Berisha sulmon diplomatin e BE: Erdhe këtu si anëtar i klubit të kanabisit të Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike e ka kthyer tashmë çdo të enjte në ditën e mbeldhjes së Grupit parlamentar në çadrën e protestës.

Edhe sot deputetët mbajnë fjalime nga çadra.

Ish-kryeministri Berisha ka shpërthyer në kuza ndaj një diplomati europian, që sipas opozitës, u kërkoi partive të vogla të braktisin PD e të futen në zgjedhje.

“Para 5 ose 6 ditësh erdhi një misionar i dërguar.

Mblodhi parti të tjera të opozitës, sikur ta kishte dërguar Komiterni i Josif Stalinit, ndryshe nuk fliste ai.

Çfarë i tha drejtori që erdhi nga Brukseli partive opozitare?

U tha: Lëreni ta kalbim PD në çadër dhe futuni merrni ato mandate se ju erdhi radha.

Erdhi me mision të shkatërrojë opozitën.

Dy gjëra dua t’i them.

Sigurisht që ti nuk erdhe nga Komiterni, se ai ka dekada që ka përfundu në kosh plehrash.

I sigurtë jam se nuk more porosi nga Komisioni Europian, se ai është një institucion me vlera.

Por ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit “4700 euro metri katror”, ose si anëtar i klubit të kanabisit te Edi Ramës.

Por në misionin tënd të turpshëm je treguar shumë i pamend, se ata burra që takove ti atë ditë i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh.

Dhe dëgjo tani se edhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë.

Nëse ata nuk do të kishin ardhur në çadër me vullnetin, karakterin, besimin te vota, Edi Rama do t’u kishte bërë atyre çdo shpërblim.

Nëse nuk do ishin në cadër, Rama është i gatshëm t’u falë nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milion narkoeuro.

Na kujtove kohërat e perandorisë osmane kur para se të dërgonte ushtrinë, sulltani dërgonte qeset me para.

Erdhe këtu të mbledhësh mandate.

Turp!

Largojeni nga komisioni këtë njeri. Nuk ka imunitet askush nga korrupsioni, por ky është një akt i shëmtuar. Nuk i bën nder njeriu, as komisionit, ai është peng I klubit “4700 euro metri katror” ose i klubit të kanabisit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Berisha sulmon diplomatin e BE: Erdhe këtu si anëtar i klubit të kanabisit të Ramës”

  1. v says:

    Qe kur ky filloi te flase per njeres e njerezi familje e familjare,
    ZOMBI.

  2. Nestori - Mitrovicë says:

    Dhe keni për ta mbajtur mend, se, këtë nuk po ua thotë Edi Rama por Sali Rama.

  3. beni says:

    Bla bka bla bla ik mor kriminel…o vrases…o hajdut…o Sali trapi…o kriminel a ka emer ky diplomat o shpellar vrases..mapo akoma kujton se shqiptaret besojne pallavrat e tua…o llapaqen qe vetem shpif e genjenmik mor kriminel…Shume shpejt do japesh llogari per vrasjet, vjedhjet dhe krimet e tjerate panumerta we ke bere. Qen i ndyre Vucidoli.

  4. timo says:

    I shkreti ky. Akoma kujton se i ka peshë fjala. Një tru ndryshkur që jargavitet në çadrëne turpit. Këtij nuk mund ti thuash as – suksese në jetë – dhe as – ske parë gjë akoma – se është në finish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *