A është ky drejtori i BE që sulmoi Berisha?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Opozita vijon prej më tepër se 50 ditësh protestën e saj në çadrën e ngritur në bulevard, nga ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie teknike. Opozita në të njëjtën kohë ka bojkotuar Kuvendin dhe procesi i Vettingut është bllokuar.

Përballë paralajmërimeve të opozitës se nuk do të shkojë në zgjedhje, ndërkombëtarët kanë intensifikuar thirrjet drejt opozitës për t’i dhënë fund bojkotit dhe braktisjes së procesit zgjedhor.

Por teksa qëndrimet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë qenë konstante kundër aksionit të opozitës për bllokimin e reformave, tashmë krerët e opozitës janë hedhur në sulm duke akuzuar rëndë zyrtarët e BE shkruan ‘javanews.al’. Lulzim Basha ka deklaruar se  “ndërkombëtarët që kanë dalë kundër PD janë pjesë e komplotit të Edi Ramës dhe janë korruptuar me lekët e drogës”.

Ndërkohë, Berisha sot nga çadra sulmoi ashpër një zyrtar të BE të cilin nuk i’a përmendi emrin. Ai tha se një drejtor i BE “erdhi në Tiranë si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës”.

Ai i’u referua zyrtarit që sipas kreut të PBDNJ Vangjel Dule, u kërkoi partive të vogla të braktisin PD e të shkojnë në zgjedhje.

Por, nëse Berisha nuk i përmend emrin, në disa portale pranë Partisë Demokratike kanë publikuar emrin e Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, si zyrtari që sipas tyre u ka kërkuar partive të vogla të largohen nga çadra.

Berisha teksa e akuzonte, i’u referua “drejtorit që nuk ia di emrin”, siç tha ish-kryeministri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “A është ky drejtori i BE që sulmoi Berisha?”

  1. REZI says:

    Ky nuk njohu baxhanakun e vet, do t’i dijë emrin europianëve që e kanë braktisur me kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *