“Ilir Meta është nxitësi i krizës në koalicionin PS-LSI, por do shkojnë bashkë në zgjedhje”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka komentuar marrëdhënien brenda koalicionit PS-LSI.

Në optikën analitike të tij, Haxhiu tha se marrëdhënia Meta-Rama në 2 vitet e fundit nuk ka qenë e pëlqyeshme, dhe kjo sipas tij ka ardhur nga provokimet e LSI-së.

“E gjithë kjo zënie dhe ky diskurs ka qenë i pashpirt e i pavlerë, kryesisht nga ana e LSI-së”, tha Haxhiu, i cili i pyetur nga Blendi Fevziu nëse ka qenë Meta dhe LSI që e kanë nxitur krizën, shtoi:

“Ta them troç?! E ka provokuar LSI-ja, pasi gjërat sqarohen në tryezë dhe jo publik.

Aq më tepër nëse ka diskurs mes dy partive duhet me pas kurajo për të dal nga qeveria.”

Ai po ashtu ritha se pavarësisht kësaj situate, PS-LSI do të jenë së bashku edhe në këto zgjedhje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Ilir Meta është nxitësi i krizës në koalicionin PS-LSI, por do shkojnë bashkë në zgjedhje””

  1. MENTI says:

    BATON ,je më i kthjellët se analistët e tjerë.!
    Çudi, sepse realisht gjendesh fizikisht më larg.!
    Mbase ,sepse je më i ftohtë politikisht dhe i sheh
    njëlloj të dy palët.!
    Kemi nevojë të dëgjojmë asnjëanës .!FLM.!
    TUNG!👍🏻

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *