronar i Grupit Balfin, shpreh kënaqësinë e tij që Balfin është duke ndihmuar Portin e Durrësit të bëhet një port i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Milsped është një lider rajonal në logjistikë me operim në të gjithë Evropën.
Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Maersk  është kompania më e madhe në botë për transportin detar. Kjo kompani ka punësuar mbi 88.000 punonjës në mbi 130 vende. Fitimi i Maersk për vitin 2015 është rreth 1 miliard dollarë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Maersk Group, gjigandi ndërkombëtar i anijeve vjen në Shqipëri në një sipërmarrje të përbashkët me Grupin Balfin ”

  1. lili says:

    Fitimi i maereskut nuk eshte per shqiptaret’ po per aksioneret e saj,pra gjeja qe na interne son eshte sa Pune krijohen,sa prishen ketu me keto importe

  2. I papuni says:

    Balfin, dhe Balene dhe Delfin, get it?

  3. Rexho Filati says:

    Milšped doo
    Sedište: Bulevar Zorana Đinđića 121, 11070 Novi Beograd
    Adresa poslovanja: Industrijska zona bb, 22314 Krnješevci, Srbija
    Tel: +381 (0) 11 20 15 100
    Fax: +381 (0) 11 20 15 133
    E-mail: [email protected]

    Cuditshem, kudo Balfin me partner Serb

  4. Rexho Filati says:

    Milšped doo
    Sedište: Bulevar Zorana Đinđića 121, 11070 Novi Beograd
    Adresa poslovanja: Industrijska zona bb, 22314 Krnješevci, Srbija
    Tel: +381 (0) 11 20 15 100
    Fax: +381 (0) 11 20 15 133
    E-mail: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *