Në kërkim të “armikut” që i do “të keqen” PD-së dhe Bashës, që shkon deri në Bruksel!

Pas deklaratës së Vangjel Dules, se një diplomat i huaj i ka kërkuar atij dhe kryetarëve të partive të tjera opozitare, që të hyjnë në zgjedhje pa PD-në, mediat pranë kësaj të fundit kanë rinisur furishëm sulmet ndaj ambasadorëve perëndimorë në Tiranë.

Dhe përveç kësaj, kanë nisur të gjejnë se kush është “armiku” që i do të “keqen” PD-së.

Natyrisht, emri i parë është ai i Romana Vlahutin.

Portali i financuar nga Shkëlzen Berisha, thotë se është pikërisht ajo që ua ka bërë këtë kërkesë Dules dhe aleatëve të tjerë të PD-së.

Sipas këtij portal, “sheikja” Vlahutin është vënë tërësisht në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që një portal tjetër shkruan se personi që ia ka kërkuar këtë gjë Dules dhe aleatëve të tjerë të PD-së, është Eduard Auer, shef për Divizionin për Ballkanin Perendimor në BE.

Por, dhe ky, sipas portaleve pranë PD-së, kërkesën e ka bërë pikërisht për llogari të Romana Vlahutin.

Pra, Vlahutin dalka aq e fortë, sa paska pushtet mbi zyrtarët e lartë të Brukselit!

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Në kërkim të “armikut” që i do “të keqen” PD-së dhe Bashës, që shkon deri në Bruksel!”

  1. linda says:

    Ky vend e beri Romanen hajdute, ne nje tjeter vend ajo nuk do te kish vjedh. I takon statusi I te persekutuarit zonues…sa me shtrenjte e bleu vilen?

  2. Drejtesia says:

    Skini pare gje akoma ju që kini vjedhë shqiptaret dhe kini lyer duart me gjakun e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *