Zgjedhja e Presidentit/ Ruçi letër Metës: Nis procedurat

12 Prill 2017, 16:27Politika TEMA
Zgjedhja e Presidentit/ Ruçi letër Metës: Nis procedurat

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Në letër e dërguar Kryetarit të Kuvendit,  Ruçi ndër të tjera i kërkon që për këtë çështje të mbledhë dhe Konferencën e Kryetarëve.

Mandati i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani mbaron më datën 24 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje