Kur Berisha vodhi zgjedhjet më 1996 dhe i bënte thirrje opozitës “të braktiste bojkotin e kuq”

Nga Petrit Zili

Kyçi vihet në derë për të ndershmin , pa rezili shpon murin – Populli

“Kauza” çadriste ka në fokus zgjedhjet e lira dhe të ndershme , thënë më saktë , ata që mbajnë çelësat e çadrës, kanë frikë se ndofta mund të ndodhë që zgjedhjet të vidhen siç vetë i vodhën ditën për diell me kutitë e shqyera të Tiranës në 2011 , siç po vetë i vodhën më 26 majin e zi të vitit 1996, siç i vodhën, i vodhën, i vodhën; pra hajduti ka frikë se po e vjedhin , ndaj thërret “kapeni hajdutin”, të matur me parametrat e hajdutllëkut të vet.

Kam tabelën përmbledhëse të firmosur e vulosur të rezultateve të votimit të 26 majit të zi në rrethin e Dibrës me të dhëna të plota për secilën nga qendrat e votimit, komunat e rrethin.

Tabela është zyrtare , punuar mbi procesverbalet e qendrave të votimit nga ish – këshilli i rrethit Dibër i caktuar për të menaxhuar palo zgjedhjet.

Duke ditur mirëfilli se aktorë dhe faktorë të 26 majit 1996 janë po ata të 18 shkurtit 2007, 28 qershorit 2009, apo 8 majit 2011, të cilët “dobiçin” historikisht e kanë mbyllur në kuti, po sjell për lexuesin disa rezultate që janë ekstreme në një proces votimi për të thënë atë që lehtësisht kuptohet nga të gjithë sot që 18 shkurti 2007, 28 qershori 2009 dhe 8 maji 2011 ishin RPT e 26 majit 1996 në një formë më “diplomatike e me procedurë”.

Ja si kanë shkuar punët atë kohë:

– Morën pjesë në votime: Në komunën Zall Reç 98 %, në komunën Fushë Çidhën 97.7%, në komunën Lurë 94.3%, në komunën Selishtë 91.9% , në bashkinë Peshkopi 91.8%, në komunën Tomin 91.3% , në komunën Kala e Dodës 91%, në komunën Maqellarë 88.9% etj. ­

Në qendrën e votimit të fshatit Vasie, komuna Kala e Dodës , nga 250 votues në lista , kanë votuar 250, kanë rezultuar të vlefshme 250 vota nga të cilat PD 244 vota , PS 06 vota, partitë e tjera zero vota.

­Në qendrën e votimit Teis , komuna Kala e Dodës , nga 280 votues në lista , kanë votuar 280 ,të gjitha kanë rezultuar të vlefshme, për PD – në kanë votuar 269 votues , për PS – në 05 vota dhe për parti të tjera 06 vota . Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë, ashtu dhe për subjektet.

­Në qendrën e votimit të fshatit Zall Reç , komuna Zall Reç, nga 428 votues në lista , kanë votuar 428 , kanë rezultuar të vlefshme 428 vota nga të cilat PD 408 vota, PS – zero vota dhe partitë e tjera 20 vota. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputet , ashtu dhe për subjektet politike.

­Në gjashtë nga nëntë qendra e votimit të komunës Zall Reç votuesit kanë marrë pjesë 100% në votime. Vetëm në tre qendra votimi nuk janë paraqitur gjithsej 36 votues.

Numri i votuesve në lista në gjithë komunën ishte 1874 votues , “votuan” 1838. ­Në qendrën e votimit të fshatit Erebarë , komuna Maqellarë, nga 493 votues në lista , kanë votuar 493 , kanë rezultuar të vlefshme 493 vota nga të cilat PD 448 vota , PS 05 vota , partitë e tjera 40 . Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë , ashtu dhe për subjektet politike.

– Në qendrën e votimit të fshatit Mustafe , komuna Arras nga 275 votues , kanë marrë pjesë në votim 275, të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme , kurse në fshatin Sinë e Poshtme , të po kësaj komune , nga 348 votues , kanë marrë pjesë në votim 348 dhe të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme.

– Në pesë qendra votimi në komunën Lurë pjesëmarrja në votim ka qenë 100 %. – Në qendrat e votimit të fshatrave Zdojan e Dohoshisht , komuna Tomin , të dyja me 1019 votues , pjesëmarrja në votime rezulton 100%, kanë votuar 1019 votues për secilën qendër.

– Në fshatin Zall Dardhë , Komuna Zall Dardhë ,nga 390 votues në lista , kanë votuar 390 dhe të gjitha fletët e votimit kanë rezultuar të vlefshme , ndërsa në fshatin Menesh të kësaj komune nga 122 votues në lista , kanë votuar 122. Etj, etj. Ja pra se çfarë kanë gatuar “ustallarët” në vitin 1996.

Ustallarët janë po ata, por “ arma e krimit” , jo vetëm për këtë rast , ka qenë brenda kutive, të cilat janë djegur. E ndërsa kishte ndodhur sa sipër në çdo cep të Shqipërisë , Sali Berisha nuk vonon të përshendesë “ zgjedhjet e lira e të ndershme, më të ndershmet në Botë” , të fajësojë opozitën dhe natyrisht të premtojë se do të jetë “ mjalt i ëmbël” me të .

Ja copëza nga fjalimi i tij “historik” në seancën e datës 01.07.1996 në Kuvendin e Shqipërisë: “Të nderuar deputetë! Fillimi i punimeve të legjislaturës së re më jep rastin t’i shpreh parlamentit shqiptar dhe ju, ligjvënësve të zgjedhur me votën e lirë, nderimet e mia më të thella dhe t’ju uroj suksese në punën tuaj fisnike.

Me këtë mesazh unë dëshiroj të shpreh bindjen time se parlamenti i ri shqiptar, që doli nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 26 majit, do të vazhdojë me përkushtim rrugën e nisur nga parlamenti i mëparshëm dhe do të përmbushë me nder misionin e tij historik në këtë fund shekulli…

Përfitoj nga ky rast të ftoj deputetët e opozitës së majtë të braktisin bojkotin e kuq dhe të mos bëhen bashkautorë me njërin nga aktet më të shëmtuara në tërë historinë e demokracisë botërore, akt i cili u përgatit me kujdes gjetiu, për të destabilizuar demokracinë shqiptare dhe nëpërkëmbur sovranitetin e Shqipërisë.

Unë dua t’i siguroj deputetët e opozitës së majtë dhe të opozitës në tërësi për luajalitetin e palëkundur të pushtetit që doli nga zgjedhjet e 26 majit, ndaj opozitës dhe rolit të saj në zhvillimin e demokracisë…

Kësaj i thonë “ mirë kali që ngordhi, por nuk na lënë rehat dhe mizat”. Vota pra paska qenë e lirë! Kush tha se u vodh? Kush e vodhi, demokratikasit ?! Tobe strafkullah! (DITA)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/pellumbi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/pellumbi.jpg","attachment_id":"666115"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Bardhok-Lala-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Bardhok-Lala.jpg","attachment_id":"666116"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/blendi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/blendi.jpg","attachment_id":"666117"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/legisi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/legisi.jpg","attachment_id":"666118"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/brace-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/brace-1.jpg","attachment_id":"666120"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/edi-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/edi-1.jpg","attachment_id":"666121"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/vk-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/vk.jpg","attachment_id":"666109"}]

5 komente në “Kur Berisha vodhi zgjedhjet më 1996 dhe i bënte thirrje opozitës “të braktiste bojkotin e kuq””

  1. Flas nga Cadra says:

    Mire ja ka bere dhe ja u ben Saliu madh dhe Saliu i vogel ketyre
    rilindasve qe sa here vijne ne pushtret bejne pazare me Saliun.
    Ja dhe vetingun e degjeneruan fare terhiq e mos e keput, pune
    pazaresh edhe qahen se na rrahu Saliu pastaj.

  2. Hahahahaaaaaaa sa e ” duan ” Pd-en votuesit , aq sa votojne 100% per te si ne kohen e xhaxhi Enverit.

  3. Demokrat si Saliu e Luli says:

    Demokracia shqiptare nen Sali Berishen nje zhgenjim i endrres shqiptare per tu bere si Evropa.


    Njesoj sikur te presesh te behet demorat, Servet Pellumbi apo Zabit Brokaj me Kac Islamin, Skender Gjinushin e Gramoz Rucin apo Erjon Barace.

  4. lani says:

    Tojbe strakfullah!Si ka mundesi te jete e vertete kjo?Te beje lango Salihi te tilla gjera?Pa le lulushi,qe s;di te thote qofte dhe nje genjeshter te vetme,pa le te vjedhe,te vrase me firme e me mjeshteri,te marre raporte fallco mjekesore per te mos u paraqitur ne gjykate etj.Simund te thuhen te tilla gjera ose sic thone gojet e liga qe fara e kanabisit vjen nga Hollanda dhe shperndahet nga shqupi.Te jene te verteta keto?Si ka mundesi,une per vehte nuk i besoj?!.Keta thone vetem e vetem te verteten dhe biles pergjerohen per te.Kuje me dreke-thote populli yne,ku jemi katndisur.te akuzojme njerezit me te nderuar historikisht ne shqiperi qe te vrasin naten dhe te qajne diten,apo s;ka fare fakte per kete.?si per ilustrim:Shkaterrimin e shtetit ne 1996-7 e bene te huajt,vjedhjet e zgjedhjeve ne vite i kane bere “nderkombetaret”,sali-lulushi e kompani duan vetem “drejtesi te kulluar”.Eduard Selamin, zef Brozin etj i kercenuan me jete “komunistet”,cne te kete lidhje plaku Mere me keto felliqesir qe e akuzojne etj etj. Duhet te marrim shamite te fshijme lotet e te na vije keq per ta se helbete,do i drejtohen burgut dhe do ndryshojne dieten e ushqimit.Nuk eshte gjynah.Sic shprehej dhe i madhi Kadri Roshi ne nje film “na more na,na puthni pak prapanicen” dhe mire e kini,mos u futni ne zgjedhje se do i lerosni aro me kthetrat tuaja dhe vendi ka nevoje per nje opozite te re,me parti te reja dhe konstruktive.

  5. Gjergji says:

    Edhe sikur te gjithe komisioneret t’i kete Saliu, ai nuk fiton me . Koha e perndjekjeve , pegjakjeve , hajnise se votave me SHIK e polici , ka perenduar tashme. Dalngadale po perendon dhe Vete kelyshi i serbeve dhe po ia le vendin djalit te paligjshme te ish -diktatorit qe pellet e vertitet si kau ne leme ne cadren e stisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *