Rama publikon foto nga sheshi “Skënderbej”: Do të ndiheni krenarë për qendrën

Ende pa përfunduar tërësisht, sheshi Skënderbej është kthyer tashmë në një nga pikat më atraktive të kryeqytetit duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të turistëve të shumtë të huaj.

Kryeministri Edi Rama postoi në profilin e tij në Facebook, një foto të qendrës së kryeqytetit tek “Sheshi Skënderbej”, i cili është drejt fundit, duke e krahasuar sheshin aktual me atë të vitit 2013.

 “Mirëmëngjes! Dhe me këtë imazh të Sheshit “Skënderbej” në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë. Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam!” shkruan Rama.

Një shesh për qytetarët, shtruar me gurë dekorative nga gjithë trojet shqiptare, lule, pemë, shkurre dekorative nga gjithë vendi, ndriçuar nga panele diellore dhe me shatërvanë që do të furnizohen nga uji i shiut. Kjo është ajo që do të shohin shumë shpejt kryeqytetasit dhe vizitorët në përfundim të punimeve për sheshin “Skënderbej”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rama publikon foto nga sheshi “Skënderbej”: Do të ndiheni krenarë për qendrën”

  1. Artion says:

    Qite icik i foto se si behet ajo unaza e vogel e pambaruar, dhe behu krenar se si po ja nxini jeten shofereve per nje teke elektorale jistorike tenden dhe tashme te kopjes tende te shemtuar.

  2. vitori says:

    Edhe per palmat qe mbolle e tu than mor rrot k,,,,i ishim krenar. je ba si BANUKU, i marri legjendar i Shkodres qe donte te shtronte rusin ne kalldrem,,,,, keto marrina do te fusin ne burg , atehere do te ndiheshim shum krenar,,,, RRAC E KEQE,,,,,,,,,,,,,,,

  3. Lugati says:

    o lugat fillove ti si ppsh me propogsnde…si mer lugat KM a thua valle sheshi osht problemi shqiptareve,..50 euro energji elektrike ne muj…ne evrope 30 euro ne dy mujsh..15 euro uje..ne evrope 15 euro me dy muj…rroga shqiptare 200
    .250 euro ne muj..ne evrope 1500/1700 ne muj..pensionet 150 euro deri ne200…je i bindem qe problemi esht sheshi me shatrivanin…berisha perpara dhe ti tashi po e boni shqipnin duke jetu ne nje sistem piramidal…ju po na coni drejt gremines..kena ngel mu ne buze si greku..boll tna japesh i te shtyme e morem fund…ene ju bythen e juj e shpetut apo jo..neni 449

    1. limi says:

      Mir e ke ti lugat! ai kryministri tjeter te duhet ty! edhe sheshet i ndertonte edhe pune u gjente robve… ne arabi….

    2. Mondi says:

      15 euro ne dy muaj? Hahaha ne cilin vend paguajne kaq per dritat ne greqi eshte 9 cent 1 kvore + taksat vete 70 80 euro ne muaj e pakta fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *