Europa League/ Anderlecht ndal në barazim Man. United. Bind Ajax

13 Prill 2017, 23:28Sport TEMA

Ndeshjet e para çerekfinale të Europa League lanë pothuajse gjithcka për t’u përcaktuar në kthim sa i përket skuadrave që do të vazhdojnë më tej rrugëtimit drejt finales së Stokolmit. Manchester United pa t’i ikte nga duart sërish një tjetë fitore në castet e fundit me “djajtë e kuq” të Jose Mourinhos që barazuan 1-1 në Bruksel me Anderlechtin. Anglezët, që janë pretendentë kryesorë për ngritjen e trofeut në maj, kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të Mkhitaryan në të 37-tën. Skuadra e Mourinhos u duk se kishte gjithcka në kontroll, por ashtu sic ka ndodhur shpesh në këtë sezon u ndëshkua në të 86-tën me Dendocker, që barazoi pas një goditje të bukur me kokë në të 86-tën.

Ajax duket skuadra më e sigurtë për të kaluar më tej pas fitores 2-0 që mori në Amsterdam me Schalke 04. Klassen ishte njeriu ndeshje për harkëtarët teksa shënoi një dygolësh në këtë sfidë, në minutat 23 dhe 52. Ndeshja më emocionuese e mbrëmjes u luajt në Spanjë mes Celtës dhe Genkut. Belgët treguan se nuk kanë ardhur rastësisht deri në këtë fazë, pasi zhbllokuan rezultatin që në minutën e 10-të me anë të Boetius, por përgjigja e vendasve ishte shumë e shpejtë me Celtën që në pjesën e parë shënoi 3 herë. Sisto zhbllokoi rezultatin në të 15-tën, ndërsa Aspas shënoi golin e 2-1 3 minuta më pas, kurse John Guidetti ngriti shifrat në 3-1 në të 38-tën. Gjithsesi Genk nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë shkurtoi rezultatin me anë të Buffel duke lënë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit./SS/

1 komente në “Europa League/ Anderlecht ndal në barazim Man. United. Bind Ajax”

  1. perkthyesi says:

    Sa poshte ka rene loja e Manchester United! Nje ndeshje shume e dobet, pa grinte, pa asnje koncept, ku lojtaret shpreheshin ne fushe: bjeri ti biem! Kishte lezet para disa vitesh, ku ky klub gjigand, bente ligjin, dhe te mrekullonte me lojrat e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje