Berisha e Basha u vetëvranë me duart e tyre, tani prisni kur të thonë që SHBA e Gjermania duan të pushtojnë Shqipërinë

Nga Spartak Ngjela

Berisha dhe Basha akuzojnë perëndimorët pse këta janë aleatë të Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër korrupsionit.

Nuk kishte më se ku të mbështeteshin, dhe të pashpresë, Berisha dhe korrupsioni dje dolën hapur kundër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Kjo ndodhi ngaqë u kuptuan botërisht se këta opozitarë janë forcat antiperëndimore të politikës shqiptare të bashkuara për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë që do të sjellë Reforma në Shqipëri.

Gjithsesi, në fakt, ky është procesi që do të shterojë ligësinë Berisha.

l.

Por sërish iu vërsulën ambasadorëve, domethënë përsëri me anësorët, sepse nuk u përqendruan drejtpërsëdrejti te politika perëndimore që nuk po i pranon.

Kuptohet se kjo ndodh ngaqë këta kanë frikë nga shqiptarët, në një kohë që diplomacia dhe politika e lartë perëndimore po qesh me këta fëmijë që janë zënë nga halli dhe nuk dinë sesi t’i shpëtojnë këtij.

Në fakt, perëndimorët tani e njohin mirë Saliun, ku ai realisht kullot dhe çfarë po bën. Prandaj ky tani ndodhet në fundin e tij.

ll.

Saliu po vepron njëlloj si në vitin 1997, kur luftën ia bënte Bill Klintoni, kurse ky donte të bindte shqiptarët se po ia bënte lobi grek në Amerikë.

Tani ka nxjerre “lobet e blerë” në Uashington që po komplotojnë kundër Berishës, Bashës dhe një aradhe të identifikuar të korrupsionit shqiptar, që siç duket kanë ende shpresë se mund të fitojë Rusia në Ballkanin Perëndimor.

Me një mendim politik ahistorik dhe prej naivi politik, që pas zgjedhjes së presidentit Trump, këta shkonin me shpresë që administrata e re amerikane do të përkrahte në Tiranë forcat prosllave!

Kjo në fakt është pa dyshim një mendje shterpë e atrofrizuar nga frika e ndëshkimit, se, të mendosh që një president amerikan do të veprojë kundër interesit amerikan dhe në përkrahje të korrupsionit shqiptar të identifikuar nga vetë strukturat e investigimit amerikan, është një marrëzi.

Por kjo është ajo historia e atij të mbyturit që kërkon të mbahet mbi det me shpresë te një fije kashte, pasi frika e shtyn që ta shohë fijen si tra.

lll.

Berisha dhe tabori i tij ende nuk kanë thënë gjë kundër Amerikës dhe Gjermanisë, por prisni se do të dëgjoni kur t’i akuzojë politikat e këtyre vendeve se “po duan të pushtojnë Shqipërinë”. Kurse në vitin 1997, Berisha nuk tha gjë kundër Bashkimit Evropian se kishte me vete Zhak Shkakun, dhe liderë të tjerë të djathtë, të cilët e mbrojtën, por tani nuk ka më asnjë: e ka të gjithë Aleancën Atlantike kundër se ndërkohë ata e kanë njohur faktikisht kush është dhe cila ka qenë politika e tij.

Kanceleritë perëndimore habiten sesi ka mundur të mbijetojë në Shqipëri kaq gjatë një person i tillë i cili ka 25 vjet që nuk punon për shqipëtarët por kundër tyre.

Dhe mos mendoni se kjo gjë është e rastit. Jo, është shumë e thellë.

lV.

Por ndërkohë Basha dhe pas tij edhe Berisha, kanë rënë brenda sepse, duke dashur të prishnin vetingun, bënë presion me bojkotimin e zgjedhjeve. Tani që nuk e ndaluan dot vetingun, dolën hapur kundër vetingut “si komplot i ambasadorëve” për të forcuar Ramën, dukë i dhënë këtij në dorë drejtësinë. Kjo lojë pa sens të vërtetë politik, i shtyu që të mos e rregjistrojnë partinë në zgjedhje. Por këtu del një pyetje: përse ndërkombëtarët perëndimorë nuk ia japin Saliut drejtësinë por dashkan t’ia japin Ramës?

Kurrë nuk ka pasur mend Sali ziu, se po të kishte pak mend nuk kish pse të hidhej në politikën esadiste që në vitin 1992.

Por tani kanë rënë brenda, sepse më në fund, pas njëzet vjetësh, politika amerikane e kapi kundërshtarin më të madh në këtë zonë. Dhe nuk do ta lëshojë, sigurisht.

Edhe Rama nuk duhet të lëshojë pe. Duhet të hyjë në zgjedhje me dyzetë partitë e regjistruara, në mënyrë që të shpejtohet procesi i purifikimit të shtetit shqiptar nga korrupsioni dhe nga banditizmi antishqiptar, i cili po vetëlikuidohet politikisht ngaqë, siç e përmendëm, ai u ndodh midis dy zjarresh: vetingut dhe zgjedhjeve, dhe sigurisht që do të digjej.

Realisht, kjo ishte një “vetëvrasje” klasike e Berishës, dhe asgjë më shumë.

Në fakt, Saliu po vetëlikuidohet politikisht, dhe ky ishte një fat për shpejtimin e Reformës në Shqipëri.

Në Shqipëri, me zgjedhjet e qershorit, ndryshon konfigurimi politik. Po si? Sigurisht që kjo pritet për t’u parë.

Në këtë proces, një plejadë e madhe e korrupsionit bashkë me ligësinë Berisha, po largohen vetë nga skena politike në Shqipëri. Aq më mirë!

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Berisha e Basha u vetëvranë me duart e tyre, tani prisni kur të thonë që SHBA e Gjermania duan të pushtojnë Shqipërinë”

  1. Flas nga Cadra says:

    Nuk ka peoblem Avokat se politika e Cadres eshte e mbeshtetur
    tek aleati yne i vjeter PUTINI na shkon per shtat.
    Vettingu nuk behet mos u lodh kot Avokat, sa te jete cadra e lirise
    me mbeshtetjen e METES, DULES,DUKES, DHE MEDIH GERDECIT.

    1. Salikarushja e Basha Lulushja says:

      T’a hashe dhe t’a keshe harram o malok druvar! Ne emer te popullit jini te arrestuar,po e kruajtet akoma

  2. Asus says:

    Vetingu me as duket, pastron jo vetem gjyqtare e politikane te korruptuar por dhe parti te korruptuara. PD eshte nje prej tyre. Nuk do ndodh qameti. Me siguri lindin te tjera.

  3. Tirana says:

    Mos pjesmarrja e PD ne zgjedhje e si rezultat ,mos qenia e saj ne parlament,e sidomos e Kriminelve dhe hajduteve Sali e LUlzim do ishte fitorja me e shkelqyer e Shqiptareve. Te jeni te bindur se do kemi nje parlament pune ejo vend i fjalorit me te piset. Dhqiptareve do tu hiqet ajo perdja e zeze qe u del perpara ne c’do moment. Ishalla keshtu qofte! PD te mos marre pjese. Opozite do te ket pa tjeter. Dihet pakica parlamentare eshte opozite.

  4. Simon Vrusho says:

    PD-JA FSHIHET NGA SKENA NË MOSHËN 27-VJEÇARE

    PD-ja fshihet nga skena në moshën 27-vjeçare. E ashtuquajtura parti demokratike, nuk zbatoi dot për 27 vjet asnjë normë demokratike brenda vetes dhe, si e tillë, mbolli në shtet e pushtet një frymë arrogante, autoritariste, maliqore dhe, ku? Në një vend të mbushur me driza, ferra e iriq, në një vend të dalldisur nga turlilloj maliqorësh… Me një stil dhune, me një frymë kontrabande, vjedhjeje, falsifikimesh e shantazhesh e infektoi keq mentalitetin, edhe ashtu të rënduar në këtë habitat anadollako-komunist. Lançoi e promovoi turlilloj horrash e debilësh… Ajo pasuroi një tufë horrash, harbutësh, kopukësh dhe kapadainjësh deri në atë shkallë e masë, sa do të kujtohet gjatë si një referencë hajdutërie, regresi, marrëzie dhe humorëzie…. Shërimi nga viruset, bacilet, mikrobet dhe mysysbetet e asj do të kushtojë disa dekada, disa dhjetëvjeçarë, nëse terapia fillon që nesër… Por shenjat janë se këto malinjitete i kanë si mënyrë jete dhe shumë subjekte të tjera që janë po kaq të kontaminuara sa dhe si PD. PD ikën. Askush nuk e ndjen të thot as “Amen!”, as “Rahmet pastë!” Ikën dhe duket se do të tërheqë këmbën zvarrë, duke marrë pas vetes dhe mysybetet e tjera… Shqipëria e paska të vështirë shumë që të çlirohet nga pjesa maliqo-malinje e saj…

  5. Xen deledashi says:

    Pas gjithë kësaj zallamahie është Berisha me familjen e tij.
    Kanë frikë se do tu konfiskohet pasuria e do të përfundojnë burgjeve. Lulush shalengjiturin nuk e pjerdh njeri në PD. Është vetem vetem maska e karnevaleve te Saliut me kupolen e vjeter te PD.

  6. Lpl. says:

    Nuk e kuptoj pse ju vjen keq per ata avokat qe kerkjne vete te asgjesohen ,ti ruaje veten mos u lodh duke shkruar qe te binden dhe te shpetojne veten nga asgjesimi , gezohuni me mire se tani ke mundesi te behesh deputet me forcat tuaja , se kedhtu kishte thene edhe Vllahutin perfitoni se keni rast te beheni deputet , po ta kisha ditur do isha bere edhe une qe jam pa shkolle 8 vjeqare deputet ,dhe do isha gezuar qe opozita zgjodhi vete flijimin si kamikazet , ndoshta eshte trashegimi e anadollakeve qe te vete flijohen andej nga e kane kulturen keta te PD se, dhe ti avokat e shpreh shume here ne shkrimet tuaja se nga e ka prejardhjen PD .Ke te drejte por si tja bej une qe smund te behem me komunistet dhe per kete e kam veten inat ,por skam çbej , jam kundra qe ne diktature dhe nuk me ngjite asgje jam ndare ideologjikisht qe heret .

  7. Salivovic Berishofazllic says:

    Ketu i vendoset kapaku kesaj pune qe Saliu ka qene me kembe ne shqiperi por me koke nga lindja e nena rusi e serbi.
    Vazhdoni o te babzitur te votoni akoma keta horra. Mbani dy gishta lart se ne by.. do ti futni.
    Neser do te dali se Vllad Putini do na mbroje nga rreziku anglo amerikan po dikujt ka me i ngjare se ne bllok eshte kalitur.

Lini një Përgjigje te Salikarushja e Basha Lulushja Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *