Dorëzohet Berisha: PD mos të krijojë iluzione, Rama nuk largohet. Ndaj duhet ta hedhim në Lanë

Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e së enjtes në çadrën e PD-së.

Ai tha se PD s’duhet të ketë iluzione se Rama mund të japë dorëheqjen.

S’duhet të kemi asnjë iluzion, Edi Rama nuk jep dorëheqjen.

Ç’ka do të thotë, ne duhet ta krejmë që andej, ta shporrim, ta qërrojmë”, tha Berisha.

“Rama fyeu protestuesit.

Por ata ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen, sepse ata i thonë dinjitetit njerëzor dinjtiet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm në cdo kohë që Lana të të duket vaskë floriri, po të marrësh atë që meriton.

Por ti Rama je verbuar, ti nuk lexon cfarë shkruhet në muret e cadrës, në cdo cm të kësaj cadre të madhe shkruhet guxo po deshe, ne këtu jemi.

Tti s’guxon dot, ti hesht, sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u sharë me gazetarët.

I tmerruar nga cadra të ka humbur mendja, edhe një herë guxo po deshe”, vijoi ai.

Pse nuk e jep dorëheqjen?

Ta analizojmë çfarë ndodhi këto dy javë.

 U tha ministrave, ne jemi para alternativës, pushteti ose burgu.

Ose të mbajmë pushtetin, ose na pret burgu.

Atë edhe të na falenderojë, se meriton më shumë se burgu.

Para një jave, në një akt të paimagjinueshëm, që nuk ndodh në një vend të qytetëruar, kaloi ligjin për të amnistuar politikanët për veprat që kanë kryer para këtij ligji, për veten e tij, për ministrat e tij.

Të garantoj që atë ligj do ta bëjmë të paqenë, që ti të shkosh në birucë.

Krimet e kryera nuk e lënë të japë dorëheqjen…

Të përgatitemi që të javët që vijnë, të shporrim Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale në qeveri”, deklaroi Berisha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...