FOTOT / Gjimnazistët marrin drejtimin e Bashkisë për një ditë, ja si të aplikoni

13 Prill 2017, 10:56Sociale TEMA
FOTOT / Gjimnazistët marrin drejtimin e Bashkisë për një

Bashkia e Tiranës ka hapur dyert për dhjetëra gjimnazistë të cilët kanë mundur që të njihen nga afër me organizimin dhe projektet për qytetin.

Të rinj  nga të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit iu bashkuan nismës “Një ditë në Bashkinë e Tiranës”, duke marrë pjesë në mbledhje, inspektuar projekte, ndërsa nuk munguan edhe vërejtje apo dhe sugjerime me vlerë për përmirësimin e punës së Bashkisë së Tiranës.

“Sa vendime merr Kryetari i Bashkisë në një ditë? Si organizohen aktivitetet kulturore në Tiranë? Sa mund duhet për të shtruar një rrugë apo rregulluar një shkollë? Si organizohet trafiku? Si komunikohet me median dhe publikun? Për të gjitha këto pyetje dhjetëra gjimnazistë të shkëlqyer morën drejtimin e Bashkia Tiranë për 1 ditë. Çfarë përvoje fantastike, edhe ne mësuam shumë prej të rinjve”, shkruan Veliaj në postimin në Facebook.

Të gjithë nxënësit që duan t’i bashkohen kësaj nisme mund të aplikojnë duke plotësuar të dhënat në formularin që gjendet online në linkun e mëposhtëm, https://www.facebook.com/ErionVeliaj/app/1496229690396680/, duke zgjedhur dhe një nga institucionet nën varësi të Bashkisë së Tiranës ku duan që të shkojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje