Të gjitha arsyet pse shpërtheu sot Lulzim Basha kundër ndërkombëtarëve

Ndërsa priste që Ilir Meta të futej sot në çadër bashkë me ministrat e tij të dorëhequr, ku portalet pro-opozitës dhe disa analistë kanë 48 orë që e bëjnë fakt në rrjetet sociale rënien e qeverisë, Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin më të ashpër dhe me gjuhë më të egër ndaj ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Në fjalimin e tij Basha tha se “Projekti i vettingut është projekt mafjoz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.

Komploti është zbuluar, jo herët por në kohë. Gjithcka është bërë me një qëllim, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të patur prokurorë e gjyqtarë të pavarur, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti, një projekt jo pro Shqipërisë por Edi Ramës.

Ne jemi këtu, jam këtu, i vendosur të qëndroj si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë më.

Formula jonë është Nuland- Hahn dhe jo si formula Rama Tahiri Shullazi”.

Dhe jo ndonjë i korruptuar me pasaportë të huaj, që spo ja them emrin sa për kortezi dhe që së shpejti do të japë llogari”.

Mirëpo ku qëndron fshehta e këtij shpërthimi?!

Qëndron pikërisht tek vetë Basha, i cili sot u zbulua se nuk e ka pasur këtë betejë me Edi Ramën por me ndërkombëtarët; që siç duket kanë vendosur për të mos u marrë peng nga kërkesat maksimaliste të PD-së, por të vazhdojnë në rrugën e zbatimit të Vettingut.

Siç dhe Basha e tha, ndërkombëtarët jo vetëm mbështetën por i dhuruan PD-së të ashtuquajturën formulën Nuland- Hahn, që u negocua nga ish-zyrtarja e lartë e DASH-it dhe Komisioneri i BE-së për zgjerimit, që i jep opozitës kontrollin me 50% të komisioneve të vettingut.

Por ç’ndodhi? Basha në një farë mënyre, apo thënë troç fare i preu në besë ndërkombëtarët dhe nuk e zbatoi këtë dhuratë, nuk e vuri në përdorim.

Ishte vetë reporteri i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, i cili i pari i kërkoi PD-së që të mos e shpërdoronte dhuratën apo përgjegjësinë e kontrollit të 50% të Vettingut.

Pas eurodeputetit gjerman,thirrjet kanë ardhur nga nga dinjitarë të lartë nga Europa por edhe nga SHBA.

Dy zyrtarë pranë Angela Merkel deklaruan me shkrim dhe me gojë se PD duhet të rikthehet te VettingU menjëherë.

Më pas ishte zyrtari i lartë i DASH-Iit, Hoyt Lee, ose drejtori për Ballkanin dhe Euroazinë-i ngarkuar me Shqipërinë, që kundërshtoi bojkotin e në veçanti braktisjen e Vettingut.

Por Basha shpërtheu sot pas një fjale shumë të fortë të Knut Fleckensteinit ditën e djeshme.

Ai i cili refuzoi në mënyrë të prerë zgjedhjet e parakohshme dhe qeverinë teknike, tha se “protesta e opozitës mund të jetë jo vetëm për të bllokuar Vettingun”.

Kjo frazë e eurodeputetit gjerman ka qenë më e ashpra pasi e ka futur qëndrimin e opozitës shqiptare në qëndrimet që deri tani nënkuptohen por kurrë nuk ishin thënë publikisht.

Pra e ka akuzuar hapur për një aleancë gjeopolitike me linjën e Gruevskit që lidhjen e ka në kryeqytete si Athina apo Moska që padyshim kanë mbrapa interesa të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike.

Madje edhe turi ballkanik i senatorit republikan John McCain është pikërisht rreziku rus dhe shpëtimi i rajonit nga kjo influencë.

McCain vjen të premten në Tiranë dhe pritet që ta thojë hapur këtë qëndrim.

Dhe duke parë mos ndryshimin e qëndrimit të opozitës shqiptare, por ecjen e saj drejt një përplasje fatale, ndërkombëtarët duket se kanë parashikuar edhe variantin B, pra nëse PD nuk voton Vettingun dhe nuk shkon në zgjedhje.

Ata kanë vendosur të mos ta ndjekin Bashën në rrugën e tij të “vetëvrasjes politike” duke gjetur një shteg për ta miratuar Vettingun, për ta implementuar Reformën në Drejtësi dhe për të ngritur institucionet që do të pastrojnë politikën shqiptare nga korrupsioni.

Këtë e kuptoi Basha, që në fillim nxori Vangjel Dulen, i cili në mënyrë cinike aludoi për një diplomat, i cili e ka këshilluar të mos ndjekin PD-në në rrugën e saj, që duket hapur se nuk përputhen në interesat europiane dhe amerikane që kanë investuar miliona në Eeformën në Drejtësi, e më pas doli vetë në çadër duke deklaruar se tashmë të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të Perëndimit janë të korruptuar nga mazhoranca.

Në fakt, thirrja e Bashës sot ishte një presion i hapur ndaj ndërkombëtarëve se ai nuk do të tërhiqet por do të qëndrojë fort si “digë” për t’jua bërë nul projektet tashmë të miratuara dhe që duket nuk kanë tërheqje pas.

Shqipëria po ndodhet drejt një rruge që natyrisht mund të ketë në elitën politike një event dramatik, por në fund ka një rrugë që duket se nuk ka kthim pas.

Por edhe opozita ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha mekanizmat. Alfred Lela, një nga zëdhënësat mediatik të Bashës, në një nga debatet në Top Story, e paralelizoi lëvizjen e opozitës me UÇK-në e cila në fillim nuk u pranua nga ndërkombëtarët por u sulmua ashpër e më pas u përkrah.

Pra përveç paralelizmit aspak elegant dhe të qëlluar për rastin, u bë e ditur se Basha ka menduar edhe skema parapolitike dhe jashtë sistemit.

Paralajmërimi është i qartë: përpara kemi një betejë të ashpër por sipas gjasave vendimtare…(Tesheshi.com)

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Të gjitha arsyet pse shpërtheu sot Lulzim Basha kundër ndërkombëtarëve”

  1. NJOFTIM
    ——————- Njoftojmë të gjithë popullin Shqiptar: pleq e plaka ,burra e gra, të rinjë e të reja, pionerë e pioniere,fatosa e fatose
    se sot me datë 12.prill 2017 ,një ditë pas përkujtimit të vdekjes së udhëheqësit tonë të lavdishëm,ENVERIT, Partia jonë e lavdishme, Sekretari isaj miku i ngushtë bllokut, miku i ngusht i familjes se të madhit Enver SALI BERISHA, nëpërmjet tellallit te tij Lulzim Basha u njofton se u zbulua poliagjenti Edvin Rama ,kryeministri i SHQIPERISE,se në bashkpunim me ambasadorët e vendeve kapitaliste SHBA,Gjermani, Belgjike e tjra ,kishin organizuar në mënyre mafioze rrëzimin e drejtësisë shqiptare,e cila me vetmohim keto vite ka qarë hallet e popullit. Partia jonë -tha fjalim mbajtësi – ka qënë ,është e do të jetë vigjilente. Enveri kishte të drejtë kur foli për kompllotet e asaj kohe. Vendet kapitaliste nuk kanë hequr dorë nga vendi ynë. Materjali do lexohet ne organizatat e masave : Partia republikane, Aleanca Kuq e zi, Partia agrare ambjentaliste, LZHK… e minoritetit te Vangjel Dules.

  2. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: April 10, 2017 at 13:44:56 EDT

    PROFESORI HAJDUTO- VRASES EDHE I NDERKOMBETAREVE!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi i lau duart si Pons Pilati me Edi Ramen dhe krejt mazhorancen e hallaktur shqiptare , lideri i opozites ne koma Lulezim Basha iu versul edhe nderkombetareve!
    Te shitur, te blere, te korruptuar flet zevendes kspoja i “Bandes se gangstereve” dhe qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise, zevendes i Il Capo dei Capi te Coza Nostras shqiptare, Lulezim Bashici!
    E shihni kush na jep leksione kunder korrupsionit jo vetem ne shqiptareve por edhe nderkombetareve !
    Nje kurve politike !
    Nje megakusar i degjeneruar i 500 milione eurove vetem nga nje afere korrupsioni qe bashke me Sali Karaxhicin e ktheu Autostraden e Kombit ne Autostraden e Kusarise se Kombit…
    Nje hajdut qe bashke me banden e gangstereve te Sali Kadafit vodhi ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve zgjedhjet e 8 majit 2011!
    Nje ekzekutor i kater protestuesve paqesore ne nje buke add ku nuk patente ekzekutuar as nazi- fashizmi dhe as komunizmi…
    Ministri i Brendshem i Republikes saliiste te Lazaratit…
    Nje humbameno, loser , qe e filloi karrieren politike e familjare me Gjalicen dhe po e mbyll si kollovar i Berishes me cadren e krimit qe eshte bere si shpella e Sali Babes me 800 hajdutat qe me qofte e pica ne goje e spicat e Sali Toptanit ne bythe cirren gjithe diten e naten : kapeni hajdutin!
    Nje hor pa dine e pa Iman qe reciton me ze te cjerre e te shtjerre te njejten poezi donkishoteske qe e ka bere gazin e Botes!
    Per ata qe kane kohe per cadra le te lexojne portretin e meposhtem te ketij sharlatani e dhjeramani te pafytyre e kllouni tragjik qe na can trapin me spitullimet e nje prostitute ala hollandeze !
    Behet fjale per hic me pak e hic me shume se
    Lulezim Bashiqin dora vete !
    Ky eshte mbiemri i vertete i gjyshit te tij hoxhe ne sherbim te serbeve !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se bem gjysh te te ngjaj !
    E nipi ka dale tre fish me faqezi se gjyshi: spiun i UDB-es e serbeve dhe hafije e dore e zgjatur e Putinit dhe RIA-s ruse !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se:
    Bir Selman e nenes ke te qaj me pare!?
    Sali Rame Gerdecin a Lul Kollovar!!!
    Njeri si Hitleri tjetri Cheguevare!
    Njeri ultimatume ze cjerra
    Tjetri “zgjidhje perfundimtare” …

  3. Korçari says:

    Ky kërriç Lul-ushi ka shkuar deri tani si Sanço Panço pas Don Kishotit Sali Shpellari. Mirëpo me që Don Kishot Saliu ska më këllqe nga pleqëria, e ka lëshuar Sançon për të pëllitur. Por ky Sanço Lul-ushi, me budallallëkun e tij, nuk po lufton vetëm me mullinjtë e erës por i është sulur gjithë Botës. Dashka të arrestojë dhe EDI RAMËN ky IDIOT i SAliut. Po përse xhanëm? EDI RAMA as ka vrarë njeri, as ka spiunuar luftëtarët e UÇK-së, as ka vjedhur Rrugën e Kombit, e as ka shitur Detin grekut. EDI RAMA është fati i Shqipërisë, është Kryeministri më i mirë, më punëtor, më i ditur, më i edukuar, më i kulturuar, më atdhetar, që ka patur Shqipëria. EDI RAMA është një Qemal Ataturk i Ri i Shqipërisë që shtetin Rumpallë të Sali Kriminelit po e bën SHTET LIGJOR.

    1. kopani says:

      Komenti i komentuesit Korcari teper i sakte . Si more ky Lulashi , Ky Qurashi , Do ta fitoje Kalane me nje Grusht Budallenje , Maskatrenje , Mercenare te “Atashuar ” ne Kotecin e Koke Derrave , Bashibozuk , Otomanesh ?! Nuk mundet te japish tjeter shpjegim ketij Struc – Kodoshit qe ka futur koken ne Qyeze e Plehrave dhe po cudit gjithe boten e cila pyet ? Si ka mundesi qe te gjinden kaq shume Maskarenje Budallenj te cilet predikojne Demokracine ?! keta te pa fytyre qe nuk kane lene te zeze pa i bere ketij vendi e populli . Si nuk ju vene hekurat ketyre Teroristeve ? Deri kur do durohen keta Debila teperlyer e menderosur deri ne fyt?

  4. DETARI Atlantides says:

    ……..i bukur ai njoftimi me lart…….!

    PDse ,ti hiqet 50 % i Vetingut dhe ti kaloje maxhorances !
    Pabesia e tyre duhet shlyer me bese burrash qe dhane fjalen dhe e mbajten ate !
    Mjaft !

  5. Nora says:

    Opozita degradoi,!
    Faji plotësisht i BASHËS.!
    Krerët e tjerë të PD-sē,mbajnë përgjegjësi të plotë.!
    Janë përgjegjës para popullit për mos veprimet e tyre.!
    Kanë përgjegjësi të plotë për mos kryerjen e detyrës si të mandatuar nga populli.!
    Më 18 Qershor,do japon hessp .! Do marrin atë wë merritojnë.!

  6. cjapi says:

    Por mos mor krimb. Perendimi mjafton te te anulloje nenshtetesine Hollandeze si te mare me dokumenta te fallsifikuara, te te bllokoje ato 2 meleone euro si para te pista dhe ja brenda 24 oreve vajte ne P.S. Pastaj do te degjosh ate kengen nga larg’: Do vish ta punosh aren vete, apo ta leshoj me te trete…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *