Ngjela e Klosi: Basha mund të humbasë kreun e PD, çadrën e ngriti për t’i shpëtuar rrezikut. Edhe aleatët po e braktisin

12 Prill 2017, 09:07Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrezikon të humbasë drejtimin e partisë. Kushti famoz i demokratëve për “qeverinë teknike”, si garanci për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, është e dukshme se nuk do të pranohet asnjëherë nga kryeministri Edi Rama, edhe pse Basha ka mbështetjen e kreut të të LSI, Ilir Meta.

Nëse deri në fund të muajit prill nuk do të ketë dakordësi për futjen e opozitës në qeveri, si garanci për zgjedhje të ndershme, Lulzim Basha rrezikon pozicionin e tij në krye të partisë.

Ideja për shkuarjen në “qeveri teknike” është e frymëzuar sigurisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, por nëse Lulzim Basha dështon në kauzën e tij, do të jetë një dështim i dytë për PD pas humbjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Dy eksponentët më në zë të politikës shqiptare, avokat Spartak Ngjela dhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një prononcim për “Sot”, paralajmërojnë dështimin e Lulzim Bashës dhe largimin e tij nga Partia Demokratike. Ngjela ngre pikëpyetje për fatin e Bashës, se çfarë do të bëjë Sali Berisha me të pasi të humbasë kauzën për “qeveri teknike”.

“Nëse skllavi i Berishës nuk i përmbush detyrat që i ka dhënë Saliu, atëherë lind pyetja: Çfarë do bëjë Saliu me fatin e skllavit të tij?!”, vë në pikëpyetje Ngjela pozicionin e Bashës në krye të PD.

Sipas tij, kërkesa për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është thelbi i krizës. “Epiqendra e krizës është reforma në drejtësi dhe sidomos procesi i Vetingut. Po e bëjnë gjithë këtë për të mbrojtur Saliun”, tha ai.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, paralajmëron se Lulzim Basha është i rrezikuar edhe nëse i realizohet kauza e tij për qeveri teknike. Klosi shprehet i sigurt se PD me në krye Lulzim Bashën do t’i humbasë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, edhe nëse do të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Sa i takon kauzës së tij, Klosi u shpreh se Bashën po e braktisin edhe aleatët e tij, pasi nuk mund t’i shkojnë mbrapa marrëzisë së tij për të bojkotuar zgjedhjet.

Ndërkaq, Klosi e cilëson Bashën shërbëtor të Sali Berishës, i cili nuk po ia realizon si duhet detyrat që ai i ka caktuar, sepse populli nuk më beson më te Berisha dhe aq më pak te Basha.

“Basha është i rrezikuar! Të gjitha këto që po bën, po i bën që të justifikohet për të mos rrezikuar pozicionin e tij. Zgjedhjet, Basha i ka të humbura dhe po tenton që të kërkojë qeverinë teknike, po ankohet se kanabisi do blejë vota, etj. Ai po e provon.

Ai kërkon t’u mbushë mendjen njerëzve se “unë e ngrita çadrën, këmbëngula që zgjedhjet të mos bëhen, ishalla po ia marrin parasysh! Çështja është se një e nga një Bashën po e braktisin edhe aleatët, sepse nuk mund ta ndjekin në marrëzinë e tij. Basha i ka shërbyer gjithmonë Berishës”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

13 komente në “Ngjela e Klosi: Basha mund të humbasë kreun e PD, çadrën e ngriti për t’i shpëtuar rrezikut. Edhe aleatët po e braktisin”

  1. kleptofagos says:

    Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar qe Basha eshte vetem nje marionete? Dihet se fijet qe e levizin jane ne dore te Berishes. Ai do te qendroje ne skene per aq kohe sa do ti duhet Berishes.

  2. adi says:

    Avukat
    Mqs ti cdo gje qe thua te del fiks e kunderta.
    Te keqen bej nje parashikim gjigant qe rilindja do fitoje zgjedhjet.

  3. BESIM, QETESI E DASHURI says:

    I dashur Spartak Ngjela,
    Ku ishe ti te na kujtoje me 30 Mars kur Edvin Rama dhe Vasilika Zoto me Pandeli Majkon e Erjon Brace Palla ndryshuan ligjin e amnistise qe ligjeron pafajesine e krimit te ketyre 25 vitve te rilindjes komuniste.
    Si nuk u degjove te shqetesoheshe qe Edi rama i fali si kriminelat dhe varrosi Gerdecin, rrugen e kombit e vidjon me bllok te Metes.


    Nuk mun te jesh i besueshem per aq kohe sa nuk je pariomor , i drejte dhe demokrat i vertete.


    Per dite e me shume i ngjason Taulant Palles apo Erjon Autopolant i Prishur.


    Nje gje duhet te kuptojne shqiptaret qe Banda PD morri fund.Ajo nuk mund te jete Parti Demokrate vetem ne emer dhe me perberje vetem malokesh dhe frymezuar nga Islamizmi ekstremist te perfaqsoje gjithe popullin. Pyetja qe duhet te bejme dhe ti tregojme vemendje eshte:

    Si do zhduket Kanceri i Shqiprise dhe Kryekoklopa me Kryelopen e Alban Dega Fuksi nga shoqeria shqiptare?

    1. Lugati says:

      thoni pak avokat pseudo antikomunist….mu ke bo si tellall petllash o avokat….o mero baze ..me ka hyp kurioziteti modh???sa here qe ka nje artikull per cmimin nobel e damoteve shqiptare ISMAIL KADARE.. mero djali i bllokon komentet pse mero ??? mo keq se zeri popllit ne vitet 70..jam i sigurt qe mero as ket koment sdo e nxjerri

      1. shqipe says:

        O Lugati…
        Ja pra,t’a nxorri Mero zhgarravitjen e radhes!
        Dhe na la ne te te degjojme, rrëp – përrtëpet e tua neper goje,sikur neper goje te jesh duke pertyp e ripertyp, veç mutin tone!…

        1. Lugati says:

          ha dyyyyyyyyyy..o shqipeeeeeee

    2. I Riu komunist says:

      …vetem duke fituar zgjedhjet Partia Komuniste Shqiptare ?

  4. tomi says:

    Aq frike e keni kete histori, sa qe ju ka hyre frika ne palce. Njeri profesor ne fizike e tjetri qe e mban veten per erudit, flasin si rrugecer pazari. Po pse more te ngrate bini ne kete nivel? Politika dhe analiza behen me akte dhe argumenta dhe jo duke cilesuar njerezit si “skllever” apo “sherbetore”. jeni ne fazen e dyte; ate te luftes; e dini cila eshte e treta?????

    1. kuc he dreq says:

      E treta eshte kur RROTA CARI si ky Tomi marrin titullin prof.dr ? ? ?

      1. tomi says:

        Ty or monster nuk tu drejtua njeri. Sic e sheh, komenti im nuk ka fyerje. Thjesht me vjen keq qe njerez te tille qe duhet te jene pararoja e kombit, bien ne kete nivel gjuhesor. Sa per ty, e shoh qe embrioni te qenka zhvilluar ne hale. Nuk meriton pergjigje tjeter.

  5. landi says:

    Ngjela,
    Me bej nje konjak, njekafe shqeto , coji nje dopjo raki atij burrit me xhakete kafe te tavolina e fundit..
    Shpejt e ke hap sot..

  6. Lulushja says:

    BASHJVE E BERISHAJVE, U KA HYRË FRIKA NË PALCË.!?VETING, LALE!!!! VETING,!!!!????????????????

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Lugati o mik MOS u zemero me komentuesit shqipja se vetem Ana e majte i funxionon.
    Sa per avokatin eshte bere si ndonje
    Avokado e kalbur.
    E ka gjet si Puna priftit
    Ai i ndante bathet ne dy pjese
    Per te numeri ditet e pashkeve
    Gruaja ja kishte fut bathet me nji xhep
    E pysnin njerezit
    Urate kur Jane pashkeve?
    Sic thone bathet Jane larg pashket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje